AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Shoferi i ambasadës së Kosovës akuzohet për trafikim armësh

Lawrence MarzoukIvan AngelovskingaLawrence MarzoukdheIvan Angelovski
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Armët e kapura nga policia amerikane. Foto: Zyra e prokurorit në Nju Jork.

Shoferi i Konsullit të Kosovës në Nju Jork përballet me akuza për trafikim armësh dhe droge, si dhe pastrim parash, i arrestuar nga një aksion i DEA në SHBA.

Albert Veliu, zyrtar i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork – Foto: Facebook

Puna e përditshme e Albert Veliut ishte si i punësuar pranë Ministrisë së jashtme të Kosovës, duke drejtuar automjetin e konsulles kosovare Teuta Sahaqija në rrugët e mbushura me trafik të Nju Jorkut.

Megjithatë, sipas akuzave të ngritura kundër tij në një gjykatë në Bruklin të martën, ai gjithashtu drejtonte një operacion fitimprurës si kontrabandues armësh, trafikant droge dhe pastrues parash, ndërsa mbante lidhje me Cosa Nostra dhe me figura shqiptare të krimit të organizuar në Nju Jork dhe Republikën Çeke.

Si pjesë e një aksioni të Agjencisë së Rendit për Drogën, DEA, Veliu akuzohet se i ka shitur një agjenti të fshehtë 15, armë të tipit AK-47 dhe një anti-tank raketë-hedhës të periudhës jugosllave.

Ai i kishte siguruar armët gjatë një udhëtimi në Kosovë më herët këtë muaj, përpara se të kthehej në Nju Jork më 21 qershor, nga ku drejtonte operacionet. Më 27 qershor, katër nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në Klina, në perëndim të Kosovës, me armë, ndërsa Veliu dhe pesë të tjerë u arrestuan në Kosovë.

Veliut iu tha se kartelet meksikane të drogës kishin nevojë për armët për të luftuar një luftë droge pranë kufirit amerikan.

34-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka pastruar 800.000 dollarë të dyshuara si para droge përmes një seri kompanish me ndihmën e bashkëpunëtorëve, përfshirë të vëllai, Alban Veliu.

Alban Veliu, Dilber Kukic, Ekram Sejdija, Xhevat Gocaj dhe Agim Rugova gjithashtu janë akuzuar për pastrim parash.

Në një seri përgjimesh me agjentët e DEA, Veliu mburrej se kushëriri i tij ishte Aleks Rudaj, një lider shqiptar i njohur për krimin e organizuar në Nju Jork, sipas padisë që BIRN e disponon.

Në 2006, Rudaj u dënua për shantazh dhe u dënua me 27 vjet burg në SHBA.

Armët e kapura nga policia amerikane. Foto: Zyra e prokurorit në Nju Jork.

Veliu gjithashtu tha se vjehrri i tij ishte “lideri i një faksioni shqiptar të krimit të organizuar në Republikën Çeke”, duke shtuar se ishte i interesuar në transportimin e sasive të mëdha të parasë kesh në Republikën Çeke dhe vendet e Europës Lindore për t’u pastruar duke u kthyer në SHBA”.

BIRN nuk arriti ta identifikonte vjehrrin e tij.

Veliu dhe një tjetër i pandehur, Christopher Curanoviç, një bashkëpunëtor i La Cosa Nostra, janë akuzuar me ndërmjetësim të shitjes së 2 kg marijuane te një burim i besuar i DEA-s.

Anthony Noterile, një tjetër partner i krimit të organizuar italian, është akuzuar për pastrim parash.

Fitim Sadiku, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, konfirmoi se Veliu kishte punuar si “shofer për Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork,” duke shtuar: “Ka punuar si shofer për ca kohë, por nuk e dimë se për sa gjatë.”

Të akuzuarit ende nuk janë dëgjuar.

Etiketa: AkuzaArmëBIRNBurgCosa NostraDEADrogeFacebookKESHKosovëoperacionParaPastrim parashPoliciaPunaPunëPunëtorPunëtorëSHshantazhSHBAShofershqiptareTrafik
Tjetri
Gjykata Speciale e Kosovës përgatitet të padisë ish-guerilasit

Gjykata Speciale e Kosovës përgatitet të padisë ish-guerilasit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.