AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Emigrantët kthehen në Shqipëri për të shijuar frytet e bregdetit të jugut

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Riviera Shqiptare. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Pasi janë larguar nga Shqipëri drejt Greqisë në moshë të re, disa të rinj shqiptarë kanë filluar të kthehen dhe të investojnë në Rivierën Shqiptare – të joshur nga nostalgjia dhe përfitimi.

Riviera Shqiptare. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Vangelis Giannilas ishte vetëm një vjeç kur u largua nga fshati bregdetar i Dhërmiut për të shkuar në Athinë, ku u rrit me ëndrrën e të bërit polic.

Ai nuk e imagjinoi kurrë se një shtëpi e vogël me një kopsht të madh me pamje nga Drimadhesi, të cilën e kishte trashëguar nga gjyshi do t’i sillte para dhe do ta joshte për t’u kthyer.

“E vizitova fshatin gjatë viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, por vetëm për pushime të shkurtra dhe për të takuar familjen. Për shkak të infrastrukturës së keqe dhe sundimit të zbehtë të ligjit, nuk e mendova kurrë se do të kthehesha këtu për punë,” i tha ai BIRN.

Megjithatë, në 2012, pasi nuk arriti të gjejë punë në Greqi, e cila u godit rëndë nga kriza financiare, ai u kthye në Dhërmi për një pushim të shkurtër – dhe pa se zona ishte zhvilluar më mirë se më parë.

Ai hapi një kafene të vogël atë verë në kopshtin e shtëpisë së tij të vjetër dhe për herë të parë kaloi katër muaj në Dhërmi, teksa paratë filluan t’i mbërrinin.

“Verën e ardhshme, fillova të mendoj më shumë dhe bashkova forcat me babain e hapëm një bujtinë, Yard Paradise, ku u bëra menaxheri,” tha ai.

E ashtuquajtura Riviera Shqiptare, ku ndodhet bujtina e tij, është një pikë takimi mes maleve dhe detit Jon.

Fshatra të vegjël ndodhen në fundin e shpatit të malit që çojnë drejt gjireve me plazhe me zall dhe ujë të freskët.

Shumë njerëz nga kjo zonë i kanë lënë shtëpinë në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, në kërkim të një jete më të mirë gjetkë.

Kryesisht ata janë drejtuar në Greqinë atëherë të begatë, që krahasuar me Shqipërinë e varfër, ofronte një jetë shumë më të mirë dhe mundësi biznesi.

Infrastruktura e keqe e rajonit, kombinuar me një migrim të madh drejt Greqisë, janë mes arsyeve kryesore përse turizmi në zonë u zhvillua ngadalë.

Megjithatë, në vitet e fundit, kërkesa për akomodim ka filluar ta kalojë kapacitetin.

Me përmirësime të ndryshme të bëra në infrastrukturën e rajonit në vitet e fundit, shumë prej atyre që u larguan kanë filluar të kthehen, duke investuar në bujtina, restorante, bare dhe plazhe private.

Thimio Gjinuçi dhe familja e tij, si shumë bashkatdhetarë të tyre nga qyteti i vogël bregdetar i Himarës, emigruan në Greqi në vitin 1992, duke lënë pas shtëpinë e gjyshit të tij në një kodër me pamje nga bregdeti.

Gjinuci filloi të mendonte për herë të parë të kthehej në Shqipëri kur ishte 16 vjeç dhe e kaloi verën në shtëpi.

Pas viteve të kaluara për të jetuar dhe studiuar në Greqi, ai ishte i mërzitur që nuk mund t’ia shprehte ndjenjat në gjuhën shqipe një vajze të re nga Tirana që kishte takuar.

“Unë u ndjeva shumë i zemëruar, ndaj kur u ktheva në Greqi fillova të mësoja sërish shqipen. Pasi kisha studiuar katër vjet në Athinë, nuk e kisha kuptuar se sa shumë e kisha harruar. Ëndrra ime për t’u kthyer në Himarë u rindez,” tha ai për BIRN.

Ai rrezikoi duke lënë pas një jetë të mirë në Greqi. Gjinuçi kishte studiuar mikrobiologji në universitet dhe kishte punuar në një spital privat në Athinë.

“Kisha një punë shumë të rehatshme dhe paguhej mirë, por nuk prirem te karriera, por te ndjekja e ëndrrave”, tha ai për BIRN.

“Dashuria ime për Himarën dhe nxitja për të kontribuar në këtë vend më kthyen sërish atje,” shtoi ai.

Prej vitit 2010 e tutje, ai filloi ta kalonte gjithë verën në Himarë, duke lënë pas punën e tij në Athinë dhe duke bërë punë vullnetare, pastrim plazhi apo duke ndihmuar mjekët në spitalin e qytetit.

Tre vjet më pas, ai hapi një bujtinë e përbërë nga disa shtëpi druri të rrethuara nga ullishtet dhe kopshtet.

“Më pëlqen shumë ta menaxhoj vendin,” tha ai. “E kam bërë një nga disa iniciativa të tilla në jug [të Shqipërisë] ku respekti për mjedisin është në krye të axhendës”.

Vangelis Giannilas iu desh ta mësonte gjuhën shqipe nga zeroja pasi hapi biznesin e tij në Dhërmi.

“Emigrova foshnjë dhe nuk kam pasur mundësi ta mësoja gjuhën shqipe, megjithëse me ndihmën e klientëve po ia dal shumë mirë tani”, tha ai.

Si Giannilas, dhe Gjinuci tani presin qindra vizitorë nga e gjithë bota çdo verë.

Giannilas tha se kishte filluar të fitonte më shumë gjatë një vere në Shqipëri, sesa fitonte për një vit të tërë pune në Greqi.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Shqipëri plotësisht. Të dy vazhdojnë ta ndajnë jetën midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke shpenzuar verën në Shqipëri dhe dimri në Greqi.

Industria turistike e sapolindur në zonë ende bazohet në plazhet dhe diellin, ndërkohë që përpjekjet e autoriteteve për të zhvilluar turizmin dimëror dhe kulturor janë ende shumë modeste.

Giannilas planifikon ta rrisë kapacitetet e tij të strehimit në të ardhmen. Ai beson se përfshirja e më shumë të rinjve që vijnë nga Greqia për të menaxhuar turizmin në Shqipëri do t’i japë zonës një shtysë të madhe.

“Është koha që të rinjtë si unë, t’i japin një dorë menaxhimit të turizmit në zonë. Sa më shumë nga ata të vijnë këtu, aq tepër do të zhvillohet zona,” tha ai.

Etiketa: BIRNbregdetiDhërmiGreqiGreqiahimarëinfrastrukturaKrizaMjekmjekëParaPiSPunëpushimeshqipShqipërishqiptareSpitalTiranaTurizmiuniversitetvere
Tjetri
Mijëra vetë përkujtojnë përvjetorin e vrasjeve në Srebrenicë

Mijëra vetë përkujtojnë përvjetorin e vrasjeve në Srebrenicë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.