AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ kallzon penalisht 76 komisionerë dhe numërues votash

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kallëzoi të mërkurën në prokurori 76 komisionerë dhe numurues në zgjedhjet parlamentare të e 25 qershorit, të akuzuar se kanë falsifikuar materialin zgjedhor.

Komisionere, gjatë numërimit të fletëve të votimit, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, KZAZ 35, në njësinë nr. 5, në Tiranë | Foto nga : LSA

“Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në zbatim të nenit 20, 23 dhe 168 të Kodit Zgjedhor, nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 326 të Kodit Penal të Shqipërisë, vendosi të bëjë kallzim penal për 76 anëtarë dhe numërues të parë të grupeve të numërimit,” tha në një koferencë për shtyp zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj.

“Në bazë të provave që KQZ administron, 76 komisionerët zgjedhorë të nivelit të tretë kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal, për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve,” shtoi ajo.

Partia Socialiste doli fituese në zgjedhje parliamentare duke siguruar 74 ulëse në parlamentin e ardhshëm prej 140 deputetësh.

Sipas KQZ-së shkeljet e pretendruara të komisionerëve dhe anëtarëve te grupeve të numurimit u zbuluan pas dy ankimimeve të paraqitura nga PDIU dhe PS, të cilat kërkuan rinumërimin e rivlerësimin e votave për 64 qendra votimi në qarkun e Tiranës, me pretendimin se numri i votave reale nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit në tabelat e qendrave të votimit.

KQZ administroi dokumentacionin zgjedhor të këtyre kutive dhe bëri rinumurimin  e votave të hedhura, duke arritur në përfundimin se në 24 qëndra votimi rezultati ishte i ndryshëm nga ai nxjerrë nga grupet e numurimit.

“Anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit,” tha KQZ.

“Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit nuk pasqyronte rezultatin real, të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar disa subjekte zgjedhore,” shtoi Komisioni.

KQZ nënvizoi që ndryshimet e konstatuara në tabelat e rezultatit janë në një masë të tillë që nuk sjellin pasoja në rezultat apo në pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonë zgjedhore.

“Rinumërimi i votave tregoi se veprimtaria e numëruesve inkurajohet nga subjektet zgjedhore, të cilat janë po aq fajtore sa numëruesit për sa kohë pranojnë rezultate fiktive,” tha KQZ.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje prokurorisë që të hetojë dhe të çojë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit,” përfundoi Komisioni.

Etiketa: deputetGrupet e NumërimitKodi PenalKodit PenalkomisionerKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKZAZMASPartiaPartia SocialistepasojaPDIUProkuroriPSSHshqipTiranëVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Vendimi i Gjykatës: Arrestimi “me urdhër të Interpolit” shkeli të drejtat e Hatisë

Lirimi i Alket Hatisë i kushton hetim disiplinor gjyqtarit të Durrësit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.