AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja për Durrësin, PS e LSI patën rritje të fortë ndërsa PD pati rënie

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Socialiste arriti të marrë 73 mijë vota, mbi 12 mijë më shumë se sa në vitin 2013, duke marrë 8 nga 14 mandatet e këtij qarku dhe duke siguruar një nga fitoret më të thella në historinë e zgjedhjeve.

Qarku Durrës

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim njohën një rritje të fuqishme në numrin e votave të fituara në Qarkun e Durrësit, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak, e Krujë, bashki, kontrolli i të cilave ndahet mes PS dhe LSI, ndërkohë që Partia Demokratike mori rreth 9,500 vota më pak duke shënuar rezultatin më të keq në shumë kohë.

Zgjedhjet në Durrës kanë ofruar gjithmonë surpriza përgjatë 20 viteve të fundit. Në vitin 2005, fitoret në zgjedhjet maxhoritare në këtë qark qenë një faktor i rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve nga demokratët në rang kombëtar. Në vitin 2009, Partia Demokratike arriti të marrë 10 mijë vota më shumë se sa socialistët ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013, rezultati u përmbyt në favor të socialistëve, të cilët fituan rreth 8 mijë vota më shumë se sa demokratët. Por në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të marrin mbi 30 mijë vota më shumë se kundërshtarët e tyre.

Socialistët arritën të marrin më 2017 më shumë vota nga sa kishin marrë më 2013 falë performancës më të mirë si në Krujë ashtu edhe në Durrës ndërsa fitoren më të thellë e realizuan në Shijak.

Mandate të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Durrës. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN

Lista e socialistëve për deputetë në Durrës kryesohej nga Eglantina Gjermeni, [CV Link] ish-aktiviste e shoqërisë civile, e cila hyri në politikë për herë të parë në vitin 2009 ndërsa gjatë katër viteve të fundit ka qenë Ministre e Zhvillimit Urban.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, me profesion statisticiene, qe e dyta në listë. [CV Link].

Fidel Ylli, i arsimuar në Institutin e Kulturës Fizike dhe biznesmen, [CV link], u zgjodh i treti në listën e socialistëve.

Ilir Ndraxhi, biznesmen nga Shijaku, hyn në parlament si i katërti në listën e socialistëve. [CV link]

Rolant Xhelilaj, ekonomist, i cili së fundmi qe Prefekt i Qarkut Durrës, u zgjodh deputet si i pesti. [CV Link]

Jurgis Çyrbja [Link CV], 32 vjeç, ka punuar që nga viti 2013 si drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundëshme në Durrës. Ai banon në Shijak dhe ende pa marrë mandatin është bërë emër i debatuar për shkak se rezulton dëshmitar në gjyqin kundër Emiljano Shullazit.

Rrahman Rraja, [CV Link] ish-nënkryetar i Bashkisë Krujë dhe ish-kryetar i komunës Nikël u zgjodh i shtati nga lista e socialistëve.

Klodiana Spahiu, [CV Link] deputete që nga viti 2009, është e fundit në listën e socialistëve.

Oerd Bylykbashi, [CV Link] jurist, ish-drejtor në kryeministri në kohën e Berishës dhe deputet që nga viti 2013, qe i pari në listën e Partisë Demokratike për Durrësin.

Fatbardha Kadiu, e cila në CV-në e saj shkruan vetëm që është Prof.Asoc. Doktor Shkencas, qe e dyta në listën e PD. Ajo qe edhe kandidatja e vetme femër në listën e PD për këtë qark.

Edi Paloka, [CV Link] i diplomuar në Inxhinieri Gjeofizike dhe që ka qenë deputet që nga viti 2001, qe i treti në listën e PD.

Florjon Mima, [CV Link] ekonomist, ish-zëvendë-ministër financash dhe ministër për Partinë Demokratike, është i katërti dhe i fundit nga deputetët e PD në Durrës.

Lefter Koka, [CV Link] aktualisht ministër i Mjedisit, u zgjodh i pari në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nora Malaj, [CV Link] aktualisht zëvendësministre e Arsimit, qe e dyta për LSI.

Përqindja e votave të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Durrës. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN
Vota të fituara nga partitë 2009-2013, qarku Durrës. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN
Të dhëna të përgjithshme për zgjedhjet në Qarkun Durrës. Grafika: Jurgena Tahiri/BIRN
Etiketa: bashkiBIRNBiznesmendeputetdeputeteDurrësEdi PalokaekonomiIlir NdraxhiKlodianaKlodiana SpahiuKontrollikryetarLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimLSImandatetMilva EkonomiMjedisitOerd BylykbashiparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDPSQarkun DurrësRrahman RrajaSHshijakShijakuvideoVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori

SHBA: Ballkanit i mungojnë mjetet për të luftuar terrorizmin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.