AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Maqedonia përpiqet t’u lehtësojë jetën duhanpirësve

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një paketë kontrabandë e tregtuar në Tiranë për 80 lekë. Foto: BIRN

Deputetë nga shumica qeverisëse kanë paraqitur një projektligj që synon lehtësimin e ndalimit aktual të pirjes së duhanit në publik, që ata thonë se po dëmton industrinë e mikpritjes dhe po shkel të drejtat individuale të duhanpirësve.

Deputetët maqedonas po propozojnë ndryshime në ligjin e rreptë kundër pirjes së duhanit për të lejuar pirjen e duhanit brenda kafeneve dhe restoranteve, nëse ata përmbushin disa kushte të caktuara dhe kanë mjaftueshëm hapësirë për një zonë speciale ku mund të pihet duhan, jo më të madhe se 30 për qind të të gjithë ndërtesës.

Rregullorja aktuale lejon pirjen e duhanit vetëm në tarraca të hapura jashtë kafeneve dhe restoranteve, që deputetët që propozuan ndryshimet thanë se i pengon duhanpirësit të vizitojnë vende të tilla, sidomos gjatë muajve të dimrit.

Ata thonë se kjo po dëmton industrinë e mikpritjes në një vend ku gjysma e popullsisë në moshë madhore pi duhan rregullisht.

“Sektori i mikpritjes përballet me një rënie drastike të të ardhurave (rreth 75 për qind) kur kushtet e motit nuk janë të favorshme (nga fundi i vjeshtës deri në fillim të pranverës),” shkruan në propozimin e tyre deputetët nga Partia Social Demokrate.

Pengesat strikte për pirjen e duhanit shkaktuan kritika të ashpra kur u prezantuan në vitin 2010 nga partia e atëhershme VMRO DPMNE, e cila këmbënguli në nevojën për t’i dhënë përparësi shëndetit të njerëzve.

Megjithatë, Social Demokratët që atëherë ishin në opozitë e konsideruan masën drakoniane dhe Shoqata e Turizmit dhe Industrive të Kateringut madje kërcënoi se do ta çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata pretendonin se promovonte diskriminim.

“Ne kemi kërkuar prej kohësh ndryshime, kështu që kjo mund t’i lehtësojë problemet tona. Shumë biznese përballen me rënie drastike të të ardhurave gjatë dimrit, ose se nuk kanë tarraca të hapura ose se duhet t’i detyrojnë njerëzit të dalin në të ftohtë,” tha shoqata për BIRN.

Njerëzit në rrugë kanë opinione të ndryshme për praktikën e ndalimit të duhanit.

“U mësova me ndalimin e pirjes së duhanit, kështu që pi jashtë. Tani rrobat e mia s’vijnë era duhan kur e kaloj natën në ndonjë klub apo restorant,” tha për BIRN Martina Davidoviç, një 33-vjeçare nga Shkupi.

“Nuk ka asnjë zgjidhje perfektë. Duhet të ketë një ekuilibër midis të drejtave të duhanpirësve dhe të atyre që nuk pinë duhan. Por kjo është më e lehtë për ta thënë sesa për ta bërë. Ndalimi i duhanit duhet të lehtësohet paksa, por jo të rrëzohet plotësisht,” tha David Mojsoski.
Besniku, pronari i një bilardoje të vogël në Shkup, tha se ai shpresonte që ndryshimet të rrisnin të ardhurat e tij.

“Shumica e klientëve të mi janë duhanpirës dhe ata do ta vlerësonin shumë nëse do të mund të pinin duhan brenda. Unë nuk kam tarracë sepse hapësira nuk e lejon atë,” tha ai.

“Dikur doja të merrja një leje për një klub nate, pasi ata atyre u lejohet të pinë duhan në ambient ë mbyllur, por për këtë duhen xhepa plot ose njohje të mira, të cilat unë nuk i kam,” shpjegoi Besniku.

Ndryshimet në ndalimin e pirjes së duhanit nuk ishin të papritura, pasi Social Demokratët, të cilët erdhën në pushtet në maj, kanë kohë që përkrahin një qasje me liberale.

BIRN nuk arriti të merrte dot një reagim nga ish-partia qeverisëse VMRO DPMNE të mërkurën.

Etiketa: BIRNdemokratedeputetdiskriminimduhanGjykatëkushtetueseMaqedoniaMASPartiaPartia Social DemokrateProjektligjSHShkupsocial demokrateVMRO DPMNE
Tjetri
Beteja për Durrësin, PS e LSI patën rritje të fortë ndërsa PD pati rënie

Beteja për Durrësin, PS e LSI patën rritje të fortë ndërsa PD pati rënie

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.