AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Demokratët shkojnë të përçarë drejt kutive për zgjedhjen e kryetarit

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike | Foto : Malton Dibra/LSA

Anëtarët e Partisë Demokratike u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të katër viteve të ardhshme, por pavarësisht fituesit-kundërshtitë, akuzat dhe përçarja duket se do të vazhdojnë gjatë.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike | Foto : Malton Dibra/LSA

Anëtarët e Partisë Demokratike iu drejtuan të shtunën kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e katër viteve të ardhshme-zgjedhje të cilat zhvillohen nën vulën e humbjes drastike të 25 qershorit dhe kritikave të brendshme për një “proces farsë në shkelje të statutit”.

Procesi i votimit filloi në orën 8:00 të mëngjesit në 73 degët e PD-së, ndërkohë që të drejtën e votës e kanë rreth 100 mijë anëtarë.

Lulzim Basha, i cili pret të dalë nga kjo garë me mandatin e dytë në krye të PD-së votoi rreth orës 11:00 në selinë qendrore.

“Jam i bindur se demokratët do të dalin më të fortë dhe më të bashkuar nga ky proces,” tha Basha në një deklaratë të shkurtër për mediat.

Njësoj si Basha, edhe rivali i tij, Eduard Selami shprehu gjithashtu besimin se Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga ky proces. Megjithatë, ai e vuri theksin tek gara e pabarabartë.

“Pavarësisht pabarazisë unë e di që demokratët do të dinë të zgjedhin kryetarin që do t’i kthejë shpresën PD-së,” deklaroi Selami.

Që prej momentit kur u bë e qartë se Partia Demokratike kishte humbur më shumë se 200 mijë vota në zgjedhjet e fundit, Basha u etiketua si përgjegjësi kryesor dhe një numër i madh drejtuesish partiakë i kërkuan atij dorëheqjen.

Basha u shfajësua me akuzën se rezultati ishte diktuar nga shit-blerja e votës, ndërsa deklaroi se do të kandidonte për një mandat të dytë duke “ngrirë” funksionet e tij në krye të partisë.

Përgjatë tre javëve të fushatës, Basha iu rikthye projektit të tij të “Republikës së re”, ndërkohë që Selami i mëshoi dështimeve të njëspasnjëshme të kryetarit aktual, duke e etiketuar si “model humbës për demokratët”. Oferta e Selamit për ringritjen e PD-së lidhet kryesisht me rikthimin tek vlerat ideologjike të së djathtës.

Një grup i tretë brenda PD-së, i përbërë kryesisht nga funksionarë të lartë dhe ish-ministra të Partisë Demokratike në kohën e drejtuar nga Berisha e ka quajtur farsë garën mes Bashës dhe Selamit dhe e bojkotoi atë.

Në një tur takimesh të zhvilluar me demokratët e pakënaqur që kulmoi të premten në Tiranë, lëvizja e përfaqësuar nga Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Besnik Mustafaj etj kërkuan dorëheqjen e Bashës, si kusht i vetëm për t’i hapur rrugën një gare të vërtetë për ringritjen e Partisë Demokratike.

Sali Berisha, lideri historik i së djathtës dhe i përceptuar ende gjerësisht si aktori kryesor i së djathtës luajti një rol kyç katër vite më parë për t’ia kaluar stafetën Bashës. Ndonëse ka qëndruar i heshtur ndaj furtunës së akuzave që shoqëruan këto zgjedhje, Berisha “e çertifikoi” procesin si në përputhje të plotë me statutin pas votimit të tij të shtunën.

“Mund t’ia kërkoje Lulzim Bashës dorëheqjen, është normale të kërkosh. Por statuti nuk ka asnjë fjalë që thotë se kryetari duhet të dorëhiqet. S’ka statut që e detyron,” deklaroi ai për mediat.

Berisha bëri thirrje për bashkimin e të gjitha palëve dhe ndërtimin e një strategjie të re fitoreje. Megjithatë, kjo thirrje vështirë se mund të gjejë jehonë mes kundërshtarëve të Bashës në PD.

Ndërsa një pjesë e anëtarëve të PD-së iu drejtuan kutive të votimit, Astrit Patozi përsëriti bindjen përmes një statusi në Facebook se procesi është një farsë.

“Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike,” shkroi ai.

Etiketa: BashaDibraFacebookLulzim BashaMbledhjePartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDSali BerishaVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Lulzim Basha zgjidhet kryetar i PD-së me 91.3 % të votave

Lulzim Basha zgjidhet kryetar i PD-së me 91.3 % të votave

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.