AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mosdeklarimi i pasurisë, prokuroria dërgon sërish në gjykatë Shukri Xhelilin

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili | Foto nga Facebook

I sapo dalë nga qelia, ish-kryebashkiaku i Dibrës rrezikon 3 vjet burg pasi prokuroria dërgoi për gjykim një tjetër dosje ndaj tij. Xhelili akuzohet për mosdeklarim të 34 mijë eurove me të cilat i biri kishte blerë një apartament.

Ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili | Foto nga Facebook

Një muaj pasi la burgun, ku vuajti dënimin me  1 vit e 8 muaj për “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën,” ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili, i duhet të shkojë sërish në gjykatë, me akuzën e  “Mosdeklarimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë”, ndërsa rrezikon një dënim deri në tre vjet.

Në një njoftim për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme ditën e sotme, njoftohet se Prokuroria e Dibrës kishte mbyllur hetimet dhe dërgoi për gjykimin dosjen e  Xhelilit, i cili ishte kallëzuar nga ILDKPI (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit) për fshehjen e 34 mijë eurove.

“Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumenta zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Xhelili pretendon se blerja e apartamentit nuk ishte deklaruar pasi ishte bërë me kontratë kleringu e shërbimi mes kompanisë së të birit dhe kompanisë së ndërtimit, por thotë se djali gabimisht kishte vënë emrin e tij në kontratë dhe jo atë të kompanisë. Ndërkohë thotë se nuk e kishte deklaruar apartamentin pasi ai ende nuk ishte hipotekuar.

“…duke mos pasur një titull pronësie, hipotekën, nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së, për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar”, i ka thënë ai prokurorisë gjatë marrjes në pyetje.

Por Prokuroria e Dibrës thotë se prej hetimeve të kryera prej saj rezulton se apartamenti ishte blerë me para të thata dhe se Xhelili dhe i biri duhej ta kishin deklaruar atë. “…me procesverbalin e këqyrjes të datës 26.06.2017 është administruar kopje e kontratës së sipërmarrjes datë 18.02.2014, për ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 91.78 m2 ndodhur në plazh, kundrejt shumës prej 34 000 eurosh ndërmjet shoqërisë “T…C…” dhe porositësit “Ervis Xhelili”. Në nenin 3 të kontratës thuhet: “1. Shuma totale e apartamentit objekt porosie është 34 000 euro. Pagesa për këtë apartament objekt porosie është bërë si më poshtë: Shuma e mësipërme është likuiduar totalisht nga porositësi cash në dorë duke mos pasur asnjë lloj detyrimi ndaj njëri tjetrit”, njoftoi prokuroria.

Akuza thotë se nuk ka gjetur prova për të mbështetur një tjetër pretendim të ILDKPI e cila kallëzonte Xhelilin edhe për fshehje të të ardhurave për blerjen e një makine. “Nga të dhënat hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se blerja e këtij automjet është i justifikuar me burime të ligjshme”, thuhet në njoftimin që sqaron dërgimin për gjykim të dosjes. Prokuroria po asht ka gjetur se një apartament në Kashar që dyshohej nga ILDKPI se i përkiste sërish djalit të ish-kryebashkiakut, ishte i një personi tjetër me të njëtin emër.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës përfundoi në fund të muajit Maj dënimin me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua në  Maj 2016 pas trasmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale. Xhelili, i zgjedhur kryebashkiak në Dibër në vitin 2015 si kandidat i Partisë Socialiste u shkarkua menjëherë nga kryeministri Edi Rama  dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e tij duke lënë në fuqi shkarkimin.

Ai u dënua fillimisht në Shkallën e Parë për “korrupsion pasiv” me 2 vjet e 8 muaj burg, por më pas Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e ndryshoi akuzën dhe i uli dënimin me 1 vit.  Xhelili u dënua edhe me 5 vjet heqje të drejte për ushtrim të funksioneve publike.

Etiketa: AkuzaBurgdosjeDurrësEdi RamaEuroFacebookGjykataGjykata e ApelitGjykata KushtetuesegjykimHetimetKorrupsionkorrupsion pasivKryebashkiakKryeministri Edi RamakushtetueseMosdeklarimParaPartisë SocialisteplazhProkuroriaRamaSHShukri Xhelili
Tjetri
Raporti: Serbia “organizoi gjyqe të padrejta të shqiptarëve të Kosovës

Raporti: Serbia “organizoi gjyqe të padrejta të shqiptarëve të Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.