AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dënohet përmbaruesi, mori 25 mijë lekë për të shtyrë një ekzekutim vendimi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese

Një përmbarues gjyqësor u dënua me 1.4 vjet  burg në Fier, pasi u gjet fajtor për korrupsion pasiv, i arrestuar në flagrancë ndërsa merrte paratë. Gjykata e konvertoi dënimin në shërbim prove dhe vendosi që Pëllumb Isufaj të mos kryej funksione publike për 5 vjet. Prokuroria dhe avokati thanë se do apelonin çështjen.

Foto ilustruese

Një punonjës i Zyrës Përmbarimore në Fier, i cili u arrestua pasi i mori një qytetari 25 mijë lekë për të shtyrë afatin e ekzekutimit të një urdhri të formës së prerë, u dënua me një vit e katër muaj burg. Pëllumb Isufaj u arrestua në flagrancë në Maj të këtij viti, pasi policia e incizoi atë ndërsa merrte shumën nga Gëzim Malaj, i cili e kishte denoncuar në polici.

Gjykata sidoqoftë vendosi që dënimin e Isufajt ta konvertonte në shërbim prove, ndërsa i ndaloi atij për pesë vjet që të kryej funksione publike. Prokuroria që kërkoi dënimin me burg të ish-përmbaruesit dhe kundërshtoi konvertimin e dënimit, ndërkohë që avokati i çështjes kërkoi që gjykata të mos ndalonte Isufajn të kryente funksione publike. Si akuza ashtu edhe mbrojtja thanë se do të apelonin çështjen.

Isufaj u akuzua nga prokuroria për veprën penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pas arrestimit në flagrancë të tij teksa po i merrte një shumë të hollash Gëzim Malajt në këmbim të shtyrjes së afatit të ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë. Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, përshkruhen rrethanat e veprimeve të paligjshme të kryera nga përmbaruesi gjyqësor Isufaj.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare prokurorja e çështjes Elida Hoxha ka kërkuar “deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Isufaj për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me dy vite burgim”.

Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, prokurorja ka kërkuar përfundimisht dënimin e Isufajt me një vit e katër muaj. Ndërkohë, edhe avokati mbrojtës, Vladimir Cjapi, ka pranuar deklarimin fajtor të klientit të tij, por veç aplikimit të gjykimit të shkurtuar ka kërkuar edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen e Isufajt në shërbim prove për një periudhë dy vjeçare.

Treshja gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Marsela Dervishi, Pirro Sota dhe Matilda Shalla kanë vendosur përfundimisht, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e Isufajt me një vit e katër muaj burgim, pezullimin e dënimit dhe vendosjen e të pandehurit në shërbim prove për dy vjet e tetë muaj. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

I pyetur nga BIRN, mbrojtësi ligjor i Pëllumb Isufajt u shpreh se i qëndron gjithçkaje kanë deklaruar në gjykatë, por ai tha se do ta apelonte çështjen. Prokuroria Fier po ashtu ka vendosur të bëjë apel, pasi kundërshton konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Faktit Fier

Pasi kishte mësuar për një urdhër ekzekutimi debitori Gëzim Malaj, ka shkuar të takojë përmbaruesin gjyqësor Pëllumb Isufaj në zyrën e tij dhe i ka thënë se kishte bërë rekurs dhe se çështja aktualisht ndodhej në Gjykatën e Lartë, pasi ka pretenduar se janë përdorur dokumente të falsifikuara. Me këto argumente ai i ka kërkuar përmbaruesit që të shtyjë kohën e ekzekutimit të vendimit.  Por Isufaj i ka thënë se është duke ekzekutuar një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe se ekzekutimi do të vazhdojë.

Më pas, Malaj, është larguar nga zyra e të pandehurit Pëllumb Isufaj, por e ka pritur atë jashtë ku e ka takuar sërish dhe i ka kërkuar që të shtyjë ekzekutimin e vendimit deri sa të shprehet Gjykata e Lartë mbi rekursin e paraqitur.

Prokuroria gjeti se Pëllumb Isufaj i ka premtuar se do ta shtynte ekzekutimin e vendimit për 20 ditë ose maksimumi një muaj, por në këmbim të kësaj i ka kërkuar të paguajë një “bakshish” duke përcaktuar shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, thuhet në vendimin e gjykatës.

Pas këtij takimi, qytetari Gëzim Malaj është paraqitur në Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier dhe ka denoncuar duke u treguar i gatshëm të bashkëpunojë për të regjistruar komunikimet me përmbaruesin gjyqësor.

“Pas kryerjes së përgjimit, përmbaruesi gjyqësor Pëllumb Isufaj është kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë gjyqësore, duke marrë një shumë prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë nga qytetari Gëzim Malaj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në dëshminë e tij në prokurori dhe gjykatë Malaj ka deklaruar se i ka thënë përmbaruesit që ishte i varfër, por sërish e ka pyetur se sa para duheshin dhe Pëllumbi ka theksuar se duhej të jepte 300 mijë lekë të vjetra që ta shtynte ekzekutimin.

“Nga përgjimi ambiental i bisedave ndërmjet përmbaruesit dhe qytetarit Gëzim Malaj, ka rezultuar se i pandehuri Pëllumb Isufaj i ka premtuar se do ta ndihmonte që ta shtynte ekzekutimin e vendimit deri pas zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e gjykatës. Aty përmendet se gjatë përgjimit ambiental Isufaj i thotë denoncuesit:“… aq sa ke s’ka gjë, unë s’po të pres litarin me sëpatë ty, sa ke. Në qoftë se do t’i japësh mirë në qoftë se s’do, unë e dhashë fjalën”.

Gjatë marrjes në pyetje, i pandehuri Isufaj, ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar lekë shtetasit Gëzim Malaj, por se ka qenë ky i fundit që ka tentuar dhe i ka dhënë lekët. Megjithatë Isufaj përmes avokatit ka pranuar fajësinë.

Etiketa: AkuzaApelBIRNBurgFierGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKEKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniKorrupsioni pasivMarsela DervishiMatilda ShallaMbrojtjaParapoliciPoliciaProkuroriProkuroriaSHVendimVendimi
Tjetri
Shpërthimi në Velipojë, katër të plagosur nga një cisternë gazi në bodrumin e pallatit

Shpërthimi në Velipojë, katër të plagosur nga një cisternë gazi në bodrumin e pallatit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.