AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Heronjtë e sportit kroat e humbin lojën me rregullat e politikës

Borna SorngaBorna Sor
9 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Davor Suker. Foto: Flickr/ Nazionale Calcio.

Kur yjet e sportit në Kroaci vendosin të fillojnë një karrierë të re në politikë, ata shpesh e humbin imazhin heroik si pëlqimi kthehet në përbuzje.

Davor Suker. Foto: Flickr/ Nazionale Calcio.

Ata të gjithë brohorasin emrin tënd!

Të gjithë bërtasin dhe qajnë, qeshin dhe ulërasin, puthen dhe përqafohen.

Ata dinë çdo gjë për ty dhe familjen tënde dhe rrugën e gjatë drejt suksesit. Ata e dinë se sa fort je përpjekur për të arritur këtu, për të fituar, për t’i përfaqësuar të gjithë.

Ata e dinë si ecën dhe flet, si sulmon dhe mbrohesh. Ata i dinë dobësitë e tua dhe adhurojnë fuqinë tënde.

Fëmijë marrin emrin tënd dhe një ditë kur të largohesh nga kjo botë, shkollat, rrugët dhe sheshet do të kenë statujën ose do të marrin emrin tënd.

Nxënësit do të mësojnë për ty dhe të moshuarit do t’i tregojnë nipërve të tyre se si të kanë takuar dhe kanë folur me ty. Shumica do të jenë gënjeshtra, por këtë bëjnë të moshuarit.

Dhe nëse ke arritur rezultate të mëdha, ata mund t’i vënë emrin tënd një ‘periudhe’.

Ka dy lloje njerëzish që janë të etur për një jetë të tillë. Sportistët dhe politikanët.

Për politikanët arritja e një lavdie të tillë është jashtëzakonisht e vështirë, gjatë gjithë jetës së tyre në mos e pamundur. Veçanërisht nëse nuk përdorin metoda shtypëse dhe nuk krijojnë me forcë kulte personaliteti.

Për sportistët është shumë më e thjeshtë. Njerëzit i duan fitimtarët, kampionët e botës, medaljet olimpike. Shtetet i adhurojnë të gjitha llojet e sporteve, veçanërisht ato që i bëjnë mirë.

Kroatët dashurojnë futbollin, por gjithashtu e duan skinë kur fitojmë medalje të artë, ose MMA-në kur Cro Cop ose Stipe Mioçiç mundin dikë.

Ukrainasit e duan boksin dhe vëllezërit Klitschko, amerikanët i duan lojtarët e tyre të bejsbollit të cilët gjithmonë janë ‘kampionë bote’.

Dhe ata brohorasin emrat e tyre, u gëzohen fitoreve të tyre dhe qajnë kur humbasin. Kështu sportistët jetojnë atë që politikanët mund vetëm ta ëndërrojnë.

Dhe kjo i bën disa sportistë të mendojnë: “Kam dashurinë e popullit, ata brohorasin emrin tim, i frymëzoj dhe më besojnë. Mund të bëj më shumë sesa sporti. Ky vend nuk ka besim te politikanët dhe askush me karizëm të vërtetë nuk po lufton për përmirësimin e shoqërisë sonë. Duhet të ndërhyj.”

Nëse nuk e mendojnë ata, atëherë ua fusin në mendje menaxherët ose familjarët e tyre apo ndonjë parti politike e rëndomtë që do të përfitojë në kurriz të lavdisë së dikujt tjetër.

Kështu ata vendosin të fillojnë një karrierë politike.

Në Kroaci, kjo ka ndodhur me yjet e futbollit, basketbollit, skisë, atletikës dhe ata të arteve marciale.

Gra dhe burra me tituj botërorë, medalje ari dhe me dashurinë e kombit kanë vendosur të hyjnë në politikë. Duke shpresuar që të përdorin emrin dhe arritjet e tyre për të mirën e popullit.

Kjo nuk ka shkuar mirë.

Në sport ka rregulla. Ka arbitra. Ka kamera dhe teknologji moderne që numërojnë çdo pikë, çdo sekondë apo gramë. Ka lojë të ndershme, kohë ose kufizime pikësh, sponsorë dhe bileta. Ka edhe pushim.

Në sport të falin nëse thua diçka gabim por vepron mirë. Dhe të brohorasin edhe nëse humb, por ke dhënë më të mirën.

Në sport, trajneri yt, menaxheri dhe shokët e skuadrës janë të gjithë bashkë. Në politikë, jo edhe aq.

Nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për një ekonomi të dështuar dhe nuk ka gjyqtarë kur kundërshtarët mashtrojnë. Nuk ka aparat fotografik për të kapur korrupsionin apo lojë të ndershme gjatë zgjedhjeve.

Sponsorët nuk e vënë logon e tyre në fanellën tuaj, por provojnë t’ju hedhin lekë fshehurazi në llogari.

Nuk ka as pushim në politikë. Gjithë ditën, çdo ditë përfaqësoheni me gjithçka që bëni dhe thoni.

Anëtarët e ekipit tuaj nuk janë gjithnjë në njërën anë, dhe nëse humbni, askujt nuk i intereson nëse jeni përpjekur.

Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, turma e urren këtë lojë dhe nuk je mësuar me këtë.

Nuk ka medalje të artë për të drejtat e njeriut dhe nuk ka tituj botërorë për luftën ndaj korrupsionit.

Por nuk do të thotë se nuk ka stërvitje apo praktikë në politikë. Dhe njerëzit e shohin këtë.

Futbollisti ynë dikur i dashur, Davor Suker është tani i urryer nga shumica e popullatës. Talenti i tij e lejoi të shënonte golat më të bukur, por nuk e ndihmoi kur u bë president i Federatës Kroate të Futbollit.

Çdo herë që ka një polemikë në federatë, njerëzit harrojnë një nga golat e tij. Ata tani nuk mbajnë mend asnjërin prej tyre, edhe pse ai bëri me qindra.

Janica Kosteliç, skiatorja olimpik legjendare, është tani sekretare shtetërore për sportin. Dikur e quajtur Mbretëresha, tani ajo është shahet në rrugë nga njerëz që janë të lodhur nga krimi i organizuar që ende i dëmton klubet tona sportive.

E vetmja gjë që po rrëshket është pëlqimi për të.

Shumë nga figurat tona të njohura sportive e provuan fatin e tyre në parlament, por pasi u detyruan të ‘tregonin aftësitë e tyre’ në tema si ligji zgjedhor, decentralizimi i qeverisë apo krimet e luftës, shpejt vendosën se ‘politika nuk është për ta’. Të gjithë humbën një pjesë të popullaritetit të tyre gjatë rrugës.

Dhe kjo tregon se sporti dhe politika nuk shkojnë bashkë.

Është më e lehtë për njerëzit të bashkohen në mbështetje të dikujt që po luan sesa për dikë që po bën një reformë taksash. Apo pas dikujt që fiton një medalje sesa dikujt që fiton votimet. Pas dikujt që thyen një rekord sesa pas dikujt që shkel një premtim.

Sepse nuk është një lojë. Këtu nuk luhet me topa, këtu ti po luan me jetët tona.

Etiketa: besimboteDecentralizimiekonomigjyqtargraKEkrimiKrimi i organizuarKroacikufizimembështetjeMedaljeparlamentpresidentSHteknologji
Tjetri
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Serbinë

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Serbinë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.