AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hetime në Rinas pas gjetjes së pakove me pjesë armësh luftarake

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policë me qen antieksploziv, duke patrulluar në ambientet e jashtëme të aeroportit Nënë Tereza në Rinas | Foto nga : LSA

Sipas një njoftimi të policisë, tre pakot e dyshimta me pjesë armësh luftarake u zbuluan gjatë skanimit nga punonjësit e sigurisë në aeroport, ndërsa emri i dërguesit dhe ai i pritësit në Britaninë e Madhe rezultuan të rremë.

Policë me qen antieksploziv, duke patrulluar në ambientet e jashtëme të aeroportit Nënë Tereza në Rinas | Foto nga : LSA

Policia e Shtetit njoftoi të premten se punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit kishin konstatuar pako të dyshimta gjatë skanimit që po u bëheshin objekteve që do të transportoheshin në një avion të linjës Tiranë-Athinë-Londër.

Policia sqaroi më pas se bëhej fjalë për tre pako të veçanta, brenda së cilës dyshohet se ndodheshin pjesët e një arme automatike të llojit kallashnikov.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, pakot e dyshimta u gjetën rreth orës 15:40 të së premtes, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare DHL.

“Në Pikën e Kontrollit Kufitar Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS” gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, transit kanë konstatuar pjesë armësh luftarake,” thuhet në deklaratën e policisë.

Pas gjetjes së pakove të dyshimta, hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje janë marrë përsipër nga agjentët e antiterrorit dhe prokurorë të Krimeve të Rënda. Gjithashtu, burime zyrtare të Policisë së Shtetit i thanë BIRN se hetimi po kryhet në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të vendeve homologe si Greqia dhe Britania e Madhe-të cilat dyshohen si destinacione të mundshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë dhe po ashtu dyshohet të jetë adresa dhe emri i personit pritës në Britani.

Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore u arrit falë masave të  shtuara Antiterror.

Policia shqiptare ka shtrënguar masat e sigurisë, pas sulmit të fundit terrorist në Barcelonë dhe kërcënimeve të Shtetit Islamik se do të ndërmarrë një valë të re sulmesh në Europë.

“Në vazhdim do të ketë një prani të shtuar të punonjësve të policisë dhe agjentëve, ndërsa masa të rrepta sigurie dhe kontrolle do të kryhen në vendet ku ka grumbullim njerëzish…,” deklaroi policia të enjten përmes një njoftimi.

Kontrolle të shtuara u paralajmëruan edhe në pikat kufitare, ndërkohë që Policia deklaroi se po punonte ngushtësisht me strukturat antiterror për të mbajtur nën vëzhgim persona me rrezikshmëri të lartë apo të radikalizuar.

Etiketa: adresaAeroportArmëBIRNBritaniBritania e MadheEmriGreqiahetimeHetimetKallashnikovligjzbatueseLondërMasaPoliciaPolicia e ShtetitprokurorRinasSHshqiptareTerrorist
Tjetri
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër dhunës ndaj grave (Foto)

Ligji nuk mjafton për të shpëtuar gratë nga spiralja e dhunës në familje

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.