AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ligji nuk mjafton për të shpëtuar gratë nga spiralja e dhunës në familje

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore, Tiranë, 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Marrja e një urdhri mbrojtjeje apo burgosja e dhunuesit për shkak të shkeljes së vendimit të gjykatës, nuk i ka shpëtuar viktimat e dhunës në familje në Korçë, ndërkohë që ekspertët sugjerojnë se ligji duhet të shoqërohet me strukturat e nevojshme dhe një paketë të ndihmës ekonomiko-sociale për të ofruar mbrojtje reale.

Një grua mban pankartën “Mbro veten nga dhuna në familje” në manifestimin “Unë jam Supergrua” në Ditën Ndërkombëtare të Grave. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Merzako Sh. disponon katër urdhra mbrojtjeje të lëshuara nga Gjykata e Korçës ndaj ish bashkëshortit të saj, por 54-vjeçarja jeton ende nën frikën e dhunës. E divorcuar vite më parë, gruaja ndan shtëpinë me ish-bashkëshortin; një shkelës kronik i urdhrave të gjykatës dhe përsëritës i dhunës në familje.

Ish-bashkëshorti 57 vjeçar ndodhet në burg për herë të tretë, pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrat e mbrojtjes. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai ka vuajtur dënime 1-mujore, 3-mujore dhe aktualisht 8 mujore për veprën penale të “veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Por pavarësisht kësaj, gruaja nuk ka asnjë shpresë se dënimi i fundit do të ndryshojë historinë mes tyre dhe do t’i japë fund spirales së dhunës.

“Kur të dalë nga burgu gjithçka do të rinisë nga e para. Kam urdhra mbrojtjeje, ka hyrë e ka dalë nga burgu, por pavarësisht kësaj unë vazhdoj të dhunohem. Kërcënimi i tij është i qartë, kërkon të më vrasë,” tha 54 vjeçarja për BIRN.

Mezarko Sh. nuk është gruaja e vetme në Korçë, që nuk ka mundur të gjejë ngushëllim tek mekanizmi i mbrojtjes që ofron sistemi gjyqësor në Shqipëri . Të dhënat e siguruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë tregojnë se në katër raste të ngjashme, bashkëshortët kanë kryer burg për shkelje të urdhrave të mbrojtjes, e megjithatë u janë rikthyer të njëjtave veprime pasi kanë dalë nga qelitë.

Fenomeni i dhunës në familje në këtë qark është edhe më i gjerë. Vetëm në gjashtë muajt e fundit, 69 persona iu drejtuan Gjykatës për marrjen e urdhrave të mbrojtjes, por  45 padi u pushuan, pasi gratë tërhoqën denoncimet, sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Rrethit Korçë.

Mungesa e strukturave të nevojshme për të zbatuar siç duhet një urdhër mbrojtjeje, bashkë me mentalitetin që i detyron gratë të tërhiqen shumicën e rasteve nga denoncimet konsiderohen si dobësitë kryesore që shoqërojnë zbatimin e ligjit, sipas zyrtarëve të Gjykatës së Korçës dhe ekspertëve nga ky qytet.

Esmerald Xhafa, kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë i tha BIRN se urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk janë efektivë, pasi mungojnë strukturat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre.

“…Nuk ekzistojnë njësi të tilla, ku mund të strehohen personat ndaj të cilëve vendoset një urdhër mbrojtjeje, kështu që gjykata do të mund të urdhëronte daljen nga banesa të dhunuesit apo të dhunuarës dhe respektimin e distancave që përcaktohen në një urdhër mbrojtje, në varësi të rastit të parashtruar në gjykatë,” tha Xhafa për BIRN.

Ai vë gjithashtu në dukje se ekzekutimi i urdhrit të mbrojtjes nuk bëhet i mundur, pasi vetë viktimat e dhunës  kthehen për të jetuar në të njëjtën strehë me agresorin.

“Kjo ndodh për shkak të rrethit familjar, i cili u sugjeron që të vazhdojnë bashkëjetësën pavarësisht se edhe në këtë rast viktima shkel vendimin e gjykatës,” shtoi ai.

Sociologu Alket Dino, i cili punon edhe si pedagog në Universitetin e Korçës bie dakord me Xhafën, ndërsa thotë se ndikimi i rrethit familjar e përkeqëson shpesh situatën. Në mjaft raste, sipas tij,  gruaja e dhunuar nuk mund të gjejë strehë as në familjen e saj, për shkak të “mentalitetit apo të kushteve ekonomiko sociale”, ndërsa shton se gratë përballen edhe me vështirësi të tjera, ndërkohë që u duhet të kujdesen për fëmijët dhe njëkohësisht të kërkojnë për punë- gjetja e së cilës nuk është shpesh e mundur.

“Pra kemi një grua [në disa raste të paarsimuar] pa punë dhe me një urdhër mbrojtjeje në dorë, i cili nuk i ofron asgjë përveçse mbrojtje fizike nga agresori. Në këtë moment, këto nëna të reja apo gra kthehen përsëri në shtëpinë e partnerit të tyre[dhunues] dhe pranojnë edhe pse me vullnet të shkelin urdhrat e mbrojtjes, pasi nga ana ekonomiko- sociale është e papërballueshme”, tha Dino për BIRN.

Ai shpjegon se kjo i fut gratë e dhunuara në një “spirale dhune dhe abuzimi nga i cili nuk mund të dalin dot”, ndërsa propozon që urdhrat e mbrojtjes “të mos jenë vetëm të tilla, por të shoqërohen edhe me një paketë të mbrojtjes sociale dhe ekonomike… deri në momentin që kjo pjesë e shoqërisë të mos jetë më viktimë e dhunës”.

Sipas Dinos, megjithëse legjislacioni shqiptar është i standadeve europiane, sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri ka probleme të shumta.

“Sistemi ka nevojë urgjente që të përditësohet, si dhe ajo që është më e rëndësishme të vihet në zbatim ky lloj sistemi i mbrojtjes sociale që deri më sot ka rezultuar jo efektiv edhe si pasoje e politikave sociale jo adekuate për familjen  dhe shoqërinë shqiptare”, i tha Dino BIRN.

Duke iu referuar rastit të 54-vjeçares Mezarko Sh., kancelari i Gjykatës së Korçës i tha BIRN se përshkallëzimi i dënimit në këtë rast apo raste të ngjashme, nuk do ta përmirësonte situatën.

“Në vetvete nuk është vetëm masa e dënimit që mund të rregullojë këtë problem, por duhet të krijohen institucione të caktuara, të cilat të merren edhe me studimin e rasteve dhe zgjidhjes së tyre,” përfundon ai.

Etiketa: BashkëshortiBIRNBurgdhunadhuna në familjeDhunëdhunuesFamiljeGjykataGjykatëGjykatësGjyqgraGratë e dhunuaraKorçëMasambrojtjeMjaftpadiParaSHshqipShqipërishqiptareUrdhër mbrojtjeviktimaViktimat e dhunës
Tjetri
Arrestohet një 32-vjeçar si autori i dyshuar i trafikimit të armëve nga Rinasi

Arrestohet një 32-vjeçar si autori i dyshuar i trafikimit të armëve nga Rinasi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.