AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qendra ruse në Serbi hedh poshtë akuzat e spiunazhit

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra Humanitare Ruso-Serbe. Foto: BIRN

Drejtori i një qendre humanitare ruso-serbe në Nish, Vjaceslav Vlasenko, mohoi akuzat se qendra e tij operon si një bazë spiunazhi apo ushtarake për Rusinë në Ballkan.

Qendra Humanitare Ruso-Serbe. Foto: BIRN

Drejtori i qendrës humanitare ruse në Nish, e cila ka ngjallur polemika, u shpreh për BIRN se akuzat se qendra e tij mund të veprojë si një “bazë ushtarake” janë të pakuptimta dhe shtoi se kërkesa që stafi të marrë status diplomatik është “një çështje e brendshme për Serbinë”.

“Nëse stafi ynë do të kishte status diplomatik, atëherë nuk do të na duhej të paguanim shumë taksa për importin e pajisjeve që qendra i jep Serbisë,” shpjegoi Vlasenko, duke theksuar përfitimet e mundshme nga një veprim i tillë.

Si përfitime të tjera të statusit diplomatik të qendrës, ai përmendi tatimet mbi pagat e stafit, koston e shërbimeve dhe karburantit, etj. “Këto janë çështje teknike, por shumë të rëndësishme,” shtoi ai.

Sipas Ligjit për Themelimin e Qendrës në vitin 2012, stafi supozohet të gëzojë të njëjtin status ligjor si personeli administrativ dhe teknik i ambasadës ruse – të cilët gëzojnë përjashtimin nga disa taksa.

Qendra Humanitare Ruse-Serbe këmbëngul se funksionon vetëm për “përgjigje humanitare emergjente, [të ndihmojë] në parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe [të zgjidhë] aksidentet teknologjike dhe të eliminojë pasojat e tyre”.

Por disa qeveri perëndimore kanë shprehur pakënaqësi të thellë për punën dhe ekzistencën e kësaj qendre, me frikën e qëllimeve të tjera, të lidhura me politikën e jashtme të Rusisë në Ballkan. SHBA në veçanti ka thënë se druhet se qendra mund të përdoret për qëllime spiunazhi.

Ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i tha Senatit Amerikan më 15 qershor se qendra ishte një çështje shqetësuese për Uashingtonin, veçanërisht nëse Serbia i plotëson Rusisë kërkesën për t’i dhënë status të posaçëm stafit të qendrës dhe imunitet diplomatik.

Por Vlasenko tha se çështja i takonte Serbisë, jo Amerikës. “Kur u themelua qendra, askush nuk kishte ndonjë mendim për statusin e saj diplomatik. Është rreptësisht një vendim i brendshëm i Serbisë nëse na e jep apo jo këtë status,” tha Vlasenko.

Ai gjithashtu tha se pyetje të tilla rreth spiunimit mund t’i drejtohen SHBA-së, e cila ka një bazë të madhe ushtarake në Bondsteel, në Kosovë, rreth 250 kilometra larg Nishit, që merr një hapësirë të madhe, me objekte ushtarake, ndërtesa dhe terren për ulje ajrore.

“Sa punonjës janë në këtë “fole spiunësh”? – pyeti ai, duke iu referuar qendrës në Nish.

“Ka tre deri në gjashtë persona nga Rusia, tre punojnë në administratë dhe tre janë profesionistë në fushën e shpëtimit, të cilët vijnë në mënyrë të përsëritur, një herë në tre muaj, nga Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë. Mund të ndërtojnë tre rusë një bazë ushtarake?” pyeti Vlasenko.

 

Etiketa: AksidentetBallkanBIRNPagatPunëRusiaSekretari Amerikan i ShtetitSerbiSerbiaSHSHBASpiunëtaksauljeVendim
Tjetri
Ligji boshnjak që ndalon arsimimin e ndarë përballet me pengesa

Ligji boshnjak që ndalon arsimimin e ndarë përballet me pengesa

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.