AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Doganat sfidojnë vendimin e gjykatës për akcizën e Bankers

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Energjia, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Megjithëse një vendim i gjykatës administrative i dha të drejtë kompanisë Bankers Petroleum për të mospaguar akcizën për holluesin e naftës bruto, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se ky vendim i referohet vetëm dy akteve administrative, çfarë nuk e ndalon atë të aplikojë legjitlacionin në fuqi të akcizës.

Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Drejtoria e Doganave i tha BIRN nëpërmjet një përgjigje me shkrim se pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila i kishte dhënë të drejtë Bankers-it për mos të paguar akcizën për holluesin e përdorur në operacionet hidrokarbure, DPD kishte kërkuar udhëzime nga Ministria e Financave.

“Në përgjigje, Ministria e Financave shprehet se; vendimet e gjykatave administrative të cilat i referohen një çështje konkrete në një moment të caktuar, nuk mund në asnjë rast të cenojnë zbatueshmërinë  e legjislacionit në fuqi, si dhe kërkon marrjen e të gjitha masave në zbatim të ligjit, për vjeljen e detyrimeve të akcizës për produktin “hollues”, që nga data 01 Prill 2014,” tha DPD.

“Në vijim të sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është duke përgatitur dokumentacionin përkatës për vazhdimin e kontrollit pranë operatorit ekonomik,” shtoi ajo.

Një investigimi i botuar nga BIRN, zbuloi se edhe pse në vitin 2013 qeveria e qendrës së majtë të kryesministrit Edi Rama, ndryshoi ligjin “Për Akcizat” me synimin për të taksuar me akcizë edhe holluesin e përdorur nga Bankers Petroluem, i cili në atë kohë importohej, qeveria deri tani nuk e ka pasur të mundur ta mbledhë këtë taksë për shkak të vendimeve gjyqësore.

Vetëm në vitin 2017 qeveria pati shpresuar të arkëtonte 1.3 miliardë lekë (rreth 9.7 milionë euro), vetëm nga holluesi i përdorur për naftën bruto.

Sipas DPD-së vendimi i masës së sigurisë së padisë i vitit 2014, e ndalonte Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të procedonte me vjeljen e taksës se akcizës për holluesin që përdor Shoqëria “Bankers Petroleum Albania.”

Masa e sigurisë ka rënë me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe sipas DPD-së, kjo i ka zgjidhur duar për të përpiluar akte të reja kontrolli ndaj Bankers, edhe pse vendimin i themelit i Gjykatës Adminsitrative shprehet kundër qeverisë.

“Administrata Doganore ka bërë të gjitha përpjekjet  ligjore për zbatimin e  ligjit të akcizës lidhur me pagesën e akcizës për holluesin,” tha DPD.

Etiketa: AdministrataAdministrativeBankers PetroleumBIRNDrejtoria e DoganaveEdi RamaEuroFushaGjykatëGjykatësGjyqKontrolliMASMasaMinistria e FinancavePatosQeveriaRamaTiranëVendimVendimetVendimi
Tjetri
Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.