AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
MInistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu | Foto nga : LSA

Pesë muaj pas shpalljes së konsorciumit fitues, Ministria e Shëndetësisë deklaron se projekti është ende në fazën e negociatave, pasi “është shumë kompleks dhe kërkon investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe burime njerëzore”. [custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]

MInistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu | Foto nga : LSA

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen koncesionare për shërbimin e laboratorëve mjekësorë në 18 spitale të vendit, ndonëse fituesi u shpall pesë muaj më parë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se projekti është ende në fazën e negociatave, të cilat konsiderohen “të vështira dhe komplekse” nga palët e përfshira në to.

Në përgjigje të një kërkese për informacion të BIRN, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se marrëveshja nuk është nënshkruar ende pasi nuk kanë përfunduar negociatat mes saj dhe konsorciumit fitues të përbërë nga kompanitë “Labopharma shpk” dhe “AB Laboratory Solutions B.V”-të dyja në pronësi të biznesmenit Janis Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB. Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës së tenderit, Ministria e Shëndetësisë pati planifikuar ta firmoste marrëveshjen në muajin Maj.

“Projekti…është shumë kompleks dhe kërkon investime të rëndësishme në infrastrukturë, pajisje dhe burime njerëzore. Në këto kushte, duke patur parasysh edhe natyrën e këtij projekti, kërkohen negociata të detajuara për të finalizuar kushtet e kontratës,” deklaroi Ministria e Shëndetësisë për BIRN.

Negociatat u cilësuan të vështira edhe nga biznesmeni Karathano, i cili i tha BIRN në një bisedë telefonike se në proces janë përfshirë edhe ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare, IFC. Megjithatë, Karathano tha se shpresonte që marrëveshja të nënshkruhej brenda një kohe sa më të shkurtër.

Konsorciumi fitues-një bashkim i dy kompanive të zotëruara nga Karathano dhe kompanisë franceze EXALAB  pritet të marrë në administrim për dhjetë vitet e ardhshme laboratorët e analizave të 18 spitaleve në vend. Pesë prej laboratorëve u përkasin spitaleve universitare në Tiranë, 11 spitaleve rajonale dhe 2 spitaleve të Sarandës dhe Lushnjes: të gjithë së bashku ato realizojnë rreth 5 milionë analiza në vit.

Sipas të dhënave të publikuara më parë nga Ministria, ky koncesion pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 13 miliardë lekë ose 100 milionë dollarë në dhjetë vjet.

Koncesioni i laboratorëve është i katërti shërbim publik i shëndetësisë që u kalon privatëve, pas atyre të  Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale. Kjo praktikë është përballur vazhdimisht me kritika në lidhje me kostot dhe procedurat përzgjedhëse të konkurrentëve në garë.

Kalimi i laboratorëve mjekësorë nën administrimin e Partneritetit Publik-Privat u shoqërua gjithashtu me kritika dhe protesta gjatë fazës së diskutimit. Një grup mjekësh, kimistësh dhe laborantësh protestuan për disa ditë me radhazi kundër projektit që pritet të shoqërohet edhe me shkurtime vendesh pune.

Kundër dhënies me koncesion u shprehën gjithashtu edhe shoqatat e  Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, të cilët e shohin atë si një “model të paeksperimentuar në asnjë vend të botës më parë”. Sipas tyre, laboratorët mjekësorë janë një hallkë e rëndësishme e sistemit në diagnostifikimin e popullatës, funksion publik që sipas tyre nuk mund t’u delegohej kompanive private.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj-i cili inicioi këtë koncesion iu përgjigj akuzave se përmes partneritetit publik-privat do të bëheshin investime të rëndësishme në këtë shërbim, të cilat sipas tij do të rrisin cilësinë e analizave dhe do të mundësojnë certifikimin ndërkombëtar të laboratorëve.

Etiketa: BIRNExalabIFCIlir BeqajinvestimeJanis KarathanoKoncesionKoncesioniLabopharmaMarrëveshjaMjekmjekënegociataOgerta ManastirliuProtestaSarandëSH
Tjetri
Hapet në Kosovë qendra e dokumentacionit për krimet e luftës

Hapet në Kosovë qendra e dokumentacionit për krimet e luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.