AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fjalimet e liderëve të Ballkanit në OKB nënvijëzojnë ndasitë

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri shqiptar Edi Rama flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Foto: Facebook/Edi Rama

Fjalimet e liderëve të Ballkanit në Asamblenë e 72 të Përgjithshme të OKB nënvijëzuan axhendat e ndryshme dhe shpesh konfliktuale të vendeve të tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Foto: Facebook/Edi Rama

Për çështje si terrorizmi global apo kriza e migracionit vendet e Ballkanit mund të kenë pikëpamje të ngjashme, por mosmarrëveshjet e tyre për shumë çështje të tjera si kufiri dhe siguria në marrëdhëniet etnike dhe politike, u shfaqën në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB- e cila filloi të martën e kaluar dhe përfundon më 25 shtator.

Të enjten, pas diskutimit për Sirinë, Palestinën dhe Afganistanin, shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini, mblodhi ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor për një takim jozyrtar, ku bëri thirrje bashkëpunim rajonal “nga terrorizmi në menaxhimin e flukseve të refugjatëve” – siç shkroi ajo në blogun personal.

Pas këtij takimi, ministrat e jashtëm të katër vendeve ballkanike që i përkasin BE-së – Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia – premtuan se do të ndihmonin më shumë në integrimin europian të gjashtë vendeve të tjera në rajon.

Por fjalimet e liderëve të Ballkanit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB treguan se rajoni mbetet shumë i përçarë në çështje të ndryshme dhe se shtetet e Ballkanit ende janë më shumë të përqendruara te çfarë i përçan sesa çfarë i bashkon.

Ende siklet për Kosovën

Nuk është çudi që kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendi i tij e shihte pranimin e Kosovës në OKB si një çështje “e një rëndësie të jashtëzakonshme”.

“Për të pasur një rajon plotësisht funksional, të gjithë anëtarët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë,” tha ai në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të premten. Ashtu si dhe në të shkuarën, megjithatë, fjalimi antagonizoi Serbinë, e cila ende pretendon se Kosova ish-provinca e saj është territor serb.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përgjigj duke thënë se ndërsa Beogradi nuk do ta pranonte shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, vendi kishte punuar për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore.

“Progresi i arritur përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në Bruksel ishte rezultat i kompromiseve dhe lëshimeve të vështira për të dyja anët, por kryesisht nga Serbia, e cila ka demonstruar qëndrimin konstruktiv dhe angazhimin ndaj dialogut,” tha ai më herët, gjatë fjalës të enjten.

Por pastaj ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bllokojë kërkesën e Kosovës për të hyrë në UNESCO, duke fajësuar qeverinë e Kosovës për shkatërrimin e vendeve të trashëgimisë kulturore serbe, veçanërisht në trazirat anti-serbe që tronditën Kosovën në vitin 2004.

Megjithatë, kritikët e Vuçiç përdorën Tëitter për të thënë se sa e zbrazët ishte salla e Asamblesë së Përgjithshme gjatë fjalimit të tij. Vuk Jeremiç, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, postoi foton e sallës thuajse të zbrazët, duke thënë se tregonte “nivelin më të ulët të respektit për vendin tonë ndonjëherë”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte gjithashtu në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme, u përgjigj në Tëitter se nuk shihte asnjë mënyrë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor pa njohjen e Kosovës.

Ekstremizëm dhe emigrantë

Përgatitjet për Asamblenë e përgjithshme të OKB. Foto: Flickr

Shumica e vendeve në Ballkan janë dakord me nevojën për të frenuar ekstremizmin dhe emigracionin, si dhe për të luftuar terrorizmin.

Megjithatë, qasjet e tyre ndryshojnë edhe këtu. Dragan Çoviç, nga presidenca e Bosnje-Hercegovinës e fokusoi fjalimin e tij në angazhimin e Bosnjës për të mposhtur Shtetin Islamik dhe për të mbështetur përpjekjet për të çliruar komunitetet.

“Zhdukja e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm kërkojnë investime në një spektër të zonave të ndërlidhura, duke i dhënë fund padrejtësisë dhe pabarazisë duke luftuar varfërinë dhe mungesën e lirisë”, tha ai më 20 shtator.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportuesit më të mëdhenj rajonal të xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

Bullgaria, megjithatë, është më pak e shqetësuar me radikalizmin islamik por më tepër e përqendruar te emigracioni dhe si te ndalimi i hyrjeve nga Turqia fqinje në Bullgari.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e bëri migrimin pikën kryesore të fjalimit të tij. “Shtimi i kontrollit të kufirit është i një rëndësie parësore, veçanërisht në lidhje me parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe çrrënjosjen e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Radev të enjten.

Kjo ishte gjithashtu tema kryesore që diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Kroacia është gjithashtu e shqetësuar nga rrjedha e refugjatëve dhe emigrantëve që nxitën Hungarinë fqinje të ndërtojnë gardhe në kufijtë e saj.

Nga ana tjetër, kryeministri i ri maqedonas Zoran Zaev theksoi se qeveria e tij kishte një qasje të ndryshme ndaj marrëdhënieve me fqinjët dhe po përpiqej të kapërcente disa fërkime të vjetra.

Si një provë e kësaj qasjeje, në fjalimin e tij të premten ai përmendi traktatin e miqësisë që Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan më 1 gusht, e cila synon t’i lërë mënjanë dallimet mes tyre.

Siguria në Ballkan dhe parandalimi në Detin e Zi:

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, tha se donte marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal në Ballkan, dhe foli për multilateralizmin dhe afirmimin e organizatave ndërkombëtare në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Në fjalimin e tij më 21 shtator, ai nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe marrëdhëniet e mira me Bashkimin Europian.

Për Rumaninë, siguria rajonale ishte gjithashtu një prioritet. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, theksoi se rajoni i Detit të Zi po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Së fundi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi shqetësimet mbi stabilitetin e Ballkanit, ndonëse shumë e konsiderojnë atë si një nga faktorët destabilizues, pjesërisht për shkak të spastrimit të vazhdueshëm të mbështetësve të opozitës, medias dhe akademikëve pas grushtit të dështuar të vitit të kaluar.

“Ballkani është një tjetër rajon i mundshëm krize që ende përballet me sfida serioze dhe ne i kushtojmë rëndësi të madhe integrimit të rajonit me institucionet euroatlantike. Turqia do të bëjë pjesën e saj për të siguruar stabilitetin në rajon,” tha ai të premten. Erdogan do të vizitojë Beogradin më 10 tetor.

Etiketa: BallkanBallkaniBashkimi EuropianBEBosnjaBosnjeBrukselBullgariBullgariaEdi RamaErdoganFacebookGreqiainvestimeKosovaKosovëKrizakrizeKroaciaMaqedoniaNATOOKBPresidencaQeveriarajonrajoniRamaRecep Tayyip ErdoganRumaniaSerbiashtatorSiguriastabilitetTerrorizmiTurqiaUNESCOxhihadistëZoran Zaev
Tjetri
Ngërçi mbi pronësinë lë në mjerim dhe të pastrehë një familje në Fier

Ngërçi mbi pronësinë lë në mjerim dhe të pastrehë një familje në Fier

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.