AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ngërçi mbi pronësinë lë në mjerim dhe të pastrehë një familje në Fier

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 years më parë
në Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Familja e Tuni Ujanikut, në fshatin Petovë të Fierit, jeton në qiell të hapur, për shkak të një ngërçi ligjor | Foto nga : Edmond Hoxha

Një familje me probleme të rënda sociale është në qiell të hapur për disa dimra rrjesht, pasi edhe pse kanë tokë në përdorim që i përjashton nga përfitimi i një banese sociale, nuk e ka atë në pronësi për të marrë një leje ndërtimi. [custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]

Familja e Tuni Ujanikut, në fshatin Petovë të Fierit, jeton në qiell të hapur, për shkak të një ngërçi ligjor | Foto nga : Edmond Hoxha

Thuajse asgjë prej shtëpie s’ka mbetur, në ngrehinën me çati të rrënuar pa dritare dhe me arna cope e mushamaje, ku jeton Tuni Ujaniku e shoqja dhe 3 vajza të rritura, në fshatin Petovë në Fier. Uji hyn brenda siç bie jashtë, ndërsa muret dhe tavanet e shqyera prej kohës rrezikojnë që të shemben pjesë-pjesë dhe tu marrin jetën antarëve të familjes.

Të pestë e kanë të pamundur të ndryshojnë diçka dhe ky mund të jetë dimri i disatë që kalojnë në qiell të hapur. Tre vajzat janë me aftësi ndryshe, dy prindërit duhet të kujdesen për to, por janë analfabetë dhe të pamundur edhe për të bërë vetë pazaret, ndërsa prej vitesh varen nga ndihma e të tretëve dhe pensionet që marrin si ndihmesë sociale.

Ndërkohë megjithëse një organizatë joqeveritare, xhamia e fshatit dhe disa biznese janë ofruar të ndihmojnë me rindërtimin e banesës, familja nuk mund të pajiset me leje ndërtimi pasi nuk ka tokë në pronësi. Po ashtu ajo sipas bashkisë së Fierit nuk mund të përfitojë as nga programi i banesave sociale sepse për paradoks zotëron një sipërfaqe prej gati dy hektarësh tokë buqësore “të bonitetit të lartë”.

Familja merr 50 mijë lekë të reja në formë pensionesh e asistence, por një pjesë e mirë e ndihmës shkon për ilaçe, ndërsa siç thonë fqinjë të tyre ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë pjesën tjetër.

“Familja e Tunit është në gjendje mjaft të mjerueshme. Pak a shumë shteti nuk i ka ndihmuar. Me sa dimë, çatia po u bie. I ndihmojnë njerëzit, kush e ka patur mundësinë”, thotë Tefta Dashi banore e të njëjtit fshat. Gruaja thotë se anëtarët e familjes nuk dinë ta menaxhojnë paratë që marrin, pasi janë të paarsimuar që të gjithë. “Ka raste që persona të ndryshëm i gënjejnë dhe u keqpërdorin paratë. Me aq sa kam dëgjuar unë, me të ardhurat që kanë mund t’ia dilnin, të paktën me ushqimet”, thotë ajo.

Shtëpia e rrënuar e Tuni Ujanikut | Foto nga : Edmond Hoxha

Sidoqoftë OJF të ndryshme, njësia administrative dhe banorët i ndihmojnë ata më ushqime dhe me veshje, por nuk mund të bëjnë asgjë për banesën.

Për këtë Ujaniku megjithëse pohoi se ilaçet i kushtonin shtrejt i tha BIRN se nuk kishte nevojë për ndihmë shtesë financiare. Duke i shqiptuar fjalët me zor, për shkak të një problemi me të folurin ai thotë se “Nga shteti kërkoj ndihmë për një shtëpi”.

Banesa e tyre u shpall me procesverbal, të cilin BIRN e disponon,  e pabanueshme 4 vjet më parë nga komuna Mbrostar sëbashku me tre ndërtesa të tjera në të njëjtën komunë. “…ky procesverbal bënë fjalë për gjendjen e mjeruar dhe teje të vështirë të strehimit të familjeve; Hamet Faik Çepele nga fshati Kallm i Vogël, 2- Tuni Nasto Ujaniku, fshati Petovë. 3- Miranda Vangjel Prifti, fshati Vajkan”, shkruhet në procesverbalin e mbajtur me shkrim dore.

Komuna shpalli edhe se nuk kishte fonde për të ndihmuar riparimin apo rindërtimin e shtëpive. Njësia Administrative që zëvendësoi komunën i ka dërguar dy vjet rrjesht shkresa Bashkisë së Fierit për situatën. Sipas këtyre shkresave të katër familjet e kanë kaluar dimrin e fundit me temperatura që shukuan disa gradë nën zero në qiell të hapur.

Por bashkia e Fierit thotë se i ka duart e lidhura. Në një përgjigje kërkesës për informacion nga BIRN ajo thotë se nuk mund të ndihmojë me banesë sociale apo ndihmë financiare familjen e Tuni Ujanikut, pasi familja zotëron tokë bujqësore, gati dy hektarë siç u ka takuar me ligjin 7501 dhe anëtarët e saj marrin pensione. “Kryefamiljari merr pension pleqërie,  2 fëmijë trajtohen me pagesën e paaftësisë së kategorisë së dytë, ndërsa fëmija i tretë me pagesë paaftësie të kategorisë së parë, duke përfshirë edhe pagesën e kujdestarisë për nënën. Familja ka gjithashtu edhe 19 mijë m2 tokë të bonitetit të lartë. Në këto kushte familja përjashtohet nga ndihma ekonomike”, thuhet në përgjigjen e bashkisë.

Bashkia as mund t’i lëshojë leje ndërtimi familjes së Ujanikut pasi ata nuk kanë në pronësi në fakt tokën që zotërojnë.  “Aktualisht jemi në kushtet kur shoqata “Dhuro Dashuri”, e cila së bashku me xhaminë e fshatit Rreth Libofshë dhe dy biznese të qytetit të Fierit janë ofruar për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, duke rindërtuar banesën, por pengesë është mungesa e çertifikatës së pronësisë së truallit, pasi zona nuk është azhornuar”, thuhet në të njëjtën përgjigje.

Edhe përfaqësuesja e fondacionit “Dhuro dashuri” për Fierin, Matilda Haska, ka sqaruar për “BIRN” se tentativa për të zgjidhur strehimin e familjes së Tuni Ujanikut është bërë e pamundur për shkak të mungesës së çertifikatës së pronësisë së truallit.

Shtëpia e rrënuar e Tuni Ujanikut | Foto nga : Edmond Hoxha

“Neve pamë mundësinë edhe për të bërë një restaurim të shtëpisë të tyre apo ndërtimin e asaj banese. Por, herë pas here, jo vetëm në rastin e Tuni Ujanikut, por edhe në raste të tjera, kemi hasur disa problematika ligjore, të cilat nuk është se varet nga fondacioni apo nga biznesi i cili është donatori i drejtëpërdrejtë”, thotë ajo.

Por sipas juristet, Votjona Mile, avokate në Fier, situata mund të mos jetë aq e pashpresë ligjërisht. Ajo thotë se në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.408, të 13 majit 2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, disa ndërhyrje të pjeshme nuk duan leje. Juristja thotë se po ashtu mund të shihet mundësia e strukturave të përkohshme që janë të çmontueshme, por që mund të zgjidhin situatën emergjente të familjes Ujaniku dhe të tjerave në zonë, për sa kohë këto nuk kanë certifikata të pronësisë.

Etiketa: AdministrativeAftësi ndrysheavokateBanorëBashkiaBashkia e FieritBIRNcertifikataEdmond HoxhaFamiljeFierFondeKëshillit të MinistraveLeje ndërtimiLigjMjaftpaktPensionepensionetPiSSHxhamia
Tjetri
Rana e Hedhun u tjetërsua me dokumente të falsifikuara

Rana e Hedhun u tjetërsua me dokumente të falsifikuara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.