AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Rana e Hedhun u tjetërsua me dokumente të falsifikuara

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën sekuestrimin e 285 mijë metrave katrorë tokë në zonën bregdetare të quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin, pasi dyshohet së është përfituar në mënyrë të paligjshme duke u bazuar në ligjin 7501.

Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

“Sipërfaqja e sekuestruar është e ndarë në 5 parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa personave të ndryshëm,” deklaroi Prokuroria e Përgjithshme.

“Personat, në emër të të cilëve është regjistruar prona, nuk janë banorë të zonës së Malit të Rencit (Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. E, megjithatë, ata kanë regjistruar këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të ligjit nr.7501/1991 “Për Tokën,” shtoi Prokuroria.

Rana e Hedhun është një plazh në bregdetin e detit Adriatik, rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Shëngjinit.

Ndërkohë, ligji 7501 për tokën, i miratuar në 19 korrik 1991 dhe i ndryshuar 5 herë dëri në vitin 2004, ka rregulluar shpërndarjen e tokës bujqësore familjeve që ishin anëtare të ish kooperativave bujqësore.

Në bazë të ligjit nr. 7501, përfitonin tokë vetëm banorët e zonave ku gjendeshin tokat dhe zërat kadastralë pyje dhe ranore ishin të përjashtuar nga procesi i ndarjes së tokave.

Megjithatë, gjatë dy dekadave të fundit abuzimi nga komisionet vendore të tokës, ka bërë që shpesh toka t’u shpërndahet personave që nuk janë banorë të zonës kadastrale apo të shpërndahet tokë ranore.

Në mënyrë të veçantë abuzimet kanë qenë më të theksuara në zonat bregdetare si Rana e Hedhun, ku vlera e tokës dhe interesi për ta zhviluar atë për turizëm ka qenë edhe më i madh.

Për rastin e falsifikimit të pronësisë së sipërfaqes prej 285 mijë metrash katror në zonën e Ranës së Hedhun, Prokuroria e Lezhës i ka nisur hetimet pas denoncimit të një shtetasi që pretendonte se prona e tij ishte regjistruar në emër të palëve të treta.

“Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në pemtore e tokë arë. Dhe, më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumenteve të fallsifikuar,” njoftoi Prokuoria e Përgjithshme.

“Parcelat janë regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë, si edhe, për më tepër, sipërfaqja e ndarë në bazë të ligjit “Për Tokën”, ka qenë e përjashtuar nga ky proces (pasi ishte zonë pyjore dhe ranore),” shtoi Prokuroria.

Sipas Prokurorisë pronat e falsifikuara janë regjsitruar në zyrën vendore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Lezhë gjatë dy muajve të fundit. Hipoteka i ka regjistruar këto prona, pas rikonfirmimit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe Qarkut Lezhë.

Sipas Prokurorisë rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, por nga dokumentacioni i administruar si pjesë e procedimit penal arrihet në përfundimin se këto parcela ishin të përjashtuara nga ndarja e tokës sipas ligjit të vitit 1991, pasi ato janë zona pyjore dhe ranore.

Pjestarët e familjeve Gjini, Frroku dhe Tinaj, të cilat rezultojnë se kanë nënshkruar aktet e tokës, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria kanë mohuar se kanë firmosur dokumentacionin. Një pjesë e parcelave të cilat dyshohet se janë përftuar në mënyrë të paligjshme, i janë shitur palëve të treta.

Edhe pse Prokuroria e Pëgjithshme nuk ka njoftuar nëse ka zyrtarisht të dyshuar, ajo nënvizoi se hetimet e Prokurorisë së Lezhës  po vijojnë “për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme,” në kuadër të procedimit të regjistruar për veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës.”

Etiketa: AdriatikBanorëHetimetHipotekaLezhëLigji 7501parcelaplazhProkuroriaProkuroria e PërgjithshmepronaPYJeRana e HedhunSHShëngjinToka
Tjetri
Nxjerrja e naftës në Shqipëri goditet nga çmimi i ulët dhe përmbytjet

Doganat sfidojnë vendimin e gjykatës për akcizën e Bankers

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.