AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Katalunja nuk do të marrë ndihmë nga Ballkani

Marcus TannerngaMarcus Tanner
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Nyje Debati, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mijëra njerëz protestuan kundër konfiskimit të kutive të votimit dhe akuzave ndaj civilëve të paarmatosur gjatë referendumit të të dielës për ndarjen e Katalunjës nga Spanja. Foto: Santi Palacios/AP

Disa shtete ballkanike mund të kenë qenë provinca rebele në të shkuarën e afërt – por nuk pritet që ato të përfshihen në luftën e dikujt tjetër për vetëvendosje.

Mijëra njerëz protestuan kundër konfiskimit të kutive të votimit dhe akuzave ndaj civilëve të paarmatosur gjatë referendumit të të dielës për ndarjen e Katalunjës nga Spanja. Foto: Santi Palacios/AP

BE-ja është vënë përpara përgjegjësisë për heshtjen e vet për dhunën në Katalunjë. Çfarë është po aq befasuese, mund të thonë disa, është heshtja edhe më e thellë nga vendet e Ballkanit.

Në fund të fundit, shumë prej këtyre shteteve janë shfaqur vetëm së fundmi në hartën e Europës falë rebelimeve kundër sundimit të entiteteve më të mëdha – duke përdorur pak a shumë të njëjtën gjuhë dhe argumente si katalanasit tani.

Por nëse krahasimi mes Katalunjës sot dhe Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës në vitet 1990 dhe 2000 duket shumë i qartë për të jashtmit, nuk duket i kthjellët për qeveritë e cilitdo prej këtyre vendeve.

Dikush mund të mendojë se Kosova, në veçanti, do të ndjente një shpirt afrimiteti për Katalunjën – një [ish] “provincë e shtypur” që mbështet një tjetër – por nuk ndodhi aspak kështu.

Siç raportoi BIRN këtë javë, e vetmja deklaratë që doli nga një zyrtar i lartë qeverie ishte se praktika e Kosovës nuk është “të komentojë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera”.

Kjo nuk tingëllon tamam si mbështetje për të drejtën e vetëvendosjes së Katalunjës.

Por ndoshta nuk duhet të habitemi kaq shumë. Një karakteristikë domethënëse e lëvizjeve moderne të pavarësisë është se sa të painteresuar janë për kauzat e njëri-tjetrit.

Kështu ndodhi edhe në fund të shekullit 19 në Britani, kur pionierë të nacionalizmit skocez dhe të Uellsit nxituan te Irlanda – vetëm për t’u zhgënjyer keqazi në shpresën e tyre se nacionalistët irlandezë do të interesoheshin për kauzën e tyre dhe të formonin një lloj fronti të përbashkët.

Por irlandezët, rezultoi se ishin të interesuar në pavarësinë e tyre nga Britania, jo të Skocisë apo Uellsit. Me të marrë shtetin e tyre në 1920, ata nuk bënë përpjekje për të vepruar si kampionë të lëvizjeve të tjera për pavarësi, as në Europë dhe askund.

Së fundmi, nacionalistët skocezë treguan se mund të ishin po aq egoistë. Në vitin 1999, në konfliktin brenda dhe për Kosovën, dikush mund të supozonte se partitë kryesore sindikaliste në Mbretërinë e Bashkuar do të mbështesnin Serbinë ndaj provincës rebele – ndërsa nacionalistët skocezë do të merrnin anën e kosovarëve që kërkonin pavarësi.

Në realitet, ishte e kundërta. Partitë kryesore britanike, Laburistët dhe Konservatorët, mbështetën kosovarët, ndërsa nacionalistët skocezë, nën Aleks Salmond të fiksuar me mosmarrëveshjen e tyre me Londrën, u bënë kundër ndërhyrjes, duke akuzuar NATO-n dhe Britaninë për paligjshmëri.

Brenda ish-Jugosllavisë vetë, lëvizje të ndryshme pavarësie nuk dukej se interesoheshin ndonjëherë për njëri-tjetrin.

Sllovenia dhe Kroacia deklaruan pavarësinë së bashku. Por në çastin që Ushtria Jugosllave ra dakord të tërhiqej nga Sllovenia, sllovenët u bënë virtualisht indiferentë për fatin e kroatëve.

Kroatët, nga ana e tyre, e panë kryesisht pavarësinë në Bosnjen fqinje si një shans për të marrë ca nga territori i saj dhe për të formuar një minishtet të ri që mund t’i bashkohej atyre, eventualisht.

Kroatët ishin të interesuar në lëvizje të tjera pavarësie në rajon, por vetëm prej qëllimeve të veta. Në një pikë, kur lufta brenda Kroacisë po shkonte veçanërisht keq, presidenti kroat Franjo Tuxhman, ofroi të armatoste dhe trajnonte kosovarët nëse do të fillonin një front jugor dhe të largonin serbët nga vendi i tij.

Më kujtohet sugjerimi te lideri i Kosovës, Ibrahim Rugova në një intervistë dhe sytë e tij u shqyen. Nuk më kujtohen fjalët e sakta por më kujtohet thelbi – që ishte se kosovarët nuk ishin të çmendur mjaftueshëm për të sakrifikuar veten për të shpëtuar Kroacinë.

Në realitet, arritja e pavarësisë është si një garë. Vrapon vetëm dhe e kalon vijën e finishit vetëm, jo si pjesë e një përpjekje skuadre. Dhe me të kaluar vijën, nuk sheh më se kush nuk ia ka dalë. Për këtë arsye irlandezët nuk u interesuan kurrë për skocezët, sllovenët për kroatët e kështu me radhë.

Liderët aktualë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, me gjasa ndjejnë një fije simpatie për luftën e katalanasve. Por interesi i tyre kryesor tani ndodhet në progresin e pretendimit të Kosovës për t’u trajtuar si një vend i rritur anëtar në klubin e vendeve ndërkombëtare. Në kostume zyrtare tashmë ata po përpiqen të lënë pas ditët e këmishëve të gjelbra ushtarake.

Siç tregon heshtja e BE-së – dhe Ballkanit – katalanasit janë të vetëm.

 

Mendimet e shprehura në rubrikën e opinioneve u përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: BallkaniBEBIRNBritaniDhunëHaradinajHashim ThaçiIbrahim RugovaIrlandaKatalunjaKosovaKosovëKroaciaLuftambështetjeNATOrajonRamush HaradinajSpanjaUshtriaUshtria jugosllaveVetëvendosje
Tjetri
Opozita kërkon hetimin e 2 deputetëve për rekorde kriminale në Itali

Opozita kërkon hetimin e 2 deputetëve për rekorde kriminale në Itali

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.