AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Grupi i Habilajve, sekuestrohen 4.5 tonë drogë në Babicë të Vlorës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e FNSH, duke asgjësuar parcelat me hashash në Kurvelesh. Foto:Policia e Shtetit

Disa ditë pas goditjes së një grupi të dyshuar të trafikut të narkotikëve në Itali, policia dhe prokuroria shqiptare janë vënë në lëvizje duke sekuestruar sasi të mëdha kanabisi në Vlorë

Forcat e FNSH, duke asgjësuar parcelat me hashash në Kurvelesh. Foto:Policia e Shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që njoftoi dje në mbrëmje sekuestrimin sipas tij të 10 tonëve drogë në një shtëpi në Babicë të Vlorës. Berisha postoi një video, që tha se e kishte marrë prej

“qytetarit dixhital” një alias që ai përdor për të gjithë ata që i shkruajnë denoncime.

Video që duket se është  realizuar nga një prej punonjësve të policisë që merrte pjesë në operacion, tregonte një bodrum të mbushur me thasë, në të cilët policia thotë se është gjetur drogë. Më pas një video e dytë tregon një kamion me ngjyra ushtarake që trasporton ngarkesën me thasë të presuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, konfirmoi sekuestrimin e 4.5 tonëve drogë, në një dalje për shtyp ku njoftoi edhe shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë në Elbasan, pas dështimit të policisë atje për të ndërhyrë në përplasjen mes dy bandave lokale.

Operacioni i Babicës është sipas Çakos vijim i goditjes së një organizate kriminale drejtuesit e të cilës u arrestuan disa ditë më parë në Itali, në përgjimet e të cilëve përmendet edhe emri i ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. “Është një hetim në kuadër të dosjes së grupit të strukturuar kriminal Habilaj, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Çako.

Policia njoftoi edhe shoqërimin e disa personave, por Çako tha se detajet e operacionit do të bvëheshin të ditura në një kohë të dytë.

Operacioni i Babicës u pasua nga akuza dhe kundërakuza politike. Ish-Kryeministri Berisha e cilësoi drogën e sekuestruar pronë e “klanit Rama-Tahiri”. Sipas Berishës droga ishte gjetur në shtëpinë e “Armand Koçerri mik i Habilajve”, po ashtu sipas tij vila ishte e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie.

Ndërkohë kryeministri iu përgjigj në Facebook duke akuzuar opozitën dhe median për sulm ndaj policisë.

“E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit”, shkroi Rama.

Prej javësh Policia e Shtetit është nën presion publik për rritjen e kriminalitetit në vend dhe pamundësinë e saj për ta luftuar dhe akuzat e opozitës për lidhje të saj dhe drejtuesve të shumicës me krimin. Po ashtu edhe përgjimet e fundit të antimafias italiane tregojnë implikim të disa drejtuesve të policisë me krerët e grupeve kriminale.

Gjatë deklaratës për shtyp Çako u bëri thirrje qytetarëve që të besonin policinë. “Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit. Lëkundjet në misionin e saj janë një fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar”. Ai premtoi goditje të grupeve kriminale dhe pastrim të policisë, ndërsa tha se vetëm në 9 muaj ishin sekuestruar 35 milion euro pasuri kriminale.

Etiketa: AkuzabesimDrogaelbasanEmriEuroFacebookHabilajHaki ÇakoHashashHetimItaliKanabisiLokaleNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaRamaSajmir TahiriSali BerishaSHshqiptareSulmvideoVlorë
Tjetri
Tensioni rritet në Kuvendin e Shqipërisë pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit

Ruçi thërret këshillin e imuniteteve, por opozita thotë se nuk ka marrë dokumentet e prokurorisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.