AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Hagës provon video-telefonatat për të pandehurit

Dragana ErjavecngaDragana Erjavec
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njësia e Paraburgimit e OKB-së Scheveningen, Hagë. Foto: BIRN.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë po prezanton një projekt pilot që do t’i mundësojë të pandehurve që mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së OKB-së të bëjnë video-telefonata.

Njësia e Paraburgimit e OKB-së Scheveningen, Hagë. Foto: BIRN.

Sekretariati në Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, i cili është pasardhësi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, lajmëroi të premten se së shpejti do të nisë një projekt pilor për t’i bërë të mundur të pandehurve të kryejnë video-telefonata.

Për momentin, të paraburgosurit lejohen vetëm të marrin dhe dërgojnë letra, të bëjnë telefonata dhe të presin vizitorë.

Ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç i ka kërkuar gjykatës në disa raste që ta lejojë atë të përdorë Skype ose mjete të tjera komunikimi me video.

Avokati mbrojtës i Karaxhiçit, Peter Robinson, tha për BIRN se njerëzit që mbahen në burgje të tjera në Holandë dhe në vende të tjera në Europë mund të kontaktojnë me video me anëtarët e familjes

“Vendimi i sekretariatit për të nisur projektin pilor, i cili do t’i bënte të mundur të ndaluarve të shikonin familjet e tyre nëpërmjet Skype ose teknologjive të tjera të ngjashme, është padyshim një hap përpara në krijimin e kushteve njerëzore në paraburgim,” tha Robinson.

“Kjo është shumë e rëndësishme kur të paraburgosurit janë larg anëtarëve të tyre të familjes, siç është rasti i Radovan Karaxhiçit,” shtoi ai.

Gjatë një konference për statusin më 10 tetor, Karaxhiçi përsëriti kërkesën e tij që t’i lejohet qasja në internet dhe përdorimi i Skype, i cili do ta bënte më të lehtë gjetjen e materialeve për punën e tij si edhe komunikimin me familjen e tij.

Ai u kërkoi gjithashtu gjyqtarëve të Hagës ta lejonin atë të përdorte një laptop sepse kishte dhimbje shpine të shkaktuara nga qëndrimi ulur me orë të tëra në një kompjuter tavoline.

Sekretariati i gjykatës hodhi poshtë kërkesat e tij, duke shpjeguar se së shpejti do të niste një projekt pilot për telefonata me video.

Karaxhiçi është mbajtur në Njësinë e Paraburgimit në Scheveningen që nga arrestimi i tij në vitin 2008.

Në mars të vitit të kaluar, Karaxhiç u dënua me 40 vjet burg për përfshirjen e tij në gjenocidin e Srebrenicës, krime kundër njerëzimit në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për gjenocid në disa komuna boshnjake në vitin 1992.

Si Karaxhiçi ashtu edhe prokuroria e Hagës kanë apeluar kundër vendimit, me ish-liderin politik serb të Bosnjës që kërkon të lirohet nga të gjitha akuzat dhe prokurorët që kërkojnë që dënimi i tij të rritet me burgim të përjetshëm.

Etiketa: arrestimiBIRNBurgburgjegjenocidGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarkonferenceKrimeOKBparaburgimpilotprokurorProkuroriaPunëRadovan KaraxhiçSarajevëVendimivideo
Tjetri
BE-ja peshon uljen e tarifave roaming për Ballkanin

BE-ja peshon uljen e tarifave roaming për Ballkanin

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.