AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Komunat kyçe në Kosovë shkojnë në raund të dytë zgjedhjesh

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zgjedhjet në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të shpallë rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore. Megjithatë, rreth 17 komuna do të kalojnë në raundin e dytë.

Zgjedhjet në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Teksa Kosova pret për rezultatet e zgjedhjeve vendore të të dielës, rreth 17 komuna tashmë duken të vendosura të vazhdojnë garën, sipas të dhënave nga OJQ-ja Demokracia në Veprim, e cila monitoroi procesin.

Banorët e Prishtinës po vëzhgojnë garën e ngushtë mes kryebashkiakut aktual, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje – që sipas DIA ka fituar 44.27 për qind të votave – dhe Arban  Abrashi kandidatit nga partia konservatore Liga Demokratike e Kosovës, LDK, që mori 35.7 për qind.

Të tjera komuna që do të vazhdojnë garën elektorale janë Kamenica, Rahoveci, Malisheva, Prizreni, Mitrovica e Jugut, Ferizaj, Istog, Vushtrri, Gjakova, Gjilan, Dragash, Kacanik, Klina, Obilic, Shtime dhe Suhareka.

Vetëvendosje, që e dyfishoi mbështetjen me vota në zgjedhjet e kësaj vere kryeson në shtatë komuna, ndërsa LDK, Partia Demokratike e Kosovës, PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK kanë ruajtur disa nga bastionet e tyre pa nevojën e një raundi të dytë.

Kryeministri Ramush Haradinaj përgëzoi “partitë dhe veçanërisht qytetarët për sjelljen e tyre dinjitoze” në ditën e zgjedhjeve. Ai shtoi se partia e tij, AAK, fitoi tre komuna me garën e parë: Junik, Deçan dhe Obiliç. Ai gjithashtu tha se AAK drejton në Gjakovë dhe se partia dyfishoi komunat që kishte më parë.

Bazuar në të dhënat paraprake të DIA-s, Bekim Jashari, i cili është nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, fitoi Skanderajn, si i pavarur. Kandidatura e tij u mbështet nga PDK-ja, Iniciativa për Kosovën, NISMA dhe AAK.

Siç pritej, Lista Serbe ka fituar në disa komuna me shumicë serbe, si Mitrovica e Veriut, Leposaviç, Novobërda, Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përgëzoi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Dua vetëm t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju përgëzoj për suksesin e jashtëzakonshëm dhe të them se populli ynë në Kosovë dhe Metohi ka treguar edhe një herë se mund të luftojë për mbijetesën e vet, por edhe për vendin e tij, Serbinë”, tha Vuçiç.

Ndërsa ka pasur disa arrestime për mashtrim të votuesve, zgjedhjet përgjithësisht kaluan të qeta, ku pjesëmarrja ishte 43.79 për qind. Votimet u mbyllën në orën 7:00 të mbrëmjes siç qe parashikuar.

Policia arrestoi dy persona pasi BIRN Kosova raportoi se disa qytetarëve u ishte ofruar kafe dhe ushqim në këmbim të votave për PDK-në në Fushë Kosovë.

Një kamerier, Dardan Bylykbashi, punonte në një kafene të zotëruar nga një anëtar i familjes së Migjen Kolshit, një kandidat i PDK në Këshillin Komunal të Fushë Kosovës. Ai u filmua në tre raste të ofronte kafe dhe ushqim për klientët duke i kërkuar të votonin për “numrin 5” në listën e anëtarëve të këshillit të PDK.

Gjatë ditës policia kufitare në pikën Jarinje të Kosovës veriore ndaloi një kamion që kishte eksplozivë dhe disa granata dore. Kamioni po përpiqej të hynte në Kosovë nga Serbia.

Deri në kohën e publikimit, nuk u zbuluan lidhje mes incidentit dhe zgjedhjeve.

Raundet e dyta për zonat e nevojshme do të mbahen brenda dy javëve.

Etiketa: AAKAdem JashariarrestimeBanorëBIRNDeçandemokraciaFerizajGjakovaGjilangraHaradinajIstogJarinjeKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKosovaKosovëLDKLokalemashtrimMitrovicanismaPartiaPartia DemokratikePartia KonservatorePDKPoliciaRamush HaradinajSerbiavereVetëvendosjeVotaZgjedhjetZubin Potok
Tjetri
Edi Rama zëvendëson INSTAT, shpall vetë rritjen ekonomike

Rama sulmon verbalisht prokurorinë për çështjen "Tahiri"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.