AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Udhëkryqi i reformës në drejtësi, ekspertët të shqetësuar për vonesat në zbatim

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspertë dhe hartues të reformës në drejtësi, në tryezën për monitorimin e ecurisë së zbatimit të saj, të organizuar nga ISP. Foto:A.Bogdani.

Një grup ekspertësh të nivelit të lartë, mes të cilëve edhe ish-kreu i EURALIUS në Shqipëri u shprehën të shqetësuar për humbjen e frymës së reformës në drejtësi, ndërsa u bënë apel institucioneve të reja që të mos presin politikën, por të ushtrojnë përgjegjësitë e zbatimit të saj.

Ekspertë dhe hartues të reformës në drejtësi, në tryezën për monitorimin e ecurisë së zbatimit të saj, të organizuar nga ISP. Foto:A.Bogdani.

Një tryezë ekspertësh të nivelit të lartë, e mbledhur në Tiranë për të diskutuar ecurinë e reformës në drejtësi reflektoi shqetësimet mbi ngecjen në udhëkryq të procesit dhe jehonën e zhvillimeve paralele në Parlamentin e Shqipërisë, ku mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në takimin e organizuar të mërkurën në hotel “Rogner” nga Instituti i Studimeve Politike dhe fondacioni Konrad Adenauer, autorë të reformës dhe monitorues të saj e vunë theksin te mospërmbushja e afateve apo te zbehja e vullnetit politik për ta shtyrë përpara këtë proces.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi deklaroi se afatet për ngritjen e institucioneve të reja nuk po zbatohen, ndërkohë që sipas tij kjo zvarritje ka sjellë probleme në funksionimin e institucioneve.

“Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve po rregullojnë dosjet dhe po presin çdo të ndodhë me karrierën e tyre,” tha Krasniqi.

Rainer Deville, ish-shefi i misionit EURALIUS të Bashkimit Europian dhe një nga arkitektët e ndryshimeve kushtetuese ndau të njëjtin shqetësim për afatet dhe vërejti një humbje të vëmendjes dhe të frymës për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Progresi gjatë vitit 2017 nuk ka qenë aq bindës sa ç’ishte në vitin 2016. Vëmendja ka humbur, tema të tjera kanë zënë vemendjen e opinionin publik në 2017,” tha Deville, ndërsa theksoi se çdo ligj do të ishte i parëndësishëm nëse nuk zbatohet.

Duke e konsideruar rolin e ndërkombëtarëve si vëzhgues dhe pa forcë vendimarrëse në proces, Deville ftoi shqiptarët që ta marrin në dorë zbatimin e reformës dhe të bëjnë të mundur ndërtimin e drejtësisë së pavarur për shqiptarët.

“Duhet të gjendet përsëri një marrëveshje mes shqiptarëve për të përcaktuar se kush do të jetë motori i kësaj reforme. Motori mungon,” shtoi ish-shefi i Euralius, i cili mori pjesë në këtë tryezë në rolin e ekspertit.

Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u miratuan në korrik të vitit 2016, por ngritja e institucioneve kyç të vettingut u realizua një vit më pas për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.  Vonesat në ngritjen e tre institucioneve të vettingut kanë mbajtur pezull gjithashtu krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të njësive speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe disa institucione të tjera të reja.

Starti i tre institucioneve të vettingut u bë sërish objekt debatesh në fund të shtatorit, ku mazhoranca reduktoi numrin e stafeve mbështetëse dhe rrëzoi një kërkesë të parë për pagesa të diferencuara.

Ish-shefi i EURALIUS, Deville kujtoi të martën se udhëkryqi debati për pagesat u bë problem edhe gjatë fazës së hartimit të ligjeve, ndërsa shtoi se kjo reformë komplekse ka kosto, e cila sipas tij nuk është e parealizueshme për Shqipërinë.

“Propozuam në atë kohë që të ishte një pagesë tre herë më e lartë se rroga e kryeministrit. Por u përballëm me reagime: O zot, po ç’janë këto pagesa të larta në një vend si Shqipëria dhe kjo u reduktua. Por pyetja shtrohet: A do të jenë në gjendje këta njerëz që të refuzojnë oferta të llojit 100 mijë euro apo 80 mijë euro?,” kujtoi Deville.

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, i cili punoi për hartimin e paketës së ligjeve të reformës në drejtësi bëri një paralelizëm të këtij procesi me reformën penale të viteve ’90, ndërsa shprehu keqardhjen që të dyja këto reforma të rëndësishme u përballën me dyshime.

Hoxha preferoi të mos fliste për politikën, për të cilën tha se “ia kishte sjellë në majë të hundës” përgjatë dy viteve e gjysmë të punës me reformën, por për goditjen e reformës edhe nga profesionistët.

Për të ilustruar situatën e krijuar në sistem, Hoxha përmendi trajnimet e bëra me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale. Ndonëse ky ligj ka hyrë në fuqi që në gusht, Hoxha theksoi se njerëzit e drejtësisë kanë ende njohuri minimale.

“Kemi mbetur në një pikë impasi dhe presim ende nga politika, kur politika e mbylli ciklin e saj me reformën duke i miratuar ligjet, ca me konsensus dhe ca pa konsensus. Strukturat e ndërtuara nga legjislacioni duhet të marrin përsipër përgjegjësitë për zbatimin e saj,” tha Hoxha.

Ndryshe nga pjesmarrësit në panel, kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj e përshkroi me nota më optimiste misionin e institucionit që drejton dhe shanset e tij për sukses. Ajo pohoi gjithashtu se beteja do të jetë e vështirë dhe se janë koshientë që do të përballen me sulme apo përbaltje gjatë këtij rrugëtimi.

“Dua t’u garantoj se Kolegji i Apelimit do ta çojë deri në fund këtë proces. Askush nuk do të na ndalë në misionin tonë. Sa të jem unë në krye të Kolegjit të Apelimit, ju garantoj që ky proces do të ecë. Nuk ka kthim mbrapa,” përfundoi Mulaj.

Etiketa: Afrim KrasniqiApelArtan HoxhaBashkimit EuropianEuraliusEuroGjyqgjyqtarInstituti i Studimeve PolitikeISPKëshillit të Lartë GjyqësorKolegjiKolegji ikostokushtetueseLigjmarrëveshjeNatasha MulajprokurorPunëReformaSaimir TahiriSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Skemat mashtruese të mbledhjes së borxheve i kushtuan miliona euro shqiptarëve

Kastriot Ismailaj dënohet me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.