AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Perandori i ri i Kinës

Chris PattenngaChris Patten
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti kinez Xi Jinping. Foto: Flickr/ Day Donaldson

Kongresi i Partisë Komuniste Kineze përfundoi së fundmi me konsolidim të lidershipit të Xi Jinping, por Kina jo domosdoshmërisht po shkon drejt ëndrrës së saj për ripërtëritje, shkruan Chris Patten.

Presidenti kinez Xi Jinping. Foto: Flick/ Day Donaldson

Një anektodë rreth vizitës së presidentit amerikan Nikson në Kinë në vitin 1972 të cilët shpesh i referohen si konfirmim për pikëpamjen e ndryshme historike të liderëve kinezë. Zhou Enlai, numri dy i Maos, thuhet se iu përgjigj një pyetje për leksionet nga Revolucioni Francez duke thënë se është shumë shpejt për ta parë. Në fakt, sipas diplomatëve që ishin atje, Zhou po diskutonte jo për revolucionin e 1789, por për kryengritjen studentore në Paris të 1968, ndaj mbase ishte shumë shpejt për të folur.

Pas këtij fillimi të gabuar, leksionet nga Revolucioni Francez u rikthyen në modë në Kinë. Menjëherë pas Kongresit të 18 Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze në 2012, u raportua se libri i shkruar në vitin 1856 Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni i Alexis de Tocqueville’s, ishte bërë një bestseller për zyrtarët e lartë. Meritat e librit u ngritën lart nga Uang Qishan, burri që drejtoi fushatën anti-korrupsion të presidentit Xi Jinping dhe mbase aleati më i fortë i tij.

Toqueville argumentonte se shtimi i begatisë në Francën e shekullit 18 e kishte bërë të vështirë të qeverisej vendi. Me t’u bërë të pasur njerëzit gjithashtu bëhen më të ndërgjegjshëm për pabarazinë sociale dhe ekonomike dhe kështu u shtohet pështirosja për të pasurit dhe të fuqishmit. Përpjekjet për të reformuar sistemin vetëm sa i nënvijëzuan vështirësitë. Revolucioni pasoi, duke hequr monarkinë dhe aristokracinë. Kokat e tyre fluturuan me gjithë kuptimin e fjalës.

Kongresi Kombëtar i 19 të Partinë Komuniste Kineze i cili sapo përfundoi tregoi se sa përzemër i kishin marrë këshillat e Toqueville liderët e Kinës. Xi mbrojti autoritetin e tij të padiskutuar brenda partisë dhe në vend. Ai konsolidoi pozicionin gjatë mandatit të parë, duke përmbysur shumë nga trashëgimia e Deng Xiaoping, përfshirë hapjen e ekonomisë ineze, ndarjen e Partisë nga qeveria dhe një qasje të ulët ndaj politikës së huaj dhe asaj të sigurisë.

Xi gjithashtu fshiu rivalë të mundshëm, duke u mbështetur kryesisht në fushatën e tij të thellë anti-korrupsion që shënjestroi zyrtarë që më parë mendoheshin të paprekshëm. Ai sapo mbikëqyri spastrimin më të madh të Komitetit Qendror të Partisë. Ai ka kundërsulmuar çdo kritikë sado të largët apo shenja të mosbindjes, dhe madje ndaloi shakatë në internet, përfshirë fotot që e krahasonin atë me Uini Puh.

Në një vend tjetër, masa të tilla do të nxisnin qortime të ashpra, ku kritikët do ta akuzonin Xi se po e kthen vendin në një diktaturë leniniste. Në Kinë, megjithatë, veprimet u vlerësuan nga vëzhguesit që besojnë se Xi po hap rrugë për përmbushjen e “ëndrrës kineze” për të ripërtërirë vendin.

Por, për disa, ëndrra është në kufi të kthimit në makth. Trendet demografike po kërcënojnë ta kthejnë tepricën e forcës punëtore që ndihmoi rritjen e shpejtë të Kinës gjatë dekadave të fundit në një mungesë force punëtore me një ritëm të paprecedent. Ndotja e ujit dhe mungesa e tij bashkë me çlirimin e dioksidit të karbonit dhe niveleve helmuese të ndotjes së ajrit, po vënë në rrezik shëndetin e njerëzve dhe po rrezikojnë qëndrueshmërinë e performancës ekonomike të Kinës.

Për më tepër, rritja e PPB kineze, po nxitet kryesisht nga një kombinim i borxhit që po rritet me shpejtësi dhe rritja e çmimit të pronave. Edhe kërkuesit kinezë pranojnë se vendi i tyre ka një nga nivelet më të larta të pabarazisë së të ardhurave në botë. Teksa të varfrit bëhen edhe më të varfër dhe të pasurit shtojnë pasurinë, shumë po pyesin nëse kjo është ajo që nënkupton vërtetë “socializmi me karakteristika kineze”.

Sigurisht, ka gjithnjë një opinionist që është i gatshëm të ofrojë një këndvështrim pozitiv. Kina ia ka shumicën e borxhit vetes, sepse prioritetet politike e drejtojnë huadhënien po aq sa konsideratat komerciale. Kina mbështet përpjekjet kombëtare për të zgjidhur degradimin mjedisor dhe ndryshimin klimatik. Shumica e njerëzve po përmirësojnë kushtet e jetës, pavarësisht se në mënyrë të pabarabartë. Dhe administrata e Xi të paktën po bën diçka për të dënuar korrupsionin endemik në Parti.

Të gjithë duhet të shpresjmë që të paktën një pjesë e kësaj që thonë optimistët e Kinës të jetë e vërtetë; nëse pëson rënie rritja kineze, e gjithë ekonomia globale do të vuajë. Por, edhe nëse optimistët përligjen, pretendimi Xi se Kina ka gjetur një mënyrë më të mirë për të drejtuar një shoqëri dhe ekonomi moderne duket shumë larg shënjestrës.

Sigurisht, nga sjellja e çuditshme mashtruese e presidentit amerikan Donald Trump te rritja dëmtuese e nacionalizmit populist në Europë, vendet demokratike po presin hisen e tyre në këtë mesele. Por sistemet demokratike kanë mekanizma të brendshëm që i japin atyre mundësi të rregullojnë veten pa kaluar në dhunë apo shtypje.

Ky nuk është rasti për Kinën e Xi. Për vite, ka pasur një debat serioz në Kinë rreth gjendjes së shtetit në çështjet ekonomike. Një kamp thoshte se nëse CCP do ta lironte ekonominë, do të humbiste pashmangshmërisht kontrollin e shtetit. Të tjerë argumentonin të kundërtën: nëse Partia nuk jepte më tepër liri ekonomike, ajo do të humbiste fuqinë politike, pasi me shtimin e kontraditave ekonomike do të bëhej vendi më pak i qëndrueshëm. Xi qartazi mbështet kampin e parë.

Por nuk është vetëm partia ajo që po fuqizohet nga Xi; ai po fuqizon edhe veten. Në fakt, është e vështirë të kuptosh kush po rritet në gradat komanduese të partisë dhe kush do të mbetet poshtë se nuk është dakord me liderin. Kjo nuk i ka penguar të jashtmit të spekulojnë, por nuk ka asgjë më shumë se hamendësim. Xi, ashtu si çdo perandor tjetër, do të vazhdojë të caktojë oborrtarë që do ta ndjekin atë kudo që ai do t’i çojë.

Por me rritjen e fuqisë shtohet dhe përgjegjësia – dhe, në këtë pikë, pushteti i Xi është virtualisht absolut. Kjo është një barrë e madhe për një burrë. Xi mund të jetë shumë më i zgjuar se Trump (jo ndonjë stekë e lartë), por kjo nuk mjafton për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Kinën. Dhe, nëse gjërat shkojnë keq, gjithkush do ta dijë se kë të fajësojë. Ka një arsye përse dinastitë diktatoriale priren të përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Nuk ke pse lexon Toqueville për ta mësuar këtë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. China’s New Emperor

Etiketa: AdministratadiplomatDonald TrumpekonomiEkonomiaGradatkampKEKinakonfirmimKorrupsionKufiLibriMasaNdotjapaktPartiapopulistProject SyndicatePunëQeveriarrezikSHshtypjeTrumpVëzhguesitXi Jinping
Tjetri
Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorët që kërcënuan sigurinë në burgje

Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorët që kërcënuan sigurinë në burgje

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.