AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Partia LDK më e vjetër e Kosovës përshëndet rikthimin në majë të politikës

Përparim IsufingaPërparim Isufi
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të LDK-së në një tubim në tetor. Foto: LDK Facebook.

Rezultatet e qendrueshme të zgjedhjeve lokale i kanë dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresë të re se para e presin ditë më të mira, por disa ekspertë thonë se festimet do të ishin të parakohshme.

Mbështetës të LDK-së në një tubim në tetor. Foto: LDK Facebook.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë treguan një rritje të konsiderueshme në popullaritetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK.

Partia më e vjetër politike shqiptare e Kosovës ka luftuar që të gjejë një identitet të ri dhe një vrull politik që prej vdekjes së liderit të saj të gjatë, Ibrahim Rugova, në janar të vitit 2006.

Megjithatë, disa ekspertë, si edhe kundërshtarët politikë të LDK-së, paralajmërojnë se partia duhet të presë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 19 nëntor, përpara se të hapë shampanjën.

“Rezultatet na rikthyen fuqimisht në skenën politike. Disa njerëz po rikthehen në shtëpinë e vjetër. Duket sikur votuesit për një farë kohe provuan aventura të tjera, por tani ata shohin shtëpinë e vjetër si më të mirë,” tha për TV21 më 24 tetor deputeti i LDK-së Driton Selmanaj.

Ai po i referohej historisë së gjatë të humbjeve të LDK-së që nga zgjedhjet e vitit 2007, kur Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e Hashim Thaçit e mundi LDK-në dhe gradualisht mori kontrollin pothuajse të plotë politik në nivel qendror dhe komunal.

Selmanaj, si disa aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, i qëndruan besnikë LDK-së gjatë gjithë kësaj periudhe të zymtë dhe tani po festojnë atë që ata e shohin si drita në fund të një tuneli të gjatë.

“Duke ndjekur çdo kriter të mundshëm, qoftë numri i votave, kryetarët e zgjedhur apo përfaqësuesit e zgjedhur të asambleve komunale, LDK-ja është partia më e madhe në vend,” tha një tjetër deputet i LDK-së dhe ish-aktivist i shoqërisë civile Lumir Abdixhiku për Rrokum TV në Prishtinë më 24 tetor, dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Partia “e parë” politike përshëndet rikthimin

Menjëherë pas raundit të parë të rezultateve të zgjedhjeve lokale, LDK tregoi entuziazmin e saj të ri duke lëshuar një sërë sulmesh politike ndaj qeverisë.

Megjithatë, partia ka qenë në lëvizje që nga zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor, kur LDK-ja doli në vend të dytë, duke fituar 27 nga 120 vende, pas Vetëvendosjes, e cila fitoi 32 vende.

Zv/kryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, megjithatë nuk habitet nga lëvizjet e fundit të LDK-së. “Pas 17 vjetësh, LDK-ja po përpiqet në mënyrë krejtësisht artificiale ta prezantojë veten si një parti opozitare, por është thjesht PR,” tha ai.

“Nuk ka asnjë thelb. Është thjesht një flluskë,” tha Sejdiu për portalin e lajmeve Telegrafi në një intervistë më 26 tetor.

LDK-ja ishte partia e parë etnike shqiptare e krijuar në Kosovë në vitin 1989.

Nën drejtimin e Rugovës, ajo udhëhoqi rezistencën politike ndaj regjimit serb të Slobodan Millosheviçit për një dekadë, duke mbrojtur jo-dhunën dhe krijimin e sistemeve paralele shqiptare të arsimit dhe qeverisë.

Në zgjedhjet e para lokale të Kosovës pas luftës në vitin 2000, ajo befasoi shumë njerëz kur fitoi kontrollin e shumicës së komunave, duke lënë shumë pas partitë e udhëhequra nga ish-komandantët guerilas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, si PDK-ja e Hashim Thaçit dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Mbizotërimi politik i LDK-së zgjati deri në zgjedhjet e vitit 2007, kur, pas vdekjes së themeluesit të saj dhe rritjeve të mosmarrëveshjeve të brendshme, ajo humbi para PDK-së që tashmë sa vinte e rritej.

Festimet duhen lënë në pritje për momentin

Pavarësisht gjendjes emocionale aktuale euforike brenda lidershipit të LDK-së, analisti Artan Muhaxhiri thotë se juria vazhdon ende. Është e rëndësishme të shohim si kandidatët e LDK-së performojnë në raundin e dytë, ku kandidatët e tyre janë në balotazh në 10 nga 19 komuna më 19 nëntor.

Muhaxhiri beson gjithashtu se LDK-ja do të gjykohet për rezultatet që ajo arrin në komunat e mëdha. LDK-ja fitoi vetëm një në raundin e parë, në Pejë. Në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj kandidatët e saj do të përballen me balotazh më 19 nëntor.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale nuk janë arsye për euforinë e LDK-së sepse ata ishin pasojë e faktorëve të tjerë, të cilët nuk varen nga LDK-ja,” tha Muhaxhiri për BIRN.

Sipas tij, Vetëvendosja, e cila performoi shumë mirë në zgjedhjet parlamentare të qershorit, bëri “gabime strategjike” në këto zgjedhjet e fundit në përzgjedhjen e kandidatëve të saj për kryetarë bashkie dhe komune.

Ai thekson gjithashtu se rivali i PDK-së, Kadri Veseli, ndërkohë mbetet i bllokuar në një “proces të imponuar reformimi të brendshëm”, pas ndryshimeve që ndodhën kur lideri i saj, Hashim Thaçi, u bë president i Kosovës në prill të vitit 2016.

“Një vlerësim përfundimtar i suksesit elektoral të LDK-së do të varet nga balotazhi në Prishtinë,” theksoi ai. “Rikthimi i kryeqytetit të Kosovës nën kontrollin e LDK-së do ta rriste rezultatin e saj, por një fitore e Vetëvendosjes do të diversifikonte peizazhin e fituesve.”

Gazetari nga Kosova Agron Halitaj mendon se LDK-ja ka një moment të ri kryesisht për shkak të brishtësisë së koalicionit qeverisës, i cili përbëhet nga shumë parti dhe ka vetëm një shumicë të ngushtë në parlament.

“LDK po bëhet gjithnjë e më e fuqishme në nivel kombëtar edhe për shkak të frymës së re të përfaqësimit në parlament. Ne po shohim fytyra të reja që fitojnë terren brenda partisë, duke larguar të moshuarit,” tha Halitaj.

Megjithatë, Halitaj nuk pajtohet me idenë se LDK-ja ka fituar një pozitë më të favorshme krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013.

“Lidershipi i LDK-së përpiqet të krijojë një imazh të LDK-së që rikthehet në ditët e saj të lavdishme, kur drejtohej nga Rugova, por rezultatet paraprake tregojnë se partia në zgjedhjet lokale fitoi 12,000 vota më pak sesa fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ,” tha Halitaj për BIRN.

Ende e paqartë se kush do ta drejtojë opozitën

Valmir Ismaili, drejtor i institutit “Demokracia +” në Prishtinë, thotë se duke qenë se LDK-ja është në opozitë në nivel kombëtar, ajo do të ngrejë zërin kundër qeverisë së koalicionit, sidomos kundër PDK-së, edhe pse ata ishin partnerë koalicioni deri në qershorin e kaluar.

“Por kur flasim për atë që do të drejtojë bllokun e opozitës, shoh që Vetëvendosja po e ruan këtë rol sepse ata mund t’i kujtojnë gjithmonë LDK-së se, deri së fundmi, ata ishin në koalicion me ata që tani i kritikojnë,” tha ai.

“Vetëvendosja ka qenë vazhdimisht konsistente në qëndrimin e saj kundër qeverisë,” tha Ismaili për BIRN.

Ai mendon se LDK-ja ka një rrugë të gjatë për të bërë në përpjekjen e saj për të rimarrë rolin udhëheqës në politikën e Kosovës.

“Nëse LDK-ja dëshiron të rikthehet si partia kryesore, ajo duhet të ndërmarrë reforma të brendshme menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe të shpallë zgjedhjet brenda në parti në një proces transparent,” tha Ismaili.

“Vetëm përmes një procesi zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës dhe duke u treguar e hapur ndaj të rinjve që vijnë, LDK-ja mund të pretendojë të rikthehet seriozisht në garë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të ndodhin,” tha Ismaili.

Artan Muhaxhiri thotë se është e natyrshme që LDK-ja tani po kërkon ta freskojë partinë dhe të arrijë tek votuesit e rinj të cilët “me shumë gjasa do të bashkoheshin me Vetëvendosjen”.

Sipas Muhaxhirit, gjendja në LDK ka qenë më pak se “idilike” gjatë viteve të fundit, me disa deputetë që kanë dalë publikisht kundër liderit të tyre, Isa Mustafa, dhe marrëveshjes së tij me PDK-në në qeverinë e koalicionit të vitit 2014, si dhe duke kundërshtuar marrëveshjen polemike kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

“Këto janë shenja të qarta që LDK-ja ka nevojë për një reformë të harmonizuar e cila do të kontribuonte në një stabilitet afatgjatë në strukturat dhe lidershipin e tyre. Vrulli i momentit mund të jetë një pikënisje,” shtoi Muhaxhiri.

Në kampin e LDK-së, Abdixhiku është i sigurt për partinë dhe të ardhmen e saj. Kishte “bashkëpunim midis brezave” në zgjedhjet e 22 tetorit, tha ai, duke përfunduar: “Ne kemi thënë se  do t’i korrigjojmë gabimet tona në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të kthehemi aty ku e kemi vendin.”

Etiketa: AAKaktivistBIRNdemokraciadeputetDhunëFacebookFerizajfitoreGjilanHashim ThaçiIbrahim RugovaIsa Mustafakadri veselikandidatëtKosovaKosovëkryetarLDKLokaleLumir AbdixhikuMillosheviçParaparlamentPartiaPartia DemokratikePDKPRpresidentReformaSHshqiptarestabilitetVotavotuesitVotuesit e rinjZgjedhjet
Tjetri
Të ndjesh ritmin e rrugës ballkanike të refugjatëve

Të ndjesh ritmin e rrugës ballkanike të refugjatëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.