AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rreziku i vërtetë për ekonominë globale

Christopher SmartngaChristopher Smart
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga (AP Photo/Amr Nabil)

Dikush mund të mendojë se krizat që po krijohen në Gadishullin Korean dhe në Lindjen e Mesme përbëjnë një kërcënim serioz për zgjerimin aktual ekonomik botëror. Por krizat politike shpesh sjellin vetëm korrigjime të shkurtra të tregut, ndërsa ndryshimet graduale në institucionet ndërkombëtare globale mund të jenë shumë më të rëndësishme për sjelljen e investitorëve.

Foto ilustruese.

Një nga misteret e mëdha të tregjeve globale të ditëve të sotme është entuziazmi i tyre i pakuptueshëm, madje edhe kur bota rreth tyre shfaqet në prag kaosi apo kolapsi. E megjithatë, investitorët mund të jenë më racionalë sesa duken kur bëhet fjalë për çmimet në rreziqet politike. Nëse investimi është gjëja më kryesore në uljen e flukseve të ardhshme të parasë, është e rëndësishme të përqendrohemi saktësisht në atë që do të ndikojë edhe jo në këto llogaritje. Krizat e mundshme që mund të jenë më dramatiket apo të dhunshmet janë, si për ironi, ato që tregu i ka më të lehta për t’i shqyrtuar.

Shumë më të rrezikshme janë ndryshimet në institucionet ndërkombëtare globale që rrisin pritshmëritë për mënyrën si do të sillen lojtarë kyç. Ndryshime të tilla mund të shfaqen vetëm ngadalë, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht kalkulimin për vlerësimin e rreziqeve dhe rikthimeve të mundshme.

Tregu i sotëm është i lehtë për t’u shpjeguar në aspektin e faktorëve themelorë. Të ardhurat po rriten, inflacioni është mbajtur në skaj dhe ekonomia globale duket se po përjeton një zgjerim të madh dhe të sinkronizuar. Në tetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar përditësoi pikëpamjen e tij për të parashikuar se vetëm një pjesë të vogël e vendeve të vogla do të pësojnë një recesion vitin e ardhshëm. Ndërsa bankat qendrore kryesore po planifikojnë, ose kanë filluar tashmë, të forcojnë politikën monetare, normat e interesit do të mbeten të ulëta për tani.

Krizat politike, sado të bujshme që mund të jenë, nuk kanë gjasa të ndryshojnë koston ekonomike të investitorëve. Edhe pas fatkeqësive më të mëdha të shekullit të njëzetë, tregjet u tërhoqën pas shumë shpejt. Pas sulmit të Japonisë në Pearl Harbor, tregjet e aksioneve në SHBA ranë me 10%, por e morën veten përsëri brenda gjashtë javëve. Në mënyrë të ngjashme, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, aksionet e SHBA ranë rreth 12%, por e rimorën veten pas një muaji. Pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy, çmimet e aksioneve ranë më pak se 3%, dhe e rimorën veten të nesërmen.

Po, çdo krizë politike është ndryshe. Por përmes shumicës së tyre, thekson investitori veteran Jens Nystedt, pjesëmarrësit në treg mund të mbështeten në një përgjigje nga politikë bërësit. Bankat qendrore dhe ministritë e financave pothuajse gjithmonë do të nxitojnë për të kompensuar premisat në rritje të rrezikut duke rregulluar normat e interesit apo politikat fiskale dhe investitorët do të ofrojnë asete përsëri në vlerat e tyre para kohës së krizës.

Sot një konflikt me Korenë e Veriut për programet e saj bërthamore dhe raketore kryeson shumicën e listave të krizave të mundshme. Lufta e hapur ose një incident bërthamor në Gadishullin Korean do të shkaktonte një katastrofë njerëzore, do të ndërpriste tregtinë me Korenë e Jugut – ekonomia e 13-të më e madhe në botë – dhe do të trondiste politikën në të gjithë botën. E megjithatë, një fatkeqësi e tillë do të kishte shumë gjasa të ishte e shkurtër dhe rezultati i saj do të ishte i qartë pothuajse menjëherë. Fuqitë e mëdha të botës do të mbeteshin pak a shumë njësoj dhe flukset e ardhshme monetare në shumicën e investimeve do të vazhdonin të pashqetësuara.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Arabinë Saudite, ku princi i kurorës Mohammed bin Salman thjesht e pastroi qeverinë dhe aparatin e sigurisë për të konsoliduar pushtetin e tij. Edhe nëse një trazirë e papritur në Mbretëri do të transformonte ekuilibrin e pushtetit në Lindjen e Mesme, vendi do të vazhdonte të vazhdonte ende të ruante eksportet e tij. Dhe nëse do të kishte një ndërprerje në furnizimin global me naftë, kjo do të zbutej nga prodhues konkurrues dhe teknologji të reja.

Në mënyrë të ngjashme një kolaps i plotë politik apo ekonomik në Venezuelë do të kishte implikime serioze rajonale dhe mund të rezultojë në një krizë edhe më të thellë humanitare atje. Por kjo me shumë gjasa s’do të kishte një impakt më të gjerë, shumë më pak sistematik në tregjet e energjisë dhe ato financiare.

Skenarë të tillë shpesh janë në titujt kryesorë, kështu që dukuria e tyre ka shumë pak gjasa të vijë si surprizë. Por edhe kur një krizë, siç është një sulm apo një epidemi kibernetike, ndodh në mënyrë të papritur, trazirat pasuese të tregut zakonisht zgjasin vetëm aq kohë sa duhet që investitorët që të rivlerësojnë normat e skontimit dhe fitimet e ardhshme.

Ndryshe nga kjo, ndryshimet në supozimet ekonomike kanë shumë pak gjasa të shkaktojnë një shitje asetesh me çmime të ulëta, duke i nxitur investitorët që të rivlerësojnë mundësinë e realizimit të flukseve të parashikuara të parasë. Mund të ketë një ndërgjegjësim në mesin e investitorëve se ritmet e rritjes po ngadalësohen ose se bankat qendrore kanë humbur përsëri shfaqjen e inflacionit. Ose ndryshimi mund të vijë më papritur, për shembull, me zbulimin e xhepat e mëdhenj të kredive toksike që nuk ka gjasa të paguhen.

Siç e dinë mirë edhe investitorët e tregut, ndryshimet politike mund të ndikojnë në supozimet ekonomike. Por, përsëri, rreziku rrjedh më pak nga goditjet e paparashikueshme sesa nga erozioni i ngadalshëm i institucioneve që investitorët u besojnë për ta bërë më të parashikueshme një botë të pasigurt.

Për shembull, investitorët në Turqi e dinë se largimi i vendit nga demokracia e ka distancuar atë nga Europa dhe ka prezantuar rreziqe të reja për rikthime të ardhshme. Nga ana tjetër, në Brazil, pavarësisht një skandali të vazhdueshëm korrupsioni që ka rrëzuar një president dhe mund të rrëzojë edhe një tjetër, investitorët e pranojnë se institucionet e vendit po punojnë – edhe pse në mënyrën e tyre të pavolitshme – dhe i kanë vlerësuar rreziqet në mënyrë të përshtatshme.

Rreziku më i madh politik për tregjet globale sot është se lojtarët kryesorë që formësojnë pritshmëritë e investitorëve i nënshtrohen një riorganizimi rrënjësor. Më shqetësuesja nga të gjitha është SHBA-ja e cila tani po kërkon të ndërtojë një rol të ri global për veten nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Duke u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke u përpjekur të rinegociojë marrëveshjet ekzistuese tregtare, Shtetet e Bashkuara janë bërë tashmë më pak të parashikueshme. Duke parë përpara, nëse Trumpi dhe liderët e ardhshëm të SHBA-së vazhdojnë të angazhohen me vendet e tjera nëpërmjet transaksioneve me shuma zero sesa duke ndërtuar institucione bashkëpunuese, bota nuk do të mund të jetë në gjendje të mbledhë një përgjigje të përbashkët në periudhën e ardhshme të trazirave të tregut global.

Së fundmi, një SHBA më pak e besueshme do të kërkojë një normë më të lartë zbritjeje pothuajse kudo. Nëse cikle të tjera ekonomike nuk ndërhyjnë para ndryshimit të pritshmërive të investuesve, ky do të jetë fundi i bumit aktual të tregut.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Real Risk to the Global Economy

Etiketa: BankatBrazildemokraciaDonald TrumpEkonomiaerozioniEuropaInflacioniKibernetikekonfliktKorrupsioniLuftaParapresidentProject SyndicaterecesionSHBAShtetet e BashkuaraSulmteknologjiTregTreguTrumpTurqizgjerim
Tjetri
Refugjatët që shmangin kampet zyrtare përballen me dimrin e Serbisë

Refugjatët që shmangin kampet zyrtare përballen me dimrin e Serbisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.