AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Thellohet përplasja politike për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Përgjithshme. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Ndërsa deputetët socialistë dëgjuan 7 kandidaturat për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm, opozita që bojkotoi seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve akuzon kryeministrin se po kryen shkelje të kushtetutës dhe se kërkon të kapë drejtësinë

Prokuroria e Përgjithshme. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Opozita bojkotoi seancën dëgjimore me kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, ndërsa më herët kryetarja e LSI Monika Kryemadhi  dhe ai i PD Lulzim Basha sulmuan shumicën se po synonte marrjen nën kontrol të institucioneve të drejtësisë duke shkelur kushtetutën dhe me qëllim mbylljen e dosjeve hetimore.

Socialistët nga ana e tyre, përsëritën ftesën publike për pjesëmarrje të opozitës, ndërsa vijuan përpos kësaj me dëgjimin e 7 kandidaturave për postit vakant që prej javës së parë të dhjetorit. Kandidatët Arqile Koça, Arta marku Artur Selmani, Besnik Muçi, Ferdinad Elezi, Ermira Tafani dhe Granit Shahu, prezantuan platformat e tyre, ndërsa kryesisht kritikuan sistemin e promovimit dhe trasferimeve që sipas tyre nuk kishte qenë i bazuar në meritë dhe disa probleme të tjera të prokurorisë.

Përplasja mes palëve politike ishte e parashikueshme, pas vonesave në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku mungon ende kandidati nga shoqëria civile e cila në një letër publike sëfundmi shpjegoi se nuk kishte kandidatë që përmbushnin kriterin e të qenit 15 vjet jurist dhe mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës në fillim të këtij muaji.

Debati sidoqoftë u ashpërsua vetëm pak ditë më parë, pasi u bë e qartë se Partia Socialiste do të synonte emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm sipas dispozitës kalimtare në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” qoftë kjo edhe me shumicë të thjeshtë.

Lulzim Basha në një konferencë për shtyp për këtë çështje u tha gazetarëve se ajo që synonte shumica ishte “dhunim flagrant i kushtetutës”. “Ne nuk do të pranojmë kurrë një shkelje flagrante të Kushtetutës, me qellimin e vetëm për të emëruar Edi Ramën, përveçse kryeministër me vota të vjedhura, edhe kryeprokuror në shkelje të Kushtetutës me një qëllim-mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit dhe zhytjen e Shqipërisë edhe më thellë në rekordet e zeza të narkoshtetit”, tha Basha.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi mbajti pak a shumë të njëjtin qëndrim. “Rrëmbimi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, mënyra arrogante se si po veprohet nga mazhoranca tregon frikën që ka mazhoranca për çështjen Tahiri dhe kjo është një nga arsyet që po nxiton për të shkelur Kushtetutën në mënyrë të tillë”, tha ajo megjithëse ndryshe nga PD, LSI e ka votuar ligjin “Për organizimin e prokurorisë”, përfshi dispozitën kalimtare që përmend prokurorin e përkohshëm.

Kryemadhi po ashtu u tha gazetarëve se nuk kishte komunikuar me bashkëshortin, njëkohësisht Presidentin e Republikës Ilir Meta rreth çështjes pasi nuk ishin takuar prej 12 ditësh, ndërsa ironizoi shoqërinë civile se nuk kishte në gjendje të sillte një kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të dy akuzuan Ramën se po pengonte procesin qëllimisht për të mos lejuar ngritjen e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit. Zërit të dy partive opozitare iu bashkua edhe PDIU që ka në kuvend tre deputetë të cilët deri tani kanë votuar në favor të nismave të qeverisë.

Kryeministri që iu përgjigj në faqen e tij në Facebook vetëm Bashës duke i cilësuar akuzat e tij qesharake. Rama aludon  se Basha akuzoi komunitetin ndërkombëtar se kërkonte të mbyllte dosjet. “A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”, shkroi Rama i cili nuk e përsëriti ftesën për opozitën që të marrë pjesë në proces. Si Basha ashtu edhe Kryemadhi, e cila propozoi ndryshime kushtetuese për ta hequr anëtarin e shoqërisë civile, refuzuan ftesën dhe e cilësuan nismën të paligjshme.

Ndërkohë në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve 7 personat që kandiduan pas thirrjes së shumicës parlamentare për postin, prezantuan platformat e tyre dhe iu përgjigjën disa pyetjeve. Ata u ankuan për mënyrën se si ishte drejtuar deri tani Prokuroria e Përgjithshme, thanë se promovimet nuk ishin bërë në bazë të meritës dhe premtuan ta ndryshonin këtë.

Po ashtu kandidatët thanë se centralizimi i prokurorisë kishte qenë një prej defekteve kryesore të saj dhe se institucionit i mungonin hetimet proaktive.  Pas dëgjimit të kandidatëve komisioni i ligjeve pritet të dalë me një raport që do i paraqitet kuvendit.

 

Etiketa: AdriatikArqile KoçaArta MarkuArtur SelmaniBashaBEdeputetdosjeEdi RamErmira TafaniFacebookgazetarHetimetIlir MetakandidatëtKomisioni i LigjevekushtetueseKuvendLSILulzim BashaMetaMonika KryemadhiOpozitaPartiaPartia SocialistePDPDIUprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRamaraportSHSHBAshqipVota
Tjetri
Kërcënimet ndaj gazetarëve tregojnë problemet në rritje të medias bullgare

Kërcënimet ndaj gazetarëve tregojnë problemet në rritje të medias bullgare

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.