AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dekriminalizimi, prokuroria kërkon heqje të mandateve të Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e PDIU, Aqif rakipi, Reme Lala dhe Bujar Muça | Foto nga : LSA

KQZ konfirmoi se kishte marrë informacion për pesë kërkesa bazuar mbi ligjin e dekriminalizimit. Në dy prej informacioneve kërkohet heqja e mandatit të deputetit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën, dy të tjera janë për ish-deputetë, ndërsa ka rezultuar i pastër kryebashkiaku i Pogradecit.

Deputetët e PDIU, Aqif rakipi, Reme Lala dhe Bujar Muça | Foto nga : LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se ka marrë  nga Prokuroria e Përgjithsme kërkesën për të hequr mandatet e deputetit të PDIU Aqif Rakipi dhe atij të LSI Gledion Rehovica.

Kreu i KQZ Klement Zguri i tha BIRN se zyra për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme i kishte dërguar informacion për pesë zyrtarë të zgjedhur, verifikimit për të cilit kishte nisur në fillim të këtij viti.

Zguri tha se kishte kërkesë për heqjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën.

Deputeti Rakipi i tha BIRN se “nuk dinte për çfarë bëhej fjalë” [kërkesën e prokurorisë], ndërsa shtoi se “Nuk e dinte me çfarë motivi e kërkonte [prokuroria]”. BIRN nuk arriti të kontaktonte me deputetin e LSI Rehovica.

Po ashtu as Aqif Rakipi, as Gledion Rehovica, nuk deklarojnë probleme në formularët e vetëdeklarimit.

Zguri i tha BIRN  se KQZ nuk kishte pasur kohë “të shihte detajet” e informacionit dhe bëri me dije se për këtë do të kishte një mbledhje mëngjesin e të mërkurës.

“Dy prej tyre janë ish-deputetë, kështu që nuk preken nga ligji, ndërsa dy të tjerë po”, tha Zguri për BIRN, ndërsa konfirmoi edhe emrat.  Ai tha se bëhej fjalë për një kërkesë për informacion të nisur muaj më parë, ku përfshiheshin Mhill Fufi dhe Omer Mamo, të cilët ishin deputetë në legjislaturën e fundit, por që nuk preken nga ligji pasi nuk u rizgjodhën, dhe Rehovica e Rakipi për të cilët është kërkuar heqja e mandatit.

Në të njëjtën kërkesë sipas Zgurit ishte edhe kryetari i bashkisë së Pogradecit që sipas informacionit nga prokuroria ka rezultuar i pastër dhe nuk preket nga ligji.

Burime nga prokuroria po ashtu konfirmuan për BIRN kërkesën. Ata thanë se për dy deputetët, ishte dërguar një kërkesë për heqjen e mandatit sëfundmi, pasi janë gjetur mospërpudhje mes vetëdeklarimit dhe asaj që prokuroria ka gjetur në verifikimet e saj.

Kërkesa për verifikime të të shkuarës së deputetit të PDIU, Aqif Rakipi,  u përsërit nga PD në tetor të këtij viti. PD e cilëson Rakipi një mik të kryeministrit, ndërsa fajësoi këtë të fundit se po i jepte mbrojtje pasi u akuzua se shkaktoi një aksident me vdekje dhe braktisi vendin e ngjarjes në gusht të këtij viti.

Pas kësaj kërkesë të dytë, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, njoftoi për një takim me kryeministrin Edi Rama, në të cilin sipas prokurorisë ishte biseduar lidhur me verifikimin e thelluar në “kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi”.

I kontaktuar nga BIRN Rakipi tha se nuk kishte informacion, ndërsa shtoi se nuk kishte dënime. “As kam bo gjo ndonjiherë, as të kem ndonjë dënim asgjo”, tha ai.  Rehovica po ashtu më herët i ka mohuar akuzat, por ai nuk qe e mundur të kontaktohej.

Ligji për dekriminalizimin u miratua në fillim të vitit 2016, pas një fushata gati dy vjeçare të Partisë Demokratike, që akuzoi shumicën se kishte përfshirë në listat për deputetë e kryetar bashkish persona me të shkuar kriminale.  Dy depuetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, e ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, humbën mandatet pas verifikimeve që filluan me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ndërkohë dy deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Armando Prenga dhanë dorëheqjen.

Për disa zyrtarë të tjerë për të cilët u kërkua heqja e mandatit,  KQZ vendosi mes debateve se nuk kishte arsye të mjaftueshme për tu hequr mandatin.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaaksidentAqif RakipiArben NdokaArmando PrengaBIRNDekriminalizimideputetEdi RamaElvis RroshifushataKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZkryetarLSImandatetMbledhjembrojtjePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPDIUProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaRamashqipvdekje
Tjetri
Prindërve të foshnjave të humbura të Serbisë u rikthehet shpresa

Lindshmëria e shqiptarëve drejt pikës më të ulët që nga themelimi i shtetit

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.