Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Deputetët Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica humbasin mandatin

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:54 | 05/01/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
KQZ nuk vendos për mandatet e Rakipit dhe Rehovicës

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, nënkryetari, Denar Biba dhe anëtaret Gëzim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi, Hysen Osmanaj e Vera Shtjefni gjatë një mbledhjeje më 12 dhjetor 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni qendror i zgjedhjeve vendosi sot heqjen e mandateve të dy deputetëve për shkak se nuk kishin deklaruar probleme penale me drejtësinë Italiane shumë vite më parë.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, nënkryetari, Denar Biba dhe anëtaret Gëzim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi, Hysen Osmanaj e Vera Shtjefni gjatë një mbledhjeje më 12 dhjetor 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi i Qarkut Elbasan dhe ai i LSI, Gledjon Rehovica i LSI humbën mandatet sot si pasojë e ligjit për Pastërtinë e Figurës, të njohur më së shumti si Ligji i Dekriminalizimit, për shkak se kishin dështuar të vetëdeklaronin dy episode penale të kryera në Itali shumë vite më parë.

Pas debateve që zgjatën me javë, kryetari i KQZ-së Klement Zguri lexoi pasdreken e sotme vendimin për heqjen e mandateve dhe njoftimin e vakancës në Kuvendin e Shqipërisë. Çështja e kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri, i cili nuk ka vetëdeklaruar urdhrin e ekstradimit nga territori i Italisë, u shty për një vendim tjetër, ku prokurorisë iu kërkua edhe një herë informacion shtesë.

Rakipi nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, është deputet që nga viti 2013 në Qarkun e Elbasanit. Ai rezultoi shumë i suksesshëm në zgjedhjet e vitit 2017 pasi PDIU arriti të marrë në Elbasan 18 për qind të votave duke siguruar dy nga tre mandatet e kësaj partie. Por Partia Demokratike në opozitë kërkoi tetorin e kaluar verifikim të thelluar për pastërtinë e figurës së Rakipit dhe një deputeti tjetër të Partisë Socialiste. KQZ thotë në relacionin e projektvendimit të saj se të gjitha verifikimet me emrin e Rakipit në Shqipëri dhe Itali nuk kanë sjellë rezultat, por prokuroria dërgoi për verifikim gjurmët e gishtave të Rakipit, të marra nga kompania koncesionare e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Nga verifikimi i gjurmëve të gishtave në Itali ka rezultuar se “Aqif Rakipi është raportuar me datë 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996 me gjenealitetet Aqif Rakipi, lindur më 01.04.1964.”

Marrja e mallrave të vjedhura nuk përfshihet në llojin e veprave penale që e bëjnë një subjekt të pazgjedhshëm në poste publike, por Rakipi rrezikon të humbasë mandatin për shkak se ka dështuar të deklarojë këtë episod në formularin e vetëdeklarimit.

Ishin gjithashtu gjurmët e gishtave që shkaktuan telashet për deputetin Gledjon Rehovica nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Rehovica, i zgjedhur deputet në Qarkun e Beratit, rezultoi fillimisht i pastër nga verifikimet, por gjurmët e gishtave të verifikuara në Itali “ka rezultuar se ndaj z. Gledion Rahovica, më datë 27.02.1999, është raportuar vepra penale “Vjedhje Dyqani”, me gjeneralitete të z. Kusta Mina, lindur më datë 21.12.1978 në Shqipëri”.

Tjetri
Greqia pranon të ekstradojë të dyshuarit për përgjimet në Maqedoni

Greqia pranon të ekstradojë të dyshuarit për përgjimet në Maqedoni

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
KQZ nuk vendos për mandatet e Rakipit dhe Rehovicës

Deputetët Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica humbasin mandatin

15:54 | 05/01/2018
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Qeveria ka median që meriton, kryeministër

Qeveria ka median që meriton, kryeministër

12:33 | 03/08/2022
KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj

12:07 | 04/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.