AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Greqia pranon të ekstradojë të dyshuarit për përgjimet në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Goran Grujevski dhe Nikola Boskoski. Foto: Ministria e Brendshme Maqedonase

Dy ish-oficerë të policisë sekrete në Maqedoni,të dyshuar si me lidhje në përgjimin masiv të paligjshëm të regjimit Gruevski u vendosën nga një gjykatë greke të ekstradoheshin në atdhe.

Goran Grujevski dhe Nikola Boskoski. Foto: Ministria e Brendshme Maqedonase

Një gjykatë greke në Selanik miratoi  kërkesën e palës maqedonase për ekstradim të dy ish-punonjësve të policisë sekrete lidhur me skandalin e përgjimit që përfshiu dhe rrëzoi qeverinë e mëparshme të Maqedonisë.

Dy ish-oficerët e policisë, Goran Grujevski dhe Nikola Boskoski, kanë pohuar se jeta e tyre mund të jetë në rrezik nëse ekstradohen në Maqedoni.

Ata janë ankuar kundër vendimit me Gjykatën Supreme të Greqisë, sipas Agjencisë Maqedonase të Informacionit, njoftoi MIA.

Grujevski dhe Boshkovski kërkoheshin prej tre muajsh pasi gjykata penale e Shkupit urdhëroi ndalimin e tyre më 18 korrik.

Greqia i arrestoi ata në tetor në aeroportin e Selanikut. Ata u kapën me pasaporta të rreme, në përpjekje për t’u larguar diku tjetër.

Dy ish-punonjësit e policisë sekrete janë paditur nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, SJO, lidhur me rolin e tyre të dyshuar në skandalin e përgjimit të paligjshëm që shkaktoi një krizë politike në Maqedoni.

Ata akuzohen, ndër të tjera, në çështjet e koduara me emrin “Fortesa”, “Fortesa 2” dhe “Shënjestra”, për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjeve të mbikqyrjes pasi skandali u zbulua nga Social Demokratët më herët në vitin 2015.

Dëshmitë e tyre para gjykatës penale të Shkupit mund të hedhin dritë të rëndësishme mbi përgjegjësit në thelb të krizës politike.

Në vitin 2015, Social Demokratët akuzuan ish-kryeministrin Nikola Gruevski, se së bashku me kushëririn e tij, shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov drejtuan mbikëqyrjen e rreth 20,000 njerëzve, përfshirë edhe ministrat e  Gruevskit.

Gruevski i ka mohuar akuzat. Megjithatë, problemi largoi dhe vendi u zhyt në një krizë politike dy-vjeçare që përfundoi vetëm në maj 2017 me rënien përfundimtare të Gruevskit dhe partisë së tij VMRO DPMNE. Një qeveri e re e udhëhequr nga Social Demokratët vazhdoi qeverisjen e vendit.

Ndërsa Gruevski nuk është paditur drejtpërdrejt mbi pretendimet e mbikëqyrjes masive, kushëriri i tij Mijalkov dhe disa prej ish-vartësve të tij tashmë janë në gjyq për këtë çështje.

Etiketa: ekstradimGjykataGjykatëGjykatësGjyqGreqiaGruevskiMaqedoniMinistria e BrendshmeNikola GruevskiParapasaportaProkuroriaProkuroria SpecialerrezikSHVMRO DPMNE
Tjetri
Perëndimi paralajmëron Kosovën për shfuqizimin e Gjykatës së Luftës

Perëndimi paralajmëron Kosovën për shfuqizimin e Gjykatës së Luftës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.