AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Në mbrojtje të populizmit ekonomik

Dani RodrikngaDani Rodrik
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Donald Trump bën gjeste nga avioni shtetëror Air Force One në bazën ajrore Andrews, Md., 12 janar 2018. Foto: (AP Photo/Andrew Harnik).

Neveria populiste ndaj kufizimeve institucionale shtrihet edhe te ekonomia, ku ata kundërshtojnë pengesat e vëna nga agjencitë rregullatore autonome, bankat qendrore të pavarura dhe rregullat tregtare ndërkombëtare. Por ndërsa populizmi në fushën politik është thuajse përherë i dëmshëm, populizmi ekonomik mund të jetë ndonjëherë i justifikuar.

Presidenti Donald Trump bën gjeste nga avioni shtetëror Air Force One në bazën ajrore Andrews Air Force Base, Md., 12 janar 2018. Foto: (AP Photo/Andrew Harnik).

Populistët i kanë inat kufizimet e pushtetit politik ekzekutiv. Meqënëse ata pretendojnë se përfaqësojnë “popullin” e shkruar me të mëdha, ata i shohin kufizimet në ushtrimin e pushtetit të tyre si dëm ndaj vullnetit popullor.  Kufizime të tilla mundet vetëm t’i shërbejnë “armiqve të popullit” – minoriteteve dhe të huajve (për populistët e krahut të djathtë) apo elitave financiare (në rastin e populistëve të krahut të djathtë).

Është një qasje e rrezikshme ndaj politikës, sepse lejon një shumicë të shkelë të drejtat e minoriteteve. Pa ndarjen e pushteteve, një gjyqësor të pavarur apo media të lirë – të cilat të gjithë autokratët populistë nga Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan te Viktor Orban dhe Donald Trump urrejnë – demokracia degjeneron në tiraninë e kujtdo që ndodh të jetë në pushtet.

Zgjedhjet periodike nën sundim populist bëhen një tymnajë. Në mungesë të sundimit të ligjit dhe lirive themelore të njeriut, regjimet populiste mund të zgjasin sundimin e tyre duke manipuluar median dhe gjyqësorin.

Neveria populiste ndaj kufizimeve institucionale shtrihet te ekonomia, ku ushtrimi i kontrollit të plotë “në interes të popullit” nënkupton se nuk duhen vënë pengesa në rrugën e tyre nga agjencitë rregullatore autonome, bankat qendrore të pavarura apo rregullat tregtare globale. Por ndërsa populizmi në domeinin politik është thuajse gjithnjë i dëmshëm, populizmi ekonomik mund të justifikohet ndonjëherë.

Ta fillojmë me arsyen pse kufizimet në politikën ekonomike mund të jenë të dëshirueshëm në radhë të parë. Ekonomistët priren të kenë një dobësi për kufizime të tilla, sepse politikëbërja që është plotësisht përgjegjëse për nxjerrjen ose tërheqjen e politikave të brendshme mund të gjenerojë rezultate shumë të pakëndshme. Në veçanti, politika ekonomike është shpesh subjekt i problemit që ekonomistët e quajnë mospërputhja e kohës: interesa afatshkurtër që shpesh pengojnë ndjekjen e politikave që janë më të dëshirueshme në afatgjatë.

Një shembull i zakonshëm është politika monetare diskrete. Politikanët që kanë pushtet të printojnë para sipas dëshirës mund të gjenerojnë “inflacion teprice” për të nxitur prodhimin dhe punësimin në afat të shkurtër – të themi para zgjedhjeve. Por kjo sjell pasoja, pasi firmat dhe familjarët i përshtaten pritshmërive të inflacionit. Në fund, politika monetare diskrete rezulton vetëm në një inflacion më të lartë pa sjellë përfitime në punësim apo prodhim. Zgjidhja është një bankë qendrore e pavarur e izoluar nga politika, që operon vetëm me mandatin për të mbajtur çmimin të qëndrueshëm.

Kostot  e populizmit makroekonomik janë të ngjashme nga Amerika Latine. Siç argumentuan vite më parë, Jeffrey D. Sachs, Sebastián Edëards dhe Rüdiger Dornbusch, politikat monetare dhe fiskale të paqëndrueshme ishin fatkeqësi e rajonit derisa filloi të prevalojë dogma ekonomike në vitet 1990. Politikat populiste vazhdimisht kanë prodhuar kriza të dhimbshme ekonomike, që dëmtojnë më tepër të varfrit. Për ta thyer këtë cikël, rajoni iu kthye rregullave fiskale dhe ministrave teknokratikë të financave.

Një tjetër shembull është trajtimi zyrtar i investitorëve të huaj. Sapo një firmë e huaj bën një investim, bëhet në thelb peng i tekave të qeverisë. Premtimet që janë bërë për të tërhequr firmën harrohen lehtësisht, zëvendësuar me politika që e shtypin për përfitime të buxhetit kombëtar apo kompanive vendase.

Por investitorët nuk janë budallenj dhe duke iu trembur këtij rezultate, ata investojnë gjetkë. Nevoja e qeverive për të saktësuar besueshmërinë e tyre i ka dhënë kështu zhvillim marrëveshjeve tregtare me të ashtuquajturat klauzola të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve investitor-shtet, duke lejuar firmat të padisin qeveritë në gjykata ndërkombëtare.

Këto janë shembuj të kufizimeve në politikat ekonomike që marrin formën e delegacionit të agjencive autonome, teknokratëve dhe rregullave të jashtme. Siç përshkruhet, ato i shërbejnë funksionit të vlefshëm të parandalimit të atyre që janë në pushtet nga dëmtimi i vetes përmes politikave pa largpamësi.

Por ka skenarë të tjerë gjithashtu në të cilat pasojat e kufizimeve mbi politikën ekonomike mund të jenë më pak të dobishme. Në veçanti, kufizimet mund të krijohen nga interesat e veçantë apo vetë elitat për të çementuar kontrollin e përhershëm në politikëbërje. Në raste të tilla, delegacioni i agjencive autonome apo miratimi i rregullave globale nuk i shëben shoqërisë, por vetëm një grupi të vogël personash.

Një pjesë e kundërshtimit populist aktual vjen nga besimi, jo plotësisht i pajustifikuar, se ky skenar përshkruan shumë politikëbërjen ekonomike në dekadat e fundit. Korporatat shumëkombëshe dhe investitorët kanë formësuar gjithnjë e më shumë axhendën e negociatave tregtare ndërkombëtare, duke rezultuar në regjime globale që i sjellin përfitime joproporcionale kapitalit në kurriz të forcës së punës. Rregullat e rrepta të patentave dhe gjykatat ndërkombëtare të investitorëve janë shembuj kryesorë. Po ashtu kapja e agjencive autonome nga industritë që supozohet që ato të rregullojnë. Bankat dhe institucione të tjera financiare kanë qenë veçanërisht të suksesshme në arritjen e synimeve të tyre dhe në krijimin e rregullave që i japin atyre dorë të lirë.

Bankat e pavarura qendrore luajtën një rol kritik në uljen e inflacionit në vitet 1980-1990. Por në mjedisin aktual me inflacion të ulët, fokusi i tyre parësor mbi stabilitetin e çmimeve i jep një pargjykim deflacioni politikës ekonomike dhe është në tension me gjenerimin e punësimit dhe zhvillimit.

Një “teknokraci liberale” e tillë mund të jetë në apogje të vetin në Bashkimin Europian, ku rregullat ekonomike projektohen pa u konsultuar shumë me demokracinë në nivel kombëtar. Dhe thuajse në çdo shtet anëtar, ky hendek politik – i ashtuquajturi deficit demokratik i BE-së – i ka dhënë shtysë partive politike populiste dhe euroskeptike.

Në raste të tilla, ulja e kufizimeve mbi politikat ekonomike dhe kthimi i autonomisë së politikëbërjes te qeveritë e zgjedhura mund të jetë i dëshirueshëm. Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë që liria të eksperimentohet në politikat ekonomike. Marrëveshja e Re e Franklin D. Roosevelt ofron një shembull të duhur historik. Reformat e tij kërkuan që ai të hiqte kufizimet ekonomike të imponuara nga gjykatës konservatorë dhe interesat financiare në atdhe dhe nga standardi i arit prej jashtë vendit.

Duhet të jemi vazhdimisht të kujdesshëm nga populizmi që mbyt pluralizmin politik dhe pengon normat liberale demokratike. Populizmi politik është një kërcënim që duhet shmangur me të gjitha kostot. Populizmi ekonomik, përkundrazi, është shpesh i nevojshëm. Në fakt, në kohë të tilla, mund të jetë e vetmja mënyrë për të parandaluar kushëririn e tij më të rrezikshëm politik.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. In Defense of Economic Populism

Etiketa: AmerikaAmerika LatineBankatBEdemokraciaDonald TrumpEkonomiaErdoganGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrizakufizimeLiriaMarrëveshjambrojtjeMediaOrbanParapasojapopulistPopulizmiprodhimProject SyndicatePunëPutinrajoniRexhep Tajip ErdoganRooseveltSHTrumpViktor OrbanVladimir PutinZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Oliver Ivanoviç: Mjeshtri i karatesë mposhtet në gjykatë

Vritet në Mitrovicë Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.