AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fshehja e dënimit të kancelarit, kërkohet hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës

Anila DushingaAnila Dushi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur gjatë një konference shtypi, | Foto nga : LSA

Ministria e Drejtësisë kërkoi hetim disiplinor nga KLD për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, pasi një hetim gjeti fshehje të një dënimi për kancelarin e kësaj gjykate. Të dy të përmendurit mohuan akuzat, ndërsa kreu i gjykatës tha se gabimi ishte bërë nga kryesekretarja e shkarkuar prej tij.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur gjatë një konference shtypi, | Foto nga : LSA

Ministrja e  Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi nga KLD hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit të Shkodrës, Arben Zefi. Ai dyshohet se ka fshehur dënimin penal për kancelarin e kësaj gjykate, Artan Dragoni, për të cilin ministrja ka kërkuar marrjen e masave nga ana e Departamentit të Administratës Publike për vetëdeklarim të rremë.

Si Zefi ashtu edhe Dragoni mohuan akuzat. Kryetari i Gjykatës i tha BIRN se kishte qenë kryesekretarja, tani e shkarkuar prej tij që nuk kishte kryer si duhet procedurat.  Ndërsa Dragoni mohoi të ishte dënuar penalisht.

“Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal”, thuhet në kërkesën e ministres Gjonaj për procedimin disiplinor.

Në njoftim thuhet se për pasojë të mospërcjelljes së këtij vendimi,  në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, “ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare”.

Ministria e Drejtësisë po ashtu i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji ndaj kancelarit, “pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit”.

Ndërkohë kreu i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi i tha Birn se këto mangësi kishin qenë në gjykatë para se ai të merrte detyrën. “Nuk është faji im, por i kryesekretares. Kur mora detyrën si kreu i Gjykatës, konstatova mangësi. Për këtë janë marrë masa urgjente,” thotë Arben Zefi, duke nënkuptuar se ai kishte shkarkuar personin përgjegjës. Por Zefi nuk mohoi akuzat ndaj kancelarit.

Dragoni i tha BIRN se ishte përfshirë në një aksident, por vendimi ishte pezulluar dhe më pas parashkruar, duke thënë se për këtë nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Ai po ashtu mohoi të kishte ndërruar mbiemrin, siç edhe akuzohej.   “Ka patur pezullim ekzekutimi vendimi  dhe vepra është e parashkruar  dhe nuk përfshihet në formular. Gjithçka është korrekte. Madje dhe  mbiemri im në dokumenta është Dragoni dhe dikur në vitet 70-të, paraardhesit e mi e kanë patur Dragani dhe unë nuk kam ndryshuar mbiemër”, tha ai.

Ndërkohë ai akuzoi se mbi të po bëhej një “lojë e pisët”.

Etiketa: aksidentArben ZefiBIRNEtilda GjonajGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimkonferenceMasaParaPiSShkodërshqiptareVendimi
Tjetri
Dita e parë e pranverës mbërrin me dëborë (Foto)

Kosova dhe Shqipëria besojnë maksimalisht në udhëheqësinë e SHBA-së në botë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.