AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kosova dhe Shqipëria besojnë maksimalisht në udhëheqësinë e SHBA-së në botë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Raporti i fundit i organizatës Gallup mbi opinionin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se ndonëse miratimi i politikave amerikane nga opinioni botëror është në një nivel të ulët shumëvjeçar, Shqipëria dhe Kosova mbeten në krye, megjithëse në rënie në krahasim me vitet e kaluara.

Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Rreth 75 për qind e Kosovës dhe 72 për qind e shqiptarëve shprehën opinion pozitiv ndaj performancës në punë të udhëheqësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, me një rënie prej 7 pikësh në Kosovë dhe 4 pikës në Shqipëri në krahasim me vitin 2016. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i organizatës së vrojtimeve të opinionit publik, Gallup.

“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende në Europë më 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin (dhe botën) në shkallën e miratimit të udhëheqësisë amerikane (75%); Shqipëria, e cila renditet e dyta në rang botëror (72%); dhe Polonia (56%),” shkruhet në raport.

“Nuk është e pazakontë të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në majë të listës së miratuesve; këto dy popullsi zakonisht i japin udhëheqësisë amerikane vlerësim të lartë. Më 2017 gjithsesi për herë të parë miratim pati edhe mes shumicës së popullsisë polake,” vijon raporti.

Gjithsesi, pavarësisht rekordit botëror, besimi i kosovarëve në udhëheqësinë amerikane ra me 7 pikë më 2017 në krahasim me një vit më parë ndërsa besimi i shqiptarëve të Shqipërisë ra me 4 pikë.

Në vendet e tjera të botës, më pak se gjysma e popullsisë kanë mendim pozitiv dhe normat e miratimit kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, pra para se Donald Trump të zgjidhej president. Në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 33% e popullsisë e vlerëson punën e udhëheqësisë amerikane me rënie 26% në krahasim me një vit më parë. Në Islandë shënohet rekordi negativ me 8% me 25 pikë të humbura brenda një viti. Në Rusi opinioni vlerëson Amerikën vetëm në pasën 8%, gjithsesi me 6% rritje. Rënia më e fortë e shkallës së besimit shënohet në Belgjikë me 44 pikë përqindjeje brenda një viti.

SHBA gëzoi opinion negativ në shtetet e kontinentit amerikan, në Europë dhe në Azi, por një shumicë e thjeshtë e afrikanëve shprehën miratimin e tyre.

“Miratimi i udhëheqësive amerikane dhe kineze ishte në nivele të përafërta mes publikut afrikan më 2017,” shkruhet në raport; mesatarisht 51% ishte miratimi për udhëheqësinë amerikane dhe 50% për atë kineze. Gjithsesi, për një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Afrikës, besimi te udhëheqësia amerikane pësoi rënie më 2017.

Gallup thotë se ka intervistuar rreth 1 mijë vetë ballë për ballë ose përmes telefonit për secilin prej 134 vendeve të përfshira në vrojtim me një marzh gabimi që varion nga 2 në 5% në varësi të kampionit të përzgjedhur në secilin vend. Në rastin e Shqipërisë, marzhi i gabimit llogaritet në 4% ndërsa në Kosovë, 3.6%.

Etiketa: AfrikanDonald TrumpKosovaKosovëParaPoloniapresidentPunëraportRaportiRusiSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaTrump
Tjetri
Ballkani, pak progres me të drejtat e njeriut thotë raporti i HRW

Ballkani, pak progres me të drejtat e njeriut thotë raporti i HRW

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.