AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ballkani, pak progres me të drejtat e njeriut thotë raporti i HRW

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: HRW

Sulmet ndaj gazetarëve, diskriminimi kundër pakicave, mbrojtja e dobët e refugjatëve dhe mungesa vullneti politik për të ndjekur penalisht krimet e luftës mbeten probleme në shumicën e vendeve të Ballkanit në vitin 2017, thuhej në Raportin Botëror 2018 të Human Rights Watch.

Foto: HRW

Human Rights Watch, HRW, në një raport të ri të publikuar të enjten, tha se vendet në Ballkan përballen ende me probleme të vjetra të të drejtave të njeriut, siç janë sulmet ndaj gazetarëve, diskriminimi ndaj pakicave, mbrojtje e dobët e refugjatëve dhe mungesë e vullnetit politik për të ndjekur penalisht krimet e luftës.

“Viti i kaluar tregoi rëndësinë e reagimit kundër kërcënimit të demagogëve dhe të politikave të tyre abuzive,” tha drejtori ekzekutiv i HRW Kenneth Roth në prezantimin e raportit.

Raporti tha se liderët politikë të gatshëm për të luftuar për parimet e të drejtave të njeriut treguan se ata mund të kufizonin axhendat autoritare populiste.

Raporti Botëror 2018 përmbledh çështjet kryesore të të drejtave të njeriut në më shumë se 90 vende dhe territore në mbarë botën.

Bosnjë

Në raportin e tij, HRW tha se kishte shumë pak përparime të dukshme në lidhje me të drejtat e njeriut gjatë vitit 2017 në Bosnjë. “Autoritetet përsëri dështuan për t’i dhënë fund diskriminimit strukturor dhe politik kundër hebrenjve, romëve dhe pakicave të tjera,” tha ai.

Raporti vuri re vetëm një progres të limituar kundrejt përgjegjësisë për krimet e luftës në gjykatat e Bosnjës.

Qëllimi, për të përfunduar rastet më komplekse në Dhomën e Krimeve të Luftës të Gjykatës Shtetërore deri në fund të vitit 2015, nuk është përmbushur.

Ai shtoi se njerëzit LGBT përballen me gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime. Ai thekson gjithashtu se më shumë se 98,000 njerëz mbeten të zhvendosur nga shtëpitë e tyre origjinale, pavarësisht faktit se konflikti 1992-1995 përfundoi më shumë se 20 vjet më parë.

Kroacia

HRW vuri në dukje se gjatë vitit të fundit, Kroacia ktheu mbrapsht azilkërkuesit dhe emigrantët të cilët hynë në vend nga Serbia pa shqyrtuar pretendimet e tyre për azil.

Raporti rikujtoi se në korrik, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian vendosi se Kroacia shkeli ligjin e BE-së duke lejuar azilkërkuesit dhe emigrantët të kalonin në Slloveni dhe Austri pa shqyrtuar së pari kërkesat e tyre për azil.

“Azilkërkuesit dhe refugjatët vazhduan të përballen me izolimin social dhe vështirësitë në qasjen në klasa gjuhe, arsim dhe punësim,” tha raporti dhe shtoi se fëmijët e emigrantëve dhe azilkërkuesve të pashoqëruar nga të rritur vazhduan të sistemohen në institucione rezidenciale për fëmijët pa aranzhime adekuate për mbrojtjen dhe përkujdesin e tyre.

“Nga 30 fëmijë të pashoqëruar që janë të regjistruar, vetëm njëri ishte regjistruar në shkollë për vitin akademik 2017/2018,” tha ai.

HRW vuri në dukje diskriminimin kundër personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të pakicave kombëtare. Ai shtoi gjithashtu se sistemi gjyqësor kroat vazhdoi të bënte një përparim shumë të ngadaltë përsa i takon gjetjes së përgjegjësve të krimeve të luftës.

Kosova

HRW tha se progresi i ngadaltë në të drejtat e njeriut në Kosovë u theksua nga një bllokim politik pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në qershor, me një qeveri të formuar vetëm në shtator.

Ai theksoi se Gjykata e re Speciale, e themeluar për të gjykuar krimet e rënda të luftës të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, tashmë ishte operacionale dhe pritet të ngrejë aktakuzat e para.

Raporti shtoi se tensionet mes pakicës etnike serbe të vendit dhe shumicës së shqiptarëve të Kosovës vazhduan, sidomos në veri.

Ai theksoi gjithashtu se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian vazhdon të përballet me diskriminim dhe se procesi i normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Beogradin kishte bërë progres të limituar.

Serbia

HRW vuri në dukje progres të kufizuar në mbylljen e hendekut midis detyrimeve të të drejtave të njeriut të Serbisë dhe praktikës së saj.

Raporti tha se kushtet e pritjes për azilkërkuesit mbeteshin të dobëta dhe se sistemi i azilit ishte me të meta, pavarësisht numrit në rënie të personave që kërkojnë mbrojtje.

Raporti shtoi se progresi përsa i takon gjykimit të krimeve të luftës gjithashtu mbetej i ngadaltë.

“Gjykimet e krimeve të luftës u penguan për shkak të mungesës së mbështetjes politike, stafit të pamjaftueshëm dhe burimeve të tjera në Zyrën e Prokurorit të Krimeve të Luftës, si edhe për shkak të mekanizmave të dobëta të mbështetjes së dëshmitarëve,” thuhej në raport.

Ai vuri në dukje se pak zyrtarë të rangut të lartë të implikuar në abuzime serioze gjatë kohës së luftës ishin shpallur përgjegjës në gjykatat serbe.

Etiketa: AustriazilAzilkërkuesitBallkanBallkaniBashkimit EuropianBEbllokimdëshmitarëdiskriminimegjiptiangazetarGjykataGjykatëGjykatësGjyqHRWHuman Rights Watchkomuniteti romKosovaKosovëKroaciaLGBTMbrojtjambrojtjeMetaParaprogresPunëraportRaportiromromëSerbiashtatorSlloveni
Tjetri
Ngjarjet kryesore të javës në Europë dhe Afrikë (fotogaleri)

Demokracia liberale në Afrikë mund të presë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.