AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të përfundosh punën në Ballkanin Perëndimor

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres të madh që nga vitet 1990, kur dhuna etnike copëtoi rajonin dhe kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare. Por progresi është i dobët dhe mund të përmbyset me lehtësi nëse nuk ka një nxitje të rigjallëruar për t’i vendosur këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Më 16 janar, përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës u takuan në Bruksel për bisedime që synonin të ndërtonin besim mes palëve. Por, në të njëjtën ditë, udhëheqësi i minorancës serbe në Kosovë Oliver Ivanoviç u vra në seksionin e administruar nga serbët në Mitrovicë, Kosova e veriut dhe bisedimet u anuluan.

Që nga fundi i Luftës së Kosovës më 1999, Ballkani Perëndimor ka bërë shumë progres në përballjen me forcat nacionaliste dhe reaksionare që sollën zhvillimin e atij konflikti brutal etnik. Por vrasja e Ivanoviç, me gjasa nga duart e organizavae kriminale që janë lejuar të lulëzojnë në Kosovën e veriut, tashmë kërcënon të hedhë benzinë në zjarrin ende të pashuar. Fantazmat nacionaliste të rajonit po gjallërohen nga gjumi i tyre.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë për t’u përballur me shumë sfida të tjera.

Korrupsioni është i gjithëpërhapur, për shkak të rrjeteve të krimit të organizuar që u rritën nga aparatet e sigurisë së kohës së komunizmit. Ndikimi i Shteteve të Bashkuara në rajon po bie, ndërsa Rusia po bëhet më revanshiste. Dhe, për shumicën e vendeve të rajonit, ka pikëpyetje të mëdha mbi rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo duhet të ndryshojë. Maqedonia (përkohësisht e njohur si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ose FYROM) ka qenë një vend kandidat për anëtar në BE që nga viti 2005, por bisedimet e anëtarësimit nuk janë hapur. Greqia ka premtuar gjithmonë të vendosë veton mbi anëtarësinë e Maqedonisë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi emrin e vendit. Dhe vetë vendi është ndarë prej kohësh mbi çështje të brendshme të lidhura me korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe minoritetet etnike.

Megjithatë, ka ende arsye për shpresë. Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër këtë vit, kryeministri i MAqedonisë Zoran Zaev u takua me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras dhe ra dakord të riemërojë aeroportin më të madh të vendit. Emri i tij aktual, që përkujton Aleksandrin e Madh, ka zemëruar prej kohësh grekët.

Nga ana e vet, Mali i Zi u pranua në NATO në qershor 2017. Por ajo gjithashtu duhet të përballet me ndikimin në rritje të Rusisë, përfshirë një komplot të dyshuar për të rrëzuar qeverinë aktuale. Mali i Zi, krahas Serbisë, ka filluar procesin e anëtarësimit në BE, por ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Nga të 35 kapitujt e ligjit të BE që duhet të negociohen, Mali i Zi ka hapur 30 dhe përkohësisht ka mbyllur tre. Serbia, ndërkohë, ka hapur dymbëdhjetë dhe përkohësisht ka mbyllur dy.

Shumë vende të tjera mbeten të bllokuar gjithashtu, ose nga vetot nga brenda BE-së ose nga pengesat e brendshme. Bosnja dhe Hercegovina për shembull, është ende duke u përballur me pengesat e marrëveshjes së paqes së Dejtonit. Dhe Milorad Dodik, udhëheqësi i mbështetur nga Kremlini i republikës Srbska të Bosnjës, ka luajtur me idenë e një referendumi për pavarësi.

Rusia dukshëm ka një interes në diskurajimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga rruga drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO dhe kjo është një arsye më shumë që BE të rrisë angazhimin e vet në rajon. Për këtë qëllim, Presidenti i Komisionit Europian

Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij “Gjendja e Bashkimit” shtatorin e kaluar, bëri thirrje për një “perspektivë të besueshme zgjerimi” për rajonin. Dhe në shkurt, Komisioni Europian ka në plan të miratojë një Strategji Zgjerimi të re e cila do të vendosë si objektiv për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi vitin 2025.

Por nëse një strategji e tillë do të funksionojë, asaj do t’i duhet të shoqërohet me reforma të udhëhequra nga Europa në vendet e Ballkanit Perëndimor, reforma që afrojnë më shumë këto vende me kërkesat për anëtarësim në BE. Për më tepër, BE duhet të bëjë të qartë se anëtarësimi në fund do të bazohet në merita, dhe se datat objektiv janë thjeshtë aspiratë dhe jo detyrim. Siç e ka treguar anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë, kur datat vendosen në mënyrë arbitrare, ata marrin tepër peshë dhe mund të jenë kundërprodhuese, për shkak se dobësojnë incentivat për reforma kuptimplota.

Strategjia e Zgjerimit të BE-së do të kërkojë mbështetje nga vendet individuale anëtare të BE-së, të cilave duhet t’i rikujtohet se dështimi për të mbajtur Ballkanin Perëndimor brenda hapësirës Europiane mund të sjellë një rikthim të gjakderdhjes së viteve 1990 apo më keq. Ajo do të kërkojë gjtihashtu edhe mbështetje nga partnerët dhe aleatët e Europës – në veçanti SHBA-së – të cilës duhet t’i rikujtohet rëndësia gjeopolitike që ka shmangia e një pasoje të tillë.

Sa për vetë rajonin, elitat politike do të kenë nevojë të motivohen për të ndjekur reformat e nevojshme, në vend që t’i japin prioritet interesit të vet ekonomik. Prioriteti më i lartë duhet të jetë reformat në drejtësi, të cilat do t’i ndihmojnë këto shoqëri për të brendësuar sundimin e ligjit dhe ripajtimi rajonal, pa të cilit nuk mund të ketë progres drejt anëtarësimit. Përtej këtyre kërkesave themelore, rajoni do të ketë nevojë edhe për investime masive në transport dhe komunikim, për të lidhur atë me pjesën tjetër të Europës dhe jo me Kinën apo Rusinë, siç ka qenë tendeca e viteve të fundit.

Alternativa ndaj zgjerimit të Europës në Ballkanin Perëndimor është rritja e nacionalizmit dhe kthimi i mundshëm te konflikti politik. BE duhet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të penguar këtë skenar.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Finishing the Job in the Western Balkans

Etiketa: Alexis TsiprasBallkaniBashkimit EuropianBEbesimbisedimeBosnjaBosnja dhe HercegovinaBrukseldetyrimdhunaEmriEuropaGreqiainvestimeKomisioni EuropianKorrupsioniKosovaKosovëKremliniMaliMali i ZiMaqedoniambështetjeMilorad DodikNATOprogresProject SyndicatePunërajonrajoniReformaRusiaSerbiaSHSHBAVrasjaZoran ZaevZvicër
Tjetri
Aleanca e palumtur PS-PDIU përfundon me dhunë në Bashkinë Dibër

Aleanca e palumtur PS-PDIU përfundon me dhunë në Bashkinë Dibër

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.