AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fillimi i fundit për kontratën e HEC-eve në lumin Osum

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Osum, Kanione, Rafting
Rafting në kanionin e Osumit | Foto nga : Fation Binjaku

Pas akuzave për koordinata të manipuluara dhe ‘mea culpas’ së kryeministrit Edi Rama, ministria e Energjitikës ka nisur procedurat për anullimin e kontratës koncesionare të dy HEC-ce, të cilët sipas aktivistëve mjedisorë përbënin rrezik për kanionet e lumit Osum.

Osum, Kanione, Rafting
Rafting në kanionin e Osumit | Foto nga : Fation Binjaku

Publikimi i vendimeve të qeverisë Rama për ndërtimin e HEC-eve,  në një nga zonat më tërheqëse për turizmin në  vend, ngjalli reagimin e opinionit publik dhe organizatave mjedisore, të cilat denoncuan se ka pasur ‘falsifikime’ të dokumenteve shtetërore të projektit koncesionar  të  kompanisë  “HP Bigas-Veleshnje Energy”.

Nën presionin e opinionit publik, kryeministri Edi Rama deklaroi  se do të anulojë projektin e HEC-eve dhe la të kuptohej se manipulimi i dokumenteve ishte zbuluar pas miratimit të lejes së tyre, e zbardhur në mbledhjen e 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Më pas, ishte Agjencia e Zonave të Mbrojtura e cila vendosi më 15 shkurt 2017 revokimin e lejes mjedisore për hidrocentralet ‘Bigas 1’ dhe ‘Bigas 2,’ në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit”, për shkak të parregullsive të konstatuara në dokumentet e lejes koncesionare, që kanë të bëjnë me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, VNM. Sipas Ministrisë së Mjedisit VNM-ja nuk është e saktë mbi sasinë e ujit që do të përdoret  dhe koordinatat e ndërtimit të HEC-eve.

Për shkak të këtyre parregullsive, Agjencia e Zhvillimit të Territorit kërkoi  inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve.

E vendosur në këtë situatë, ministria e Energjetikës ka vepruar duke proceduar në prishjen e njëanshme të kontratës koncesionare.

“Në këto kushte, bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit”- thuhet në njoftimin zyrtar,  sipas të cilit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike në vend.

Të kontaktuar në BRIRN, përfaqësuesit e kompanisë “HP Bigas-Veleshnje Energy”, thanë se janë në dijeni të  vendimit të Ministrisë së Energjetikës, por ata kërkuan kohë për të komentuar  prishjen e një anshme të kontratës koncesionare të ndërtimit të hidrocentraleve, të cilën e kanë fituar në vitin 2013.

Projekti koncesionar për ndërtimin e dy hidrocentraleve Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje u miratua fillimisht në shtator 2013, kur qever e udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha ndodhej në ditët e fundit në detyrë. Me të marrë timonin e qeverisë, Rama premtoi anulimin e të gjitha lejeve që Berisha firmosi në fund të mandatit duke i cilësuar ato si korruptive.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se HEC-et mbi lumin Osum jo vetëm që nuk u anuluan, por morën miratimin e disa enteve në varësi të qeverisë “Rama”.

Ministria e Energjetikës vijoi procedurat për ndryshimin e kontratës fillestare të kompanisë HP Bigas-Veleshnje Energy, duke e ndryshuar kapacitetin nga 0.5 në 1.2 mega. Kjo solli edhe bashkimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 2, ndërsa kontrata e re u nënshkrua nga ministria e Energjisë më 16 maj 2016.

Projekti mbërriti më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit, ku u miratua në 12 dhjetor 2017. Ai u mbajt i fshehtë dhe nuk u botua as nga qeveria dhe as nga KKT.

Etiketa: Agjencia e Zhvillimit të TerritoritAgjencia e Zonave të MbrojturaaktivistAktivistëAMPBIRNEdi RamaHECHidrocentraletKKTKryeministri Edi RamaMjedisMjedisitOsumQeveriaRamarrezikSali Berishashtator
Tjetri
Presidenti Meta bllokon bisedimet me Greqinë mbi kufirin detar

Presidenti Meta bllokon bisedimet me Greqinë mbi kufirin detar

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.