AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Presidenti shqiptar vonon autorizimin për negocimin e kufirit detar me Greqinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Meta gjatë konsultimeve me deputetët nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë më 2 mars 2018. Foto: President.al

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sinjalizoi ngurrim të mëtejshëm për t’i dhënë qeverisë autoritetin për të negociuar kufirin detar me Greqinë – pavarësisht frikës se vonesa mund të pengojë perspektivën e integrimit Europian të vendit.

Ilir Meta gjatë konsultimeve me deputetët nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë më 2 mars 2018. Foto: President.al

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua të premten me nje grup deputetësh nga komisioni për politikën e jashtme duke kërkuar më shumë bisedime mbi kërkesën e qeverisë për autorizim për negocimin e një marrëveshjeje të re për kufirin detar me Greqinë.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit thuhet se presidenti ” informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje, duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet”.

Më herët, zëdhënësi i Metës mohoi aludimet se pëmes vonimit të lejes për të negociuar, presidenti po synonte të pengonte bisedimet mes të dy palëve.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek zhvilluan dy takime përgatitore vitin e kaluar me synimin e zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve, disa prej të cilave janë dekada të vjetra dhe shumë të ndjeshme, përfshirë çështjen e kufirit detar dhe çështjen e të drejtave të pronësisë të shqiptarëve etnikë çamë që u përzunë nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Më 14 shkurt, Bushati i kërkoi Metës autorizim për të negociuar kufirin detar. Pasi zhvilloi konsultime me ish-presidentët e vendit, Meta kërkoi informacione sqaruese shtesë më 20 shkurt.

Qeveria njoftoi këtë javë se e ka plotësuar kërkesën, por presidenti vijon të mos e japë autorizimin.

Opozita e qendrës së djathtë kërkon që vendi të shkojë në një gjykatë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen ndërsa ka akuzuar sakaq qeverinë se ka në plan të shesë detin.

Qeveria e sheh zgjidhjen e këtij problemi si çështje urgjente, për shkak se Këshilli Europian pritet të diskutojë marrëdhëniet me Ballkanin më vonë këtë muaj dhe rezultati i bisedimeve me Greqinë si vend anëtar mund të ndikojë në vendimin për të hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Meta u zgjodh president vitin e kaluar kryesisht me votat e Partisë Socialiste. Gjithsesi, partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht e udhëhequr nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, kaloi në opozitë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Marrëdhëniet mes Metës dhe qeverisë socialiste mbeten të vështira. Për shembull, Meta ka refuzuar të dekretojë emërimin e kreut të ri të shërbimeve sekrete të vendit pasi drejtori i mëparshëm dha dorëheqjen tetorin e kaluar.

Etiketa: BEbisedimedeputetDitmir BushatiGreqiaIlir MetaLëvizja Socialiste për IntegrimMetaMonika KryemadhiOpozitaPartiaPartisë SocialistepresidentQeveriaSHshqip
Tjetri
Buxhetit i mungojnë 100 milionë euro

Buxhetit i mungojnë 100 milionë euro

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.