AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Shkencëtarët duhet ta luftojnë lajmin e rremë me të vërtetën

Michael BowenngaMichael Bowen
8 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay.

“Në një kohë kur e vërteta shkencore po etiketohet si lajm i rremë, shkencëtarët kanë për detyrë të bashkohen dhe të sensibilizojnë politikanët dhe shoqërinë për zbulimet e tyre, të cilat duhen përdorur për të ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme,” shkruan shkencëtari australian Michael Bowen.

Foto: Pixabay.

Ndjekja e të vërtetës është në zemër të kërkimit shkencor. Kjo i vë shkencëtarët në një situatë sfiduese gjatë një kohe kur “post- e vërteta” është fjala e vitit në Fjalorin Angisht të Oksfordit. Në gjithçka nga mohimi i ndryshimit klimatik te lëvizja anti-vaksinë, po shohim pasojat e një dështimi për t’u kapur provat shkencore. Si shkencëtarë është më e rëndësishme se kurrë të mbajmë vlerat tona dhe të luftojmë kulturën e lajmit të rremë me debate të informuara dhe të bazuara te provat.

Gjatë vitit të kaluar, kam punuar me kolegët e mi në Komunitetin e Shkencëtarëve të Rinj të Forumit Ekonomik Botëror për të hartuar Kodin e Etikës për Kërkuesit të Forumit. Parimet në zemër të kodit tonë, vlerësuar së fundmi te Nature, janë që kërkuesit dhe organizatat që i përfaqësojnë ato duhet të angazhohen me publikun, të ndjekin të vërtetën, të maksimizojnë përfitimin dhe të minimizojnë dëmin, të angazhohen me vendimmarrësit, të mbështesin diversitetin, të jenë mentorë dhe llogaridhënës.

Rëndësia e parimeve të përfshirë në kodin tonë mund të kërcënohet me shpejtësi, në mënyrë të paprecedentë dhe nga vende të papritura. Gjatë vitit të kaluar, referendumi Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës shkaktoi një ndryshim sizmik në klimën gjeopolitike. Një kundërshtim populist kundër konsensusit shkencor dhe mendimit të ekspertëve kërcënon parimet që përbëjnë bazën e qëllimeve tona shkencore, por kjo vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë. Kodi ynë duhet të mos merret për të mirëqenë, kur të vijë koha të luftohet për të dhe me të gjitha kostot të mbrohet.

Disa shembuj tregojnë se çfarë është në rrezik kur kodi të thyhet. Një nga rastet më famëkeqe është ai i Andreë Ëakefield. Në vitin 1998 ai publikoi një studim në The Lancet ku raportonte një lidhje mes autizmit dhe vaksinë së fruthit, shytave dhe rubeolës dhe bëri thirrje që ky imunizim që shpëton jetë të pezullohet. Publikimi fillestar i Ëakefield u pasua nga dështime të shumëta për të dalë në zbulimet e tij, provë që tregojnë se ai falsifikoi rëndë të dhënat e studimit origjinal, që tregon për konflikt interesi dhe çoi në tërheqjen e publikimit të tij dhe shumë të tjerëve.

Pavarësisht bollëkut të provave, miti i lidhjes së vaksinës me autizmin jeton edhe sot. Është veçanërisht shqetësues që presidenti aktual i SHBA duket se e simpatizon lëvizjen anti-vaksinë, që vazhdon të jetojë me gënjeshtra dhe të pavërteta. Kjo bie ndesh me punën e lodhshme të kryer nga ekspertët e shëndetit që po përpiqen të parandalojnë dhe të zhbëjnë dëmet e larta të këtyre pavërtetësive, përfshirë një shpërthim madhor të sëmundjeve në Minesota. Fruthi është një sëmundje serioze dhe me gjasa fatale që ishte çrrënjosur në Amerikë. Infektimet e reja dhe shërthimet madhore po rriten ndjeshëm në Europë, ku popullatat e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Zvicrës dhe Ukrainës tani besohet se kanë rënë nën kufirin 95% të imunizimit.

Një tjetër zhvillim shqetësues në Shtetet e Bashkuara ishte lëvizja e fundit për të ndalimi i shkencëtarëve që punojnë në agjenci federale të komunikojnë direkt me shtypin apo me publikun në median sociale. Duke qenë se angazhimi me publikun është një nga parimet në qendër të kodit tonë, kjo përfaqëson një sfidë të konsiderueshme. Është thelbësore që shkencëtarët të mund të komunikojnë gjetjet e rëndësishme te publiku pa ndërhyrje dhe këto lëvizje të fundit e kërcënojnë atë.

Kjo na sjell te një tjetër parim i kodit tonë: angazhimi me vendimmarrësit. Kërkuesit duhet të promovojnë vendimmarrje të bazuar te provat dhe të ndihmojnë në përkthimin e zbulimeve në ndryshime pozitive për shoqërinë. Kjo kërkon besim. Besimi nga ana e vendimmarrësit se kërkuesi apo përfaqësuesi i organizatës do të prezantojë rekomandime të paanshme. Besim nga ana e shkencëtarëve se vendimmarrësit do ta përdorë mirë informacionin që ofrohet prej tyre. Kur veprimet e qeverisë bien ndesh me informacionin që merr, kjo jo vetëm që thyen këtë besim por gjithashtu i mohon njerëzve vendimmarrje bazuar te provat të cilën ata e meritojnë nga liderët e tyre.

Një shembull tipik ishte vendimi i fundit i administratës Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike e Parisit, që shprehu skepticizmin e vazhdueshëm të pabazuar dhe jologjik të presidentit aktual amerikan me ndryshimin klimatik.  Të jemi të qartë, konsensusi mes shkencëtarëve klimatikë se aktivitetet njerëzore po ndryshojnë klimën është rreth 97% – e barabartë me konsensusin mes profesionistëve të shëndetit që duhani shkakton sëmundje në mushkri dhe kardiovaskulare.

Mohimi i ndryshimit klimatik nga organizata të mëdha dhe qeveritë duhet interpretuar për atë që është: mohim i informacionit të dhënë qartazi dhe saktë për ta nga ekspertët. Kapërcimi i këtij mohimi bëhet edhe më i vështirë kur organizatat e medias dështojnë të prezantojnë siç duhet pikëpamjet e asaj që dihet.

Ndërsa diversiteti është i padëshirueshëm kur lidhet me raportimin e pabalacuar kur ekziston një dije e gjithëpranuar, ai inkurajohet fort në një kuptim të gjerë të shkencës. Në fakt, diversiteti dhe shkenca pozitive shkojnë baraz. Për këtë arsye, një tjetër parim bazë i kodit tonë është të mbështetet diversiteti. Shkencëtarët dhe institucionet shkencore, duhet të sigurohen që idetë  të vlerësohen të gjitha bazuar te provat. Krijimi, ruajtja dhe progresi i këtij diversiteti sfidohet gjerësisht nga ksenofobia që duket se po rritet sërish, veçanërisht në pjesë të anglosferës.

Referendumi Brexit i Britanisë ka çuar që një numër i madh shkencëtarësh të mendojnë largimin nga Mbretëria e Bashkuar, ku shumë citojnë se ndihen më pak të mirëpritur ose tani shohin mundësi të tjera më të mira gjetkë. Zhvillimet e politikave në SHBA dhe Australi përbëjnë një kërcënim më direkt në diversitetin në shkencë, duke nxitur premisa të ndalimit të disa shkencëtarëve të huaj nga puna në këto vende. Shkenca nuk njeh kufi, as racë, as besim apo bindje. Këto zhvillime shqetësuese kërcënojnë diversitetin që ka kontribuar gjerësisht në shumë zbulime të rëndësishme.

Së fundmi, këto janë kohë sfiduese për shkencëtarët dhe parimet që na udhëzojnë ne. Si ta ndjekim të vërtetën dhe të komunikojmë gjetjet tona te publiku në një botë gjithnjë e më relative ndaj të vërtetës? Si të promovojmë vendimmarrjen e bazuar te provat në një periudhë kur liderët i sulmojnë të vërtetat e patjetërsueshme si lajme të rreme? Si të krijojmë besim mes shkencëtarëve dhe vendimmarrësve?

Shkencëtarët nuk do të mund t’i zgjidhin të gjitha këto probleme, dhe sigurisht jo vetëm. Ç’ka është e sigurit është se duhet të qëndrojmë të palëkundur ndaj shkencës. Këto janë sfidat me të cilët shkencëtarët janë përballur më parë dhe do të përballen sërish në të ardhmen. Për mua, puna me këtë kod etike ka nënvizuar nevojën që komuniteti shkencor të bashkohet në solidaritet për të riafirmuar dhe mbrojtur parimet, të cilat jo vetëm na drejtojnë neve, por përkufizojnë dhe atë ç’ka jemi si komunitet në ndjekje të të vërtetës dhe të mirës së botës.

 

Ky artikull është pjesë e Takimit Vjetor të Kampionëve të Rinj.  Marrë me autorizim nga Weforum.org 

Etiketa: besimBrexitdebateDonald Trumpimunizimkomunitetkonfliktkonflikt interesiKufilajmeMarrëveshjaMbretëria e BashkuarmohimpopulistpresidentPunaPunërrezikSHSHBAShkencashpërthimShtetet e BashkuaraTrumpUkrainëvaksinvaksinëVendimizhvillim
Tjetri
Presidenti shqiptar vonon autorizimin për negocimin e kufirit detar me Greqinë

Presidenti shqiptar vonon autorizimin për negocimin e kufirit detar me Greqinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.