AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Populli kundër demokracisë?

Jan-Werner MuellerngaJan-Werner Mueller
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një murgeshë me fletën e votimit në dorë pranë Vatikanit në Romë, të dielën më 4 mars 2018. Rreth 46 milionë italianë u thirrën në votime të dielën në zgjedhjet e përgjithshme që po vëzhgohen nga afër për të parë nëse Italia bie në duart e partive populiste antiestabilishment nga ekstremi i majtë dhe ekstremi i djathtë që ka mbërthyer pjesë të mëdha të Europës gjatë viteve të fundit. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

Janë votuesit aq të keqinformuar dhe të palogjikshëm, sa sugjerojnë rezultatet e zgjedhjeve në Britani, Itali dhe gjetkë? Zgjidhja mund të qëndrojë përtej hedhjes së fajit te votuesit, argumenton Mueller.

Një fletë votimi e fotografuar në Fiugi, Itali, të dielën më 4 mars 2018. (AP Photo/Gregorio Borgia)

Rezultati i zgjedhjeve në Itali, ku partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë kryesuan zgjedhjet, pas katastrofave binjake të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjes së Trump në SHBA, duket se do të forcojë me siguri një mendim të përhapur: populli ia shkaktoi vetes këto katastrofa.

“Qytetarët e zakonshëm”, sipas kësaj pikëpamjeje, janë aq të irrituar dhe të keqinformuar sa bëjnë zgjedhje të tmerrshme. Disa shkojnë edhe më tej dhe ia atribuojnë atyre preferencat bashkëkohore për liderët anti-demokratikë. Në fakt, një libër i ri vlerëson se problemi është i këtillë: Njërëzit kundër Demokracisë.

Diagnoza të tilla janë shumë të gabuara. Duke u përqendruar te besimet individuale të njerëzve, ato nuk shohin arsyen strukturore për kërcënimet e demokracisë së sotme. Si rezultat, ato gjithashtu mësojnë gabim nga këto praktika. Nëse dikush beson vërtet se votuesit janë të paaftë apo joliberal, hapi i radhës i qartë është t’u hiqet më shumë fuqi vendimmarrëse atyre. Por, në vend që të kthehemi te teknokracia, duhet të zgjidhim problemet specifike në strukturë që kanë ndihmuar në triumfimin e politikanëve populistë.

Ka shumë prova se shtetasit nuk ishin të mirëinformuar siç do të donte teoria demokratike të ishin. Veçanërisht në SHBA, studiuesit politikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se një pikëpamje realiste e njerëzve dallonndjeshëm nga dijet në librat civilë. Por zgjedhjet nuk janë as teste shtetësie dhe as provime në programe masteri të administratës publike. Votuesit nuk kanë nevojë për dije të detajuara dhe preferenca mbi çdo pyetje politike; orientimi i gjerë dhe kapaciti  për t’u udhëzuar nga autoritetet e besuara, politikanët, gazetarët apo mos e dhëntë Zoti, ekspertët – mund të mjaftojë.

Problemi fillon kur shtetasit e shohin çdo çështje si thelbësore të identitetit, duke bërë për shembull që besimi i shkencës klimatike të varet nëse dikush është republikan apo demokrat. Përkeqësohet kur identiteti partizan bëhet aq i fortë sa argumentat për legjitimitetin e tij hidhen poshtë kategorikisht.

Trump nuk u zgjodh si kandidat i një lëvizje vendore të humbësve të bardhë të globalizimit, por si lider i një partie tradicionale. Përpara Trump, kjo parti – dhe mbështetësit e saj në median e krahut të djathtë – kishin filluar të demonizonin kundërshtarët e tij dhe efektivisht i thanë mbështetësve të tij se nuk mund të zgjidhnin kurrësesi “socialistë të stilit Europian” apo kandidatë të tjerë jo-amerikanë. Kështu, republikanët që e pranonin tashmë se Trump nuk ishte i kualifikuar të ishte president, votuan për të gjithsesi.

Në SHBA, polarizimi nuk është objektiv reflektimi i diferencave të caktuara kulturore; ka qenë të paktën pjesërisht një projekt i vetëdijshëm elite për të përçarë popullin për avantazh politik dhe ndonjëherë edhe përfitim vetjak. Në fund të fundit, polarizimi është gjithashtu biznes i madh, siç tregojnë shifrat e mëdha të fitimit të Fox Neës dhe radios.

Vëzhguesit që mund të pretendojnë se Europa është tani e ndarë në Perëndimin liberal-demokratik dhe një Lindje ku elektoratet shumë joliberale kanë sjellë në pushtet populistë, bëjnë të njëjtin gabim kur shpjegojnë të gjithë rezultatet politike në terma kulturor. Ata gjithashtu, ia atribuojnë rezultatet autoritare asaj që dyshohet se ishte “ajo që votuesit donin”.

Por të kujtojmë zgjedhjet thelbësore në Hungari në 2010 dhe në Poloni në 2015: siç ka theksuar dhe kolegu im Kim Lane Scheppele, votuesit bënë pikërisht atë që teoria demokratike u thoshte atyre që duhet të bënin në një sistem dypartiak. Në Hungari, një rekord ekonomik në rënie dhe korrupsioni diskredituan partinë kryesore të majtë, ndaj qe koha për të votuar palën tjetër. Në Poloni, Platforma Civile e qendrës së djathtë kishte një rekord ekonomik të shkëlqyer por perceptohej gjerësisht se e kishte mbajtur pushtetin për shumë gjatë.

Në vitin 2010, Viktor Orban nuk bëri fushatë se premtimi për të hartuar një kushtetutë të re, dobëson kontrollet dhe balancat dhe ul pluralizmin në media. Në vend të kësaj, ai e prezantoi veten si një kristiano-demokrat të aftë. Në Poloni, partia Ligj dhe Drejtësi doli nga roli i vet për t’u portretizuar si një parti konservatore e aarsyeshme që donte të sillte më shumë përfitime për familjet me fëmijë.

Shumë njerëz i mbanin mend performancat e zymta dhe polarizuese të liderit të kësaj partie Jarosłaë Kaczyński si kryeministër nga 2006 deri në 2007. Por Kaczyński u largua nga vëmendja dhe la dikë tjetër të drejtonte qeverinë. Edhe sot ai është thjesht një anëtar i parlamentit – ndonëse kontrollon administratën nga prapa skenës.

Me të marrë pushtetin, populistët si Orban janë angazhuar në mirëqenien kulturore. Në emër të “bashkimit kombëtar” ata kanë përçarë shoqëritë e tyre, shtuar këtu marrjen në kontroll të medias, duke manipuluar opinionin publik për të mbajtur pushtetin.

Sa për Amerikën, ideja nuk është të vajtohet për tendencat autoritare të njerëzve, por të zgjidhen problemet strukturore që kanë nxitur populistët të ecin përpara. Për shembull, jo gjithçka që populistët thonë rreth atyre që janë “lënë pas” është e gabuar; nuk është as e gabuar përherë të dyshohet se pjesë të shtetit janë kapur nga interesa të veçanta. Por këto përkeqësime të nivelit të parë duhen artikuluar dhe përfaqësuar me ndihmën e medias dhe partive politike. Është media dhe sistemet partiake që po dështojnë fuqishëm në shumë vende dhe që kërkojnë rindërtim sistematik.

Sigurisht duhet arsim civil më cilësor që mund të ndihmonte edhe më tej. Arsim i tillë ka qenë në rënie për dekada, sepse nuk përputhet me kurrikulën që bazohet kryesisht te testimi standard. Nëse bëhet siç duhet, merr shumë kohë dhe dallon nga lëndët që aktualisht shihen si të dobishme, por në kuptimin afatgjatë do të kontribuojë më gjerësisht në suksesin ekonomik. Arsimi civil mund të jetë thelbësor për të ndihmuar të rinjtë të menaxhojnë mosmarrëveshjet dhe të shohin shtetasit e tjerë si të rëndësishëm në konfliktet demokratike. Ndryshimet kulturore nuk duhet të zhduken, por nëse njerëzit vetë mësojnë të bashkëjetojnë me to, populistët nuk do t’ia dalin t’i përdorin si armë politike.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The People vs. Democracy?

Etiketa: ArsimiBrexitBritaniEuropagazetarHungariItaliKorrupsioniLIBLigjMediaOrbanpaktPartiaPolonipopulistpresidentProject SyndicateSHBATrumpVëzhguesitViktor OrbanVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

I akuzuari për vrasjen e Gazmend Çollakut dënohet me burgim të përjetshëm

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.