AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria përzë dy diplomatë rusë, si pjesë e reagimit ndaj sulmit kundër Skripal

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ditmir Bushati. Foto: Malton Dibra/LSA

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu bashkua SHBA-së dhe vendeve Europiane duke përzënë dy diplomatë rusë në Tiranë për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

Ditmir Bushati. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy diplomatë rusë u përzunë nga Shqipëria të hënën, pasi Shqipëria iu bashkua disa vendeve Europiane, SHBA-së, Kanadasë e Ukrainës në një përgjigje të koordinuar ndaj helmimit me gaz nervor të Sergei Skripal, një ish oficer i shërbimit sekret rus i kthyer në agjent të dyfishtë dhe vajzës së tij Julia në Salisburi të Mbretërisë së Bashkuar më 4 mars.

Në një njoftim për shtyp, Ministria tha se Ministri Ditmir Bushati ia komunikoi urdhrin e përzënies ambasadorit të Rusisë në Shqipëri Aleksandër Karpushin.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka një staf diplomatik të akredituar prej 28 zyrtarësh dhe familjarësh të tyre sipas të dhënave të protokollit të shtetit më 2017. Në vitin 2014, Rusia kishte 24 diplomatë në listën e protokollit të shtetit.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka qenë aktive publikisht gjatë viteve të fundit duke kritikuar ato që quan “disinformim dhe gënjeshtra” kundër Rusisë.

Javën e kaluar, ambasada u tall me një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me helmimin e agjentëve.

“Kemi lexuar deklaratën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, datë 20 mars 2018, titulli i së cilës konstaton një “sulm kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe”” – shkruhej në deklaratë ku qe postuar edhe një foto e faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme.

Kemi respekt për specialistët e MEPJ-së dhe nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim përgjegjshmërinë e tyre në formulimin e deklaratave zyrtare të dikasterit që përfaqësojnë. Prandaj kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia,” vijonte deklarata para se të akuzonte Shqipërinë për “mungesë kompetence” ose për “manipulim të qëllimshëm të opinionit publik”.

Kryeministrja e Britanisë së Mmadhe Theresa May deklaroi më 12 mars se “kishte shumë gjasa” që shteti rus të kishte orkestruar sulmin,  bazuar kjo në faktin se helmi i përdorur në sulm është një kimikat i zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik dhe se Rusia ka përdorur taktika të tilla edhe në të shkuarën. Ministria jonë e Jashtme duket se shkoi pak më tutje duke shkruar në titullin e deklaratës: “dënojmë sulmin kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe”. Pas reagimit rus, titulli i deklaratës u ndryshua pa dhënë shpjegime.

Bashkë me Shqipërinë, në përzënien e diplomatëve rusë u bashkuan edhe Kroacia e Rumania.

Marrëdhëniet ekonomike mes Rusisë dhe Shqipërisë janë të vogla. Gjatë vitit 2017, Shqipëria importioi 91 milionë euro mallra nga Rusia, rreth 1.9% të të gjitha importeve. Eksportet e Shqipërisë drejt Rusisë ishin vetëm 0,7 milionë Euro.

Etiketa: Bashkimi SovjetikDibradiplomatDitmir BushatiEurogazKroaciamanipulimMEPJMinistria për Europën dhe Punët e JashtmeMinistrisë për Evropën dhe Punët e JashtmeParaPunëRumaniaRusiasekretSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaSulmUkrainë
Tjetri
Kosova dërgon policinë speciale për të ndaluar vizitën e zyrtarëve serbë

Kosova dërgon policinë speciale për të ndaluar vizitën e zyrtarëve serbë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.