AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Leku bie kundër Euros ndërsa sinjalizohet ndërhyrje nga BSH

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Leku shqiptar humbi 1.8 për qind gjatë ditëve të fundit ndërkohë që Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi në Kuvend se gjatë ditëve të ardhshme pritet nënçmim i mëtejshëm i monedhës kombëtare.

Foto ilustruese nga Pixabay.

Leku shqiptar humbi 0.85% të vlerës kundrejt euros të hënën në krahasim me ditën e premte, një lëvizje e pazakontë për tregun shqiptar, ku kursi i këmbimit zakonisht pëson luhatje shumë të vogla nga dita në ditë. Që nga 21 marsi, kur leku shënoi rekordin shumëvjeçar në kuotën 129.05 lekë për euro, leku është dobësuar me 1.8%. Shpejtësia e ndryshimit është një tregues që ekspertët e përdorin për të shpjeguar se diçka e pazakontë ka ndodhur në treg. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fakt, lëvizjet me mbi 0.7% brenda një dite kanë qenë shumë të rralla përgjatë dekadës së fundit. Të martën, euro u këmbye me 131.45 lekë.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë të martën se euro do të vijojë të forcohet gjatë ditëve në vijim, informacion që Ahmetaj thotë se e ka marrë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Nuk bëhet e qartë se për çfarë arsyeje Ahmetaj vendosi të bëjë një deklaratë të tillë publike, pasi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor i nënshtrohen një rregulloreje specifike, sipas të cilës, guvernatori nuk mund të flasë pa lejen e një këshilli dhe se vendimet për ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor kanë karakter konfidencial gjatë kohës që ato kryhen. Rregullorja [link] e miratuar në vitin 2011, ka një klauzolë të fortë konfidencialiteti. Ahmetaj nuk tha se Guvernatori e ka informuar për “ndërhyrje” por tha se sipas guvernatorit, euro do të forcohet në ditët në vijim.

Leku shqiptar është forcuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit nga kuota 140 lekë për euro në kuotën aktuale 130 lekë. Ky është një ndryshim i madh për tregun shqiptar, i cili ka njohur në përgjithësi stabilitet të konsiderueshëm. Mes viteve 2002 dhe 2008, euro u shkëmbye rreth kuotës 122 lekë ndërsa pas zhvlerësimit të pësuar në vitin 2009 si pasojë e deficiteve të larta buxhetore, euro u luhat rreth kuotës 140 lekë për më shumë se pesë vjet. Leku filloi të forcohej në nëntor 2015, por forcimi fitoi shpejtësi gjatë vitit 2017.

 

Etiketa: AhmetajArben AhmetajEuroKursiKuvendSHshqipstabilitetTregVendimet
Tjetri
Sponsori i drejtësisë: Dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë u punësuan në “Kristal” në shkelje të rregulloreve

Sponsori i drejtësisë: Dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë u punësuan në “Kristal” në shkelje të rregulloreve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.