AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rusia kritikon shtetet e Ballkanit për dëbimin e diplomatëve

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ambasadat e Moskës në shtetet e Ballkanit kritikuan solidarizimin e këtyre shteteve për dëbimin e diplomatëve rusë pas helmimit të agjentit të dyfishtë Skripal dhe vajzës së tij.

Një flamur rus valëvitet në një ndërtesë qeveritare në Moskë. Foto: Wikimedia Commons.

Ambasadat ruse në Kroaci, Rumani dhe Maqedoni kanë kritikuar ashpër vendimet e tre vendeve për të dëbuar diplomatët në shenjë solidariteti me Britaninë për rastin e helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Rumania iu bashkuan vendeve të tjera të BE-së duke dëbuar disa diplomatë rusë të hënën.

Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë e quajti valën e dëbimeve “një hap jo miqësor”.

“Shprehim protestën tonë të fortë pas vendimit të marrë nga një numër vendesh anëtare të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Gjesti provokues i të ashtuquajturës solidaritet të këtyre vendeve me Londrën, që ndoqi verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturin ‘çështja Skripal’ dhe që nuk konsideroi rrethanat e incidentit, është një vazhdim i politikës konfrontuese për të përshkallëzuar situatën,” thuhej në të.

Ambasada ruse në Shkup paralajmëroi të martën qeverinë maqedonase “për pasoja” për vendimin e dëbimit të një diplomati rus në solidaritet me Britaninë.

Përballë pyetjeve nga gazetarët, ambasada ruse në Bukuresht dha një deklaratë të shkurtër, duke e etiketuar vendimin e Rumanisë për të deklaruar një diplomat rus, persona non grata, “shprehje të çmendurisë”.

Ambasada ruse në Zagreb gjithashtu shprehu keqardhje për vendimin e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç për të dëbuar një diplomat rus, duke e vlerësuar lëvizjen si “armiqësore”.

“Shprehim keqardhje të thellë që pala kroate mori një vendim të shpejtë dhe të gabuar, pasojat e të cilave do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona bilaterale, përfshirë këtu tregtinë dhe ekonominë”, tha në një deklaratë ambasada ruse.

Ambasada ruse në Shqipëri, ku qeveria vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, nuk komentoi mbi situatën, por shpërndau deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë.

Ish-agjenti i dyfishtë Skripal dhe vajza e tij u helmuan në qytetin e Salisbëri, më 4 mars nga një agjent nervor i quajtur noviçok, një substancë kimike e zhvilluar gjatë epokës sovjetike. Ai jetonte aty pas një shkëmbimi spiunësh të kryer me Rusinë në vitin 2010.

Kryeministrja britanike Theresa May pretendoi se kishte “shumë gjasa” që shteti rus e orkestroi sulmin.

Të hënën, SHBA, BE-ja, Kanadaja dhe Ukraina urdhëruan dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë.

Gjermania, Franca, Lituania, Letonia, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda dhe Holanda ndoqën shembullin e tyre.

Etiketa: Ambasada RuseBEDanimarkadiplomatEstoniaFinlandaFrancagazetarGjermaniaKroaciKroaciaMaqedoniMaqedoniaNATOnon gratapasojaPoloniaPunëQeveriaRumaniRumaniaRusiaSHSHBAShkupshqipShqipëriShqipëriaSpiunëUkrainaVendimVendimetZagreb
Tjetri
Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës pas deportimit të zyrtarit serb

Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës pas deportimit të zyrtarit serb

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.