AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Lëvizja globale e rinisë po merr vrull

Gordon BrownngaGordon Brown
8 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa imazhi i fëmijëve në botë është portretizuar në shekullin e shkuar përmes të qarave dhe nevojës për mëshirë e mbrojtje, brezi i ri i të rinjve ka rrëmbyer pishtarin dhe po lufton të ndryshojë botën për ta bërë një vend më të mirë për ta.

Protesta e të rinjve Marshim për Jetët Tona në SHBA. Foto: (Steve Schaefer/Atlanta Journal-Constitution via AP)

Marshim për Jetët Tona që ndodhi së fundmi në Shtetet e Bashkuara frymëzoi miliona njerëz jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Deri në protestat kombëtare më 24 mars, shumica e njerëzve mendonin se pak gjë mund t’i shtohej bisedës për vrasjet në seri nga armët.

Megjithatë mënyra e guximshme dhe përparuese në të cilën nga dhimbja dhe ankthi të rinjtë i thanë botës se vendimi për ligjet e armëve dhe shkollat e sigurta janë shumë të rëndësishme për t’ju lënë të rriturve që i kishin zhgënjyer ata ka riformësuar panoramën politike, mbase thellësisht dhe përgjithmonë.

Nuk po ndodh vetëm në Amerikë gjallërimi i revolucionit të udhëhequr nga të rinjtë. Në të gjithë botën, të rinjtë po bëhen një fuqi për të drejtat e tyre. Miliona të rinj tani janë angazhuar në atë që është bërë vështirësia e të drejtave civile në kohën tonë – lufta që çdo fëmijë të shkojë në shkollë dhe të jetë i sigurt.

Në Indi, Marshimi Global kundër Punës së Fëmijëve ka mobilizuar qindra mijëra të rinj që kanë ecur miliona kilometra duke kërkuar fund për punën e fëmijëve dhe të drejtën e shkollimit.

Po kështu, në Bangladesh duke nisur nga distrikti periferik Nilphamari, mijëra vajza po çojnë përpara lëvizjen për të krijuar “zona ku nuk ka martesa fëmijësh”. Frymëzuar nga lëvizja Vajza Jo Nuse dhe në rrezik të rrahjes dhe ndonjëherë vrasjes, vajzat e shkollave janë bashkuar për të kundërshtuar prindërit e tyre për martesat e detyruara që i ndërpresin fëmijërinë dhe i lënë pa arsimuar. Dhe në Nigeri, grupi Mbrojtësit e Rinj për Ndryshim marshuan në kryeqytetin Abuja në 2015 duke kërkuar shkolla të sigurta dhe duke nxitur policinë dhe ushtrinë të mbrojnë nga ekstremistët terroristë të Boko Haramit (emri i të cilit nënkupton “Arsimi Perëndimor është një mëkat”).

Panorama është e qartë: jemi në mes të një lufte për liri që është bërë globale. Përfshin vajzat në Indi që protestojnë kundër mosveprimit policor ndaj sulmeve seksuale; nxënëset në Pakistan që marshojnë në Lahore pas sulmit të fundit taleban në shkolla, të rinjtë në rrugët e kryeqytetit të Kamerunit, Yaounde që mbështesin refugjatët; dhe studentët në Jemen që protestojnë kundër që lufte që ka shkatërruar qindra shkolla dhe ka lënë dy milionë fëmijë pa arsim.

Kryengritja rinore globale është intensifikuar këtë vit. Në janar, 40 milionë fëmijë dhe të rritur në Indi protestuan kundër martesave të fëmijëve duke formuar një zinxhir njerëzor që u shtri për 13 mijë kilometra nga fshati në fshat në shtetin Bihar. Në shkurt, studentët periuanë u qëlluan ndërsa protestonin në Limë kundër ligjit që e quajnë “skllavëri për të rinjtë”, që lejon studentët të punojnë si praktikantë të papaguar. Dhe mijëra studentë kanë dalë në rrugë në Honduras dhe Indi për të kundërshtuar koston në rritje të arsimit të lartë.

Këto lëvizje të reja reflektojnë periudhën aktuale dixhitale, në të cilën të rinjtë mund të lidhen me njëri-tjetrin brenda vendit ose jashtë kufijve. Duke e bërë këta, ata po ekspozojnë hendekun mes premtimit të mundësisë dhe realitetit të zymtë të shanseve të pabarabarta – veçanërisht për vajzat, të cilat përbëjnë shumicën e 260 milionë fëmijëve në të gjithë botën që nuk janë në shkolla dhe shumicën e 400 milionë fëmijëve që përfundojnë arsimin në moshën 11 apo 12 vjeç. Në fakt, gjysma e fëmijëve të botës – rreth 800 milionë – e mbarojnë shkollën pa ndonjë kualifikim të nevojshëm për forcën punëtore të të nesërmes. Shumë fëmijë janë të dënuar të punojnë, martohen apo trafikohen vite para se të arrijnë moshën zyrtare për t’u larguar nga shkolla.

Mesazhi i të rinjve në sfidim dhe sfidë ndryshimesh reale i ngjan kërkesës për veprim mjedisor të një 12-vjeçareje, Severn Cullis-Suzuki, në Samitin e Tokës në 1992 në Rio de Zhaneiro. Ishte Cullis-Suzuki që e ngriti në këmbë një konferencë të thjeshtë dhe filloi të bënte një botë skeptike të kuptonte – kur tha se mjedisi ishte shumë i rëndësishëm për t’iu lënë të rriturve. Brezi më i vjetër duke dështuar të ofronte një mjedis të qëndrueshëm, nuk mund të lejohet të dëmtojë shanset dhe mundësitë për brezin e ardhshëm.

Dhe një mesazh më i fuqishëm po vjen nga të rinjtë sot: se e drejta e tyre për arsim është shumë e rëndësishme për t’iu besuar të rriturve që kanë dështuar ta sigurojnë.

Rreth një shekull më parë, Eglantyne Jebb, i cili themeloi Save the Children, tha se e vetmja gjuhë që të gjithë do ta kuptonin ishte e qara e një fëmije. Por të qarat e fëmijëve janë mënjanuar shumë shpesh dhe mes atyre që janë më progresive të cilët janë sjellë sikur fëmijët janë vëzhgues të heshtur, që shihen por nuk dëgjohen, objekte pasive ndaj veprimeve tona. Nëse imazhi nga një shekull më parë është ai i fëmijëve të pashpresë që presin të mbrohen dhe mishërohen, atëherë imazhi që do të kujtohet nga brezi i ardhshëm do të jetë shumë i ndryshëm. Teksa të rinjtë lidhen, komunikojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, thirrjet e tyre kanë pak gjasa të jetë të qara për bamirësi por janë në fakt marshime që kërkojnë drejtësi.

Në ditët e ardshme, të rinjtë në Pakistan, ku shtatë milionë fëmijëve u mohohet e drejta për të shkuar në shkollë, do të lançojnë një peticion që kërkon të drejtën e arsimimit. Thirrja e tyre do të mbështetet në Samitin G20 të Argjentinës këtë nëntor, kur 700 Ambasador të Rinisë Globale nga 90 vende, duke u mobilizuar nga shoqata Theriworld, do t’i bëjnë thirrje liderëve botërorë të mbështesin një institucion Ndërkombëtar të Financimit të Arsimit – një fond shumëmiliardësh që do t’u ofrojë fëmijëve mundësinë e shkollimit.

Është një çast i rëndësishëm – si frymëzues dhe ndëshkues për ne që ishim fëmijë në një revolucion kulturor të viteve 1960 që dështoi ta përmbushte premtimin dhe që tani e gjen veten të rrëzuar nga lëvizje të reja me më shumë potencial global për mirë. Pishtari nuk po i kalohet një brezi të ri; këtij brezi iu desh ta rrëmbente atë. Ata meritojnë mbështetjen tonë.

 

Marrë me autorizim nga Weforum.org, publikuar në bashkëpunim me Project Syndicte. The global youth movement is gaining momentum

Etiketa: ambasadorArmëArsimiBangladeshEmriG20HondurasIndiLuftaLuftembrojtjeMjedisMjedisiPanoramaParapeticionProtestaProtestatPunërrezikSHSHBAshkollaShtetet e BashkuarastudenttalebanTerroristVendimi
Tjetri
Piktori Ibrahim Kodra përkujtohet me projekte të mbetura në sirtar

Piktori Ibrahim Kodra përkujtohet me projekte të mbetura në sirtar

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.