AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e OKB-së jep sot vendimin për Vojisllav Sheshelin

Denis DzidicngaDenis Dzidic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli duke folur në një tubim në Serbi. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Gjykata e OKB-së në Hagë do të japë vendimin e saj për liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, i cili akuzohet për krime lufte në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi, pas një apelimi të prokurorisë kundër vendimit për lirimin e tij nga akuzat.

Vojisllav Shesheli duke folur në një tubim në Serbi. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare do të japë vendimin e tij të mërkurën në rastin kundër politikanit nacionalist serb dhe deputetit Vojisllav Shesheli, i cili fillimisht u lirua nga akuzat në një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Hagës në mars 2016.

Shesheli akuzohet për krime kundër njerëzimit, persekutim të jo-serbëve në baza politike, racore dhe fetare, deportime dhe zhvendosje të dhunshme.

Ai akuzohet gjithashtu si një nga protagonistët e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale që synonte të largonte me forcë popullsinë jo-serbe nga zonat e Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në mënyrë që të krijonte një shtet të unifikuar serb.

Vendimi i vitit 2016 vendosi se krijimi i një “Serbie të Madhe” ishte qëllimi politik i Sheshelit, por nuk nënkuptonte domosdoshmërish se ai kreu krime.

Në apelin e tyre, prokurorët i kërkuan gjykatës së OKB-së të rrëzojë vendimin e shkallës së parë, të shpallë liderin e Partisë Radikale Serbe fajtor dhe ta dënojë atë me 28 vjet burg ose të urdhërojë një rigjykim të çështjes.

Shesheli ka kërkuar që vendimi i shkallës së parë të konfirmohet.

Megjithatë ai nuk do të marrë pjesë në leximin e vendimit të mërkurën, ashtu siç nuk ishte i pranishëm për të dëgjuar vendimin e shkallës së parë.

Ai u lirua përkohësisht për t’u kuruar nga kanceri në nëntor të vitit 2014 dhe që atëherë ka refuzuar të kthehet në Hagë. Serbia gjithashtu ka refuzuar ta ekstradojë atë, pavarësisht “njoftimit të kuq” të Interpolit për arrestimin e tij.

Pas rikthimit në Serbi, ai ka rifilluar karrierën e tij politike, është rizgjedhur në parlament, ka mbajtur një sërë tubimesh nacionaliste dhe ka tallur vazhdimisht Gjykatën e Hagës në publik.

Shesheli tha për mediat serbe se ai kishte ndërmend ta shpërfillte seancën gjyqësore të së mërkurës në Hagë.

“Unë kam mbaruar punë me Hagën. Fitova. Nuk më intereson aspak vendimi i shkallës së dytë, por një gjë është e sigurt. Nuk do të kthehem vullnetarisht në qendrën e paraburgimit të OKB-së në Sheveningen,” tha ai të martën për gazetën serbe Vecernje Novosti.

Ai shtoi se ai do të flejë gjatë të gjithë leximit të vendimit të tij, i cili është planifikuar të bëhet rreth orës 14:00 lokale të mërkurën.

“Gjatë asaj pjese të ditës unë gjithmonë fle dhe do ta bëj edhe ndërkohë që ata lexojnë vendimin,” tha ai.

Viktimat e krimeve të luftës të kryera nga grupi paraushtarak i vullnetarëve serbë në qytetet boshnjake Mostar dhe Zvornik në vitet 1990 kanë thënë për BIRN se shpresojnë që gjyqtarët ta dënojnë këtë herë Sheshelin.

“Shpresoj ta bëjnë, por nuk jam i sigurt. Por dua të them se shpresoj që komuniteti ndërkombëtar të mos i lajë duart me krimet e kryera këtu në Zvornik,” tha Ahmet Grahiç, kryetar i Shoqatës së Viktimave të Zvornikut.

Saja Ceriç nga Shoqata e ish të Burgosurve të Kampit në Mostar tha se ajo pa grupin “Seseljevci” të kryenin krime në fillim të viteve 1990.

“Krime të tilla ishin sistematike dhe të organizuara, mendoj, nga lart,” tha Coriç.

Në  rrugët e Beogradit pati reagime të përziera në lidhje me vendimin që pritet të merret.

“Sigurisht që nuk mendoj se ai është fajtor,” tha për BIRN Milan Todoroviç, 32 vjeç. Ai tha se një lirim nga akuzat do të ishte i drejtë, duke shtuar se Shesheli kaloi një kohë të gjatë në paraburgim në Hagë.

“Ata s’duhet ta kishin liruar kurrë nga paraburgimi sepse ai s’di të rikthehet kurrë dhe as kjo qeveri nuk do ta kthejë atë atje. Ai do të hapë telashe në Serbi gjithë jetën që i ka mbetur,” tha studenti Marko Daniloviç, i cili nuk beson se Shesheli është i pafajshëm.

Shesheli u arrestua fillimisht në 2003 dhe gjyqi i tij vazhdoi për 11 vjet.

Gjatë asaj kohe, ai u dënua gjithashtu tri herë për shpërfillje të gjykatës.

Ai pretendon se gjykata e OKB-së është një gjykatë “anti-serbe” dhe ai ka treguar në mënyrë të vazhdueshme mospëlqimin e tij për procedurat gjyqësore gjatë gjyqit maratonë.

 

Etiketa: BIRNBurgGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarKrimekrime lufteKroacikryetarLokaleLuftemediat serbeOKBparaburgimparlamentpersekutimprokurorSasa DjordjevicSerbiSerbiaShesheliVendimVendimiVojisllav Sheshelivullnetarë
Tjetri
Aktivistët paralajmërojnë ministrat e BE-së për “kërcënimin” për parkun bullgar

Aktivistët paralajmërojnë ministrat e BE-së për “kërcënimin” për parkun bullgar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.