AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli dënohet për krime lufte

Denis DzidicngaDenis Dzidic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli. Foto: Profili i tij zyrtar/Facebook

Gjykata e OKB-së në Hagë rrëzoi pjesërisht në apel lirimin nga akuzat të Vojisllav Sheshelit, lideri i Partisë Radikale Serbe, dhe e dënoi atë me dhjetë vjet burg për krime lufte në Serbi, edhe pse ai nuk do të kryejë burg.

Vojisllav Shesheli. Foto: Profili i tij zyrtar/Facebook

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë të mërkurën e dënoi Vojisllav Sheshelin me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve në Vojvodinë në Serbi gjatë luftës.

Por gjykata tha se Shesheli tashmë e ka shlyer dënimin për shkak të kohës që ai ka kaluar në paraburgim në Hagë që nga viti 2003.

Apeli i prokurorisë kundër shfajësimit të Sheshelit për krimet e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci u hodh poshtë, edhe pse gjyqtari Theodor Meron tha se kishte pasur gabime në vendimin e shkallës së parë që e liroi nga akuzat liderin nacionalist.

Gjyqtari Meron tha se përfundimi i vendimit të shkallës së parë se nuk kishte pasur një sulm të përhapur dhe sistematik kundër jo-serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci ishte gabim.

Meron tha se një fjalim i mbajtur nga Shesheli në Zvornik në Bosnjë në vitin 1992, në të cilin ai i bëri thirrje vullnetarëve paraushtarakë që të “pastronin” anën boshnjake të lumit Drina, ishte “një thirrje e qartë për spastrimin etnik”.

Por ai tha se kaloi “një periudhë e konsiderueshme kohore” midis fjalimit dhe krimeve që pasuan, prandaj lirimi i Sheshelit nga kjo akuzë nuk u rrëzua.

Megjithatë, fjalimi i Sheshelit për dëbimin e kroatëve nga fshati Hrtkovci në rajonin e Vojvodinës të Serbisë në vitin 1992 përbënte “një thirrje të qartë për të nxitur krime” dhe pati një pasojë të qartë dhe të menjëhershme, prandaj gjykata e dënoi atë me dhjetë vjet burg, tha gjyqtari.

Shesheli, i cili tani është deputet në parlamentin serb, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin.

Ai u lirua përkohësisht për t’u kuruar nga kanceri në nëntor 2014 dhe ka refuzuar të kthehet në Hagë që atëherë.

Etiketa: ApelApeliBosnjeBurgdeputetFacebookGjykataKrimekrime lufteKroaciLufteOKBparaburgimSerbiShesheliSulmVojisllav Sheshelivullnetarë
Tjetri
A ishte ky fundi i valës së populizmit?

Mundësia e dyfishtë e Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.