AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dënimi mund t’i kushtojë Sheshelit mandatin e deputetit

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli duke dhënë një deklaratë për shtyp në Beograd. Foto: BIRN.

Avokatë dhe OJQ i bënë thirrje parlamentit serb t’i japë fund mandatit si deputet të liderit të Partisë Radikale Serbe për shkak se ai u dënua për krie lufte nga gjykata e OKB-së në Hagë.

Vojisllav Shesheli duke dhënë një deklaratë për shtyp në Beograd. Foto: BIRN.

Avokatë dhe OJQ serbe janë shprehur se Sheshelit, i cili u dënua me dhjetë vjet burg për krime kundër njerëzimit në Serbi, duhet t’i hiqet nga mandati i tij sipas një ligji që thotë se mandati i deputetit përfundon nëse ai ose ajo dënohet me së paku gjashtë muaj burg.

Avokatja Katarina Goluboviç nga Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, YUCOM, tha se mandati i Sheshelit përfundon automatikisht me ligj dhe se bordi përkatës parlamentar për çështjet administrative duhet ta pranojë këtë fakt.

“Pas kësaj, raporti nga bordi duhet të dërgohet në parlament, i cili i jep fund mandatit të Sheshelit,” tha Goluboviç për BIRN.

Ligji serb thotë qartë se mandati i një deputeti përfundon nëse atij ose asaj i jepet një dënim të pandërprerë me burg prej gjashtë muajsh ose më shumë.

Shesheli u dënua me apel nga Mekanizmi për Gjykatën Penale Ndërkombëtare të mërkurën për nxitje krimesh lufte me fjalimet nacionaliste që ai mbajti në rajonin e Vojvodinës të Serbisë gjatë luftës në vitin 1992.

Megjithatë, sipas ligjit dhe rregullores proceduriale parlamentare, deputeti duhet të paraqesë personalisht dorëheqjen e tij në parlament.

Thirrja për të hequr Sheshelin nga parlamenti fillimisht erdhi nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, e cila bën fushatë kundër pjesëmarrjes së kriminelëve të luftës të dënuar në jetën publike serbe, ndër të tjera.

“Duke pasur parasysh se të gjitha vendimet e Këshillit të Apelit të MICT janë ligjërisht të detyrueshme për Serbinë, mandati i Vojisllav Sheshelit duhet të përfundojë,” tha YIHR në një njoftim për shtyp.

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Beogradit, Vladimir Gajiç, tha se Shesheli i përmbush kërkesat për shkarkimin automatik nga parlamenti dhe se bordi parlamentar është i detyruar të arrijë në të njëjtin përfundim.

“Sigurisht që s’duhet të jemi naivë. Ligjet në Serbi nuk zbatohen për të gjithë qytetarët,” shkroi Gajiç në Twitter.

Goluboviç paralajmëroi se nuk ekziston një sanksion i tillë nëse kryetari i bordit parlamentar në fjalë, Aleksandar Martinoviç, nuk e vendos çështjen e mandatit të Sheshelit në axhendën e tij.

As Shesheli as Martinoviç nuk ishin në dispozicion për një koment.

Megjithatë, anëtarët e Partisë Radikale Serbe kanë hedhur poshtë pretendimet se mandati i Sheshelit duhet të përfundojë.

Deputeti i Partisë Radikale Nemanja Saroviç tha se nuk ka arsye ligjore për të hequr mandatin, edhe pse ai ofroi vetëm një shpjegim të paqartë.

“Ai është një njeri i lirë, kandidoi dhe u zgjodh deputet si i tillë,” tha Saroviç për shtypin në parlamentin serb, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

Ndërkohë, kryetarja e bordit ekzekutiv të Partisë Radikale, Vjerica Radeta, i quajti YIHR “tradhtarë” në Twitter.

Radeta gjithashtu kërkohet nga gjykata e Hagës për shpërfillje të gjykatës, pasi dyshohet se u përpoq të korruptonte dhe t’i bënte shantazh dëshmitarësh në gjyqin e Sheshelit.

Edhe pse Shesheli u dënua me dhjetë vjet burg, ai s’do të kryejë asnjë ditë burg për shkak të viteve që ai kaloi në paraburgim në Hagë pasi u dorëzua në vitin 2003.

Etiketa: AdministrativeApelBeogradBIRNBurgdeputetdëshmitarëGjykataGjykatëGjykatësKrimeLigjLuftemandati i deputetitnismaOKBparaburgimparlamentPër ShtypinRaportiSerbiSHshantazhShesheliTwitterVendimetVojisllav ShesheliYUCOM
Tjetri
Libri i manjatit shkakton skandal në Serbi

Libri i manjatit shkakton skandal në Serbi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.