Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tom Doshi shpallet persona non grata nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
19:30 | 16/04/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar Tom Doshi u bë zyrtari i dytë i lartë shqiptar pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që u shpall i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen e tij.

Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Deputeti Tom Doshi i Partisë Socialdemokrate u shpall të martën person i padëshirueshëm bashkë me familjen e tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doshi, 52 vjeç, biznesmen dhe politikan me eksperiencë të gjatë si deputet i tre partive politike të ndryshme, u shpall i padëshirueshëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion domethënës”.

Sipas deklaratës, “Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”,” thotë deklarata.

“Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur,” vijon më tej deklarata.

Në shkurt 2018, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla u bë zyrtari i parë në botë që u shpall i padëshirueshëm në SHBA në mënyrë publike për të njëjtat arsye.

Doshi ishte deputet i Partisë Socialiste në vitet 2009 dhe 2013 ndërsa u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015 me duartrokitje nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pasi akuzoi publikisht Ilir Metën, aktualisht President i Republikës, për një komplot vrasjeje ndaj tij. Pavarësisht përjashtimit nga socialistët, Doshi arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 nën siglën e Partisë SocialDemokrate në qarkun e Shkodrës.

Tjetri
Revolucioni global i shëndetësisë dhe teknologjia

Facebooku dhe e ardhmja e privatësisë në internet

Më të lexuarat

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023

Tom Doshi shpallet persona non grata nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së

19:30 | 16/04/2018
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.