AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Reforma në drejtësi i jep Shqipërisë rekomandimin për hapjen e negociatave

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Tiranë më 3 mars 2016. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke i dhënë notë pozitive zbatimit të deritanishëm të reformës në drejtësi, ndërkohë që lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbeten në vendnumëro.

Shefja e politikës së Jashtme të Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference. Foto:LSA

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini njoftoi të martën  nga Brukseli rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE-së…” tha Mogherini në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, komisioneri Hahn ia dedikoi “rezultateve të para të prekshme” në procesin e vetingut, si pjesë e reformës në drejtësi. Ai theksoi megjithatë se procesi është në fillimet e tij, ndërsa e quajti rekomandimin premtues.

Përveç Shqipërisë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave edhe për Republikën e Maqedonisë.

“Të dy vendet kanë bërë shumë përgjatë muajve të fundit, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Jemi në rrugë të mbarë, por nuk jemi ende aty ku duhet,” shtoi më tej Hahn.

Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave u prit me entuziazëm nga përfaqësuesit e mazhorancës në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në një konferencë për shtyp dhe e cilësoi këtë “një ditë të madhe” për Shqipërinë dhe për reformat e qeverisë së tij.

“Europa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meritave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Rama.

Shqipëria e fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe në nëntor 2016, Komisioni Europian i hapi dritën jeshile ambicieve të vendit për të ecur përpara në procesin e integrimit, me kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Në gjetjet kryesore për Shqipërinë që Komisioni Europian publikoi të martën, progresi i përgjithshëm në zbatimin e reformës në drejtësi vlerësohet i mirë.

“Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi aftësitë profesionale, integritetin dhe deklaratat e pasurisë. Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme,” thuhet në gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Por ndërkohë që zbatimi i deritanishëm i reformës në drejtësi ka marrë notë pozitive, Komisioni Europian i kujton Shqipërisë problemet serioze me korrupsionin dhe progresin e ulët  në goditjen e krimit të organizuar.

“Numri i dënimeve që përfshijnë zyrtarët e ulët dhe të mesëm është rritur krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit. Dënime të zyrtarëve të lartë u shënuan më së shumti në sistemin gjyqësor, megjithatë dënimet përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë mbeten shumë të ulëta,” thuhet në gjetjet kryesore të progress-raportit për Shqipërinë.

“Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz,” shtohet aty.

Përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, raporti njeh njëfarë progresi kundër kultivimit të hashashit. Megjithatë, në këtë drejtim kërkohet intensifikimi i konfiskimit të aseteve të grupeve kriminale dhe vazhdimi i asgjësimit të stogjeve ekzistuese të kanabisit.

“Sa i përket të dhënave, ka pasur pak përparim në çmontimin e grupeve të krimit të organizuar. Numri i dënimeve përfundimtare për rastet e krimit të organizuar mbetet shumë i ulët dhe ka shënuar rritje shumë të vogla. Më shumë përpjekje nevojiten për të trajtuar pastrimin e parave, asetet kriminale dhe pasuritë e pajustifikuara,” thuhet në raport.

Komisioni Europian thekson se mjedisi politik në Shqipëri vazhdon të jetë shumë i polarizuar, ndërkohë që kërkon vazhdimin e përpjekjeve për të avancuar reformën në administratën publike.

Në fushën e të drejtave të njeriut, Komisioni Europian vlerëson përshtatjen e legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së si dhe kërkon forcimin dhe monitorimin e mekanizmave të mbrojtjes si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në fushën e lirisë së shprehjes, raporti vlerëson se Shqipëria ka shënuar progres në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator [AMA] dhe Televizionit Publik, ndërsa kërkon më shumë transparencë për reklamat shtetërore.

Vlerësim ka marrë gjithashtu pjesmarrja aktive në bashkëpunimin rajonal si dhe hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjet bilaterale me Greqinë. Nga ana tjetër, KE shpreh shqetësim për shifrat ende të larta të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, ndonëse vlerëson masat e ndërmarra për reduktimin e këtij fenomeni.

Ekonomia është gjithashtu një kriter i rëndësishëm i gjetjeve të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku vlerësohet rritja ekonomike, reduktimi i borxhit publik dhe i kredive të këqija. Por raporti thekson se rregulloret ndaj biznesit mbetën të rënda dhe mangësitë në sundimin e ligjit vazhduan të pegonin bizneset dhe të frenonin investimet.

Etiketa: aftësitë profesionaleAMABallkaniBashkimit EuropianBEBrukseliEdi RamaEkonomiaEuropaFushaGjyqgjyqtarKEKomisioneriKomisioni EuropiankonferenceKorrupsioniKryeministri Edi RamaLuftaMjedisiParaprogresprokurorRamaraportRaportiReformaRritja ekonomikeSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Ish-presidenti i Rumanisë akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Rumanisë akuzohet për krime kundër njerëzimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.