AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e transparencës për Teatrin Kombëtar alarmon artistët dhe aktivistët

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë të hyjnë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë për të mbikëqyrur vendimet për Teatrin Kombëtar. 26 prill 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Të shqetësuar nga një vendim i mundshëm i Këshillit Bashkiak të Tiranës për privatizimin e Teatrit Kombëtar një grup artistësh dhe aktivistësh protestuan të enjten para bashkisë, ndërsa e akuzuan këtë të fundi për mungesë transparence.


Një grup artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u mblodhën të enjten përpara Bashkisë së Tiranës, të shqetësuar se Këshilli Bashkiak mund të miratonte në rendin e ditës një vendim që do t’i hapte rrugë privatizimit të teatrit.

Ata kërkuan të hyjnë në mbledhje për të ndjekur nga afër punimet e Këshillit Bashkiak, por vetëm dy përfaqësues u lejuan me justifikimin se salla nuk kishte kapacitet.

Të zemëruar nga kjo mungesë transparence dhe mbyllje e mbledhjeve, të cilat rregulloja parashikon se duhet të jenë publike për këdo që shpreh interes, aktivistët e akuzuan kryebashkiakun Veliaj se e ka kthyer institucionin në një bunker.

“Ne jemi këtu në vazhdim të protestave tona në mbrojtje të Teatrit Kombëtar,” u shpreh regjisori Kastriot Çipi, i cili sqaroi gazetarët se një grup prej tyre kishin bërë kërkesë me shkrim tre ditë më parë të hynin, por në fund bashkia kishte lejuar vetëm dy prej tyre.

“Unë këtë nuk e konsideroj normale, pasi Kushtetuta në nenin 23 thotë se mbledhjet e organeve të zgjedhura janë kurdoherë të hapura,” shtoi ai.

“Teatri Kombëtar është pjesë e pasurisë publike dhe është mirë që të mbrohet, si çdo pëllëmbë e pasurisë publike të Shqipërisë dhe Tiranës,” u shpreh Çipi, ndërsa theksoi se artistët do të ndjekin të gjithë rrugët ligjore, si dhe paditë në gjykatë për ta mbrojtur teatrin.

Një tjetër aktiviste, Mirela Cela Jorgo e përfshirë në kauzën e Velierës në Durrës u shpreh se historia me trashëgiminë kulturore të shkatërruar nga politikanët po përsëritet.

“Është interes publik i të gjithë popullit për të parë që ai teatër të mos shkulet nga trashëgimia kulturore”, tha ajo.

Aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë të hyjnë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë për të mbikëqyrur vendimet për Teatrin Kombëtar. 26 prill 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pasi braktisën mbledhjen e këshillit bashkiak, këshilltarët e Partisë Demokratike në opozitë deklaruan se ata nuk do të votojnë vendimin për privatizimin e Teatrit Kombëtar dhe betonizimin e parkut Rinia.

“Unë kam deklaruar se këto vota [për miratimin e vendimeve] ata nuk i kanë dhe nuk do t’i kenë as nesër se ne do të bëhemi barrikadë për këto operacione mafioze në kryeqytet”, u shpreh Kreshnik Çollaku i PD. Këshilltarët e LSI gjithashtu u larguan nga mbledhja.

Duke folur nga salla e mbledhjes, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Abaz Hado u shpreh se kishte ndodhur një keqkuptim. Sipas tij pika e përfolur “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të disa pronave të paluajtshme shtetërore, që do të përdoren për ushtrimin e detyrave të saj funksionale në fushën arsimore, infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik” nuk kishte lidhje me Teatrin Kombëtar.

Në fund të mbledhjes, me mosbesim artistët u shprehën se do të vazhdojnë të mbikqyrin nga afër hapat e bashkisë për teatrin dhe se do të konsultohen me juristë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë, nëse planet për shkatërrimin e tij vazhdojnë.

Planet e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një projekti që parashikon kulla të bashkangjitura me të përmes një koncensioni PPP janë shoqëruar me akuza për mungesë të transparencës.

Artistët kanë shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tyre për shembjen e Teatrit dhe kanë kërkuar nga qeveria të financojë me fonde shtetërore restaurimin e tij në gjendjen aktuale.

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBashkiaBIRNDurrësFondegazetarIPIIvana DervishiKreshnik ÇollakuKullaLSIMbledhjembrojtjeParaPartisë DemokratikePDPPPQeveriaSHshqipTeatri KombëtarTiranëVendimVendimetVota
Tjetri
Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore”

Gjin Gjoni ankohet në Apel kundër pushimit të çështjes me Shqiptarja.com

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.