AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Organizata e ekspertëve: Perëndimi duhet të rrisë ndikimin në Ballkan

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtëpia e Bardhë. Foto: Matt Wade/Flickr

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja duhet të forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur më shumë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe që Serbia të njohë Kosovën, thotë një raport i ri i një organizate ekspertësh në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë. Foto: Matt Wade/Flickr

Një raport i ri, “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor”, nga East West Institute, EËI, i drejtuar nga Cameron Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, i bën thirrje politikanëve perëndimorë që të rrisin ndikimin amerikan dhe atë të BE-së në rajon dhe ta ankorojnë rajonin në mënyrë të vendosur brenda institucioneve perëndimore.

Organizata e ekspertëve me bazë në Shtetet e Bashkuara, bashkë me Komitetin Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane, bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar nga SHBA-ja dhe BE-ja për të parandaluar konfliktin e mundshëm pas paralajmërimeve se situata aktuale mund të çojë në paqëndrueshmëri të re.

Edhe pse raporti thotë se situata nuk është e njëjta me atë kur Ballkani ishte në fokus të SHBA-së dhe BE-së në vitet 1990, ata thonë se rajoni është në rrezik dhe përballet me sfida serioze.

Qeverisja e brendshme e dobët dhe ekonomitë e dobëta, marrëdhëniet e tensionuara midis grupeve etnike dhe shteteve fqinje dhe ndikimi i keq i forcave të jashtme janë disa nga arsyet kryesore pse studimi, i publikuar më 3 maj, beson se nevojitet më shumë veprim.

Anëtarësimi në NATO përshkruhet si një përparësi kyçe për Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, si dhe integrimin e këtyre vendeve në BE.

Ndërkohë, ata thonë se Kina dhe Turqia kërkojnë të zhvillojnë aspiratat e tyre të jashtme në Ballkan, që është një tjetër arsye pse SHBA-ja dhe BE-ja t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj zone.

Bosnja

Bosnja përshkruhet si një përparësi urgjente. SHBA së bashku me BE-në duhet të inkurajojnë liderët e partive të negociojnë një ligj të ri zgjedhor. Nëse ata nuk arrijnë dot një marrëveshje, Përfaqësuesi i Lartë duhet të përdorë pushtetin e tij për të ndërhyrë, madje edhe duke hartuar dhe shpallur një ligj në emër të dy entiteteve. Ngritja e bashkëpunimit me NATO-n duhet të jetë një përparësi.

Kosova

Për të ndalur hyrjen e ngadaltë në një konflikt “të ngrirë” me Serbinë, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë BE-në të ringjallë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Serbisë të pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë masat që palët bien dakord si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. NATO duhet gjithashtu të punojë me Kosovën për të zhvilluar një ushtri të vogël mbrojtëse të armatosur lehtë.

Serbia

SHBA-së i nevojitet një marrëdhënie e përtërirë dhe e forcuar me Serbinë, shtetin më të madh dhe më të fuqishëm të rajonit. Ajo duhet të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE duke mbështetur qëndrimin e BE-së se anëtarët e rinj duhet të jenë në përputhje me politikën e saj ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh Kosovën.

Maqedonia

Hyrja e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të jetë një përparësi. Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin ndikimin e tyre në Maqedoni dhe Greqi për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së “mosmarrëveshjes së emrit” me Greqinë, e cila po pengon, dhe të punojë me OKB-në në këtë qëllim.

Etiketa: ambasadorBallkanBallkaniBEBosnjaGreqiKinakonfliktKosovaKosovëKosovë-SerbiLigjMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeNATOOKBrajonrajoniraportRaportirrezikSerbiSerbiaSHSHBAShtetet e BashkuaraTurqiaushtri
Tjetri
Maqedonia gjen një mënyrë për të zgjatur punën e prokurorisë speciale

Maqedonia gjen një mënyrë për të zgjatur punën e prokurorisë speciale

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.