AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Plagosja e minatorit në Martanesh, arrestohen drejtuesit teknik të minierës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Një inxhinier dhe një teknik miniere u arrestuan të enjten për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, pas plagosjes së një minatori në galerinë e kromit të Kaprolla Shpk.  

Miniera e Bulqizës. Foto:Sami Curri.

Një ditë pas aksidentit me pasojë plagosjen e rëndë të një minatori në Martanesh të Bulqizës, policia njoftoi arrestimin e dy punonjësve të galerisë së kromit të akuzuar për “shkelje të rregullave të sigurisë në punë”.

Policia deklaroi arrestimin e inxhinierit dhe drejtuesit teknik të minierës Jakup Gurra, 61 vjeç dhe teknikut të minierës Nerim Livani, 57 vjeç, të dy punonjës të Kaprolla Shpk, në pronësi të Qamil Hidrit dhe të afërmve të tij.

Të arrestuarit mbahen përgjegjës për aksidentin e të enjtes në galerinë e nxjerrjes së kromit në Martanesh, ku mbeti i plagosur rëndë 48-vjeçari Besnik Palamani, i cili ishte duke punuar në galeri si vagonist dhe pësoi sipas policisë aksident në vendin e derdhjes së mineralit*.

I kontaktuar nga BIRN administratori i kompanisë Qamil Hidri, nuk pranoi të komentonte arsyet e aksidentit. Hidri i tha BIRN se tani për tani “po jap xhevap tek ata”, duke nënkuptuar policinë dhe prokurorinë.

Ai tha se e rëndësishme ishte që minatori i plagosur nuk kishte rrezik për jetën dhe kishte dalë edhe nga reanimacioni i Spitalit Universitar të Traumës ku u shtrua pas aksidentit.

Ngjarja që ndodhi të enjten është e disata brenda pak javësh në galeritë e nxjerrjes së kromit në Bulqizë. Vetëm në muajt e fundit 6 minatorë janë vrarë në aksidente të ngjashme.

BIRN zbuloi në një shkrim të mëparshëm se në shumicën dërrmuese faji për aksidentet u mbetej minatorëve që humbnin jetën dhe vetëm në pak raste dënoheshin kolegë të tyre.

Ndërkohë edhe kur janë gjetur me mungesë të kushteve të sigurisë, kompanitë vetëm janë gjobitur.

Aktualisht ka rreth 110 kompani të licencuara për të shfrytëzuar rezervat e kromit në zonën e Bulqizës. Të dhënat e fundit të disponueshme tregojnë se vlera e kromit të nxjerrë në Bulqizë dhe të eksportuar, kryesisht në Kinë, arrin në rreth 100 milionë euro në vit.

*Në këtë shkrimi u saktësua se aksidenti nuk ka ndodhur nga shembja në tavanin e minierës.

Etiketa: aksidentaksidenteAksidentetBIRNBulqizëEuroGaleriMartaneshMinatorMinieraMiniera e BulqizësMinierePoliciarrezikSH
Tjetri
Organizata e ekspertëve: Perëndimi duhet të rrisë ndikimin në Ballkan

Organizata e ekspertëve: Perëndimi duhet të rrisë ndikimin në Ballkan

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.